Sondazhi/ 65.8% e shqiptarëve s’kanë besim tek ndëshkimi i korrupsionit

52

Ja faktet që vulosën falimentimin e qeverisjes 11- vjeçare të Rilindjes në çdo drejtim

Sigal

 

-80 % e shqiptarëve besojnë se korrupsioni në nivelet e larta është shumë i përhapur

– 50.3% raportuan se u ishte kërkuar rryshfet nga zyrtarët

– 59.3% e qytetarëve të anketuar nuk ndiheshin të sigurt në jetën e përditshme nga kriminaliteti, shëndetësia pa cilësi e standarde dhe pasiguria për vendin e punës

– 47% e publikut beson se reforma në drejtësi do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e vendit

– 41.8% e të anketuarve konsiderojnë gjykatat si të ndikuar, jashtëzakonisht shumë, nga interesat politike

-52,1% nuk mund të kyçeshin në portalin e-Albania pa ndihmën e të tjerëve

– 41% të besimit te publiku në vitin 2022 ka shënuar një rritje të konsiderueshme te presidenti

-65.8% e shqiptarëve nuk kanë besim në ndjekjen penale të korrupsionit të madh

-56.9% nuk kanë besim në ndëshkimin efektiv të korrupsionit të vogël

-29.5% partitë politike,  parlamenti (33.8%), prokuroria (35.2%) dhe gjykatat (36.2%) renditen si institucionet më pak të besuara

-54.5% institucionet arsimore të besueshme dhe 53.6% organizatat e shoqërisë civile

Afërsisht 80 % e shqiptarëve besojnë se korrupsioni në nivelet e larta është shumë i përhapur në Shqipëri dhe 2/3 e tyre nuk besojnë se korrupsioni po ndëshkohet. Këto janë disa nga të dhënat e dala nga sondazhi i opinionit publik 2022: Besimi në qeverisje, i organizuar nga Instituti për Demokratizim dhe Ndërmjetësim.

Konkretisht, sondazhi nxjerr se shumica dërmuese e shqiptarëve besojnë se vendi është mjaft i korruptuar. Në 15 % të rasteve, ata kanë pranuar se  kanë qenë dëshmitarë të rasteve të korrupsionit në nivel të qeverisjes qendrore dhe 21.6% në qeverisjen vendore.

Sondazhi jep të dhëna interesante edhe përsa i përket besimit në institucione, ku më i besuari del Prokuroria Speciale SPAK, por jo më shumë se 50%. Të gjithë të tjerat vlerësohen mjaft ulët. Vihet re se vetëm 47 % e shqiptarëve kanë besim tek reforma në Drejtësi dhe kjo shifër është ulur me 10 % nga viti i kaluar.Të dhënat e plota të sondazhit:

Korrupsioni

— Shumica e shqiptarëve (76.5%) e konsiderojnë korrupsionin e vogël (e nivelit të ulët) si të përhapur ose shumë të përhapur, krahasuar me 79.1% që kanë këtë mendim për korrupsionin e madh (e nivelit të lartë). Për të dy nivelet e korrupsionit, shifrat kanë pësuar rënie prej vitit 2021, veçanërisht për korrupsionin e nivelit të ulët (-6 pp nga 2021 dhe -10 pp nga 2019 dhe 2020).

— Plot 65.8% e shqiptarëve nuk kanë besim në ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit të madh, ndërsa 56.9% nuk kanë besim në ndëshkimin efektiv të korrupsionit të vogël.

— Ndërkohë, 15.4% e shqiptarëve raportuan se kanë qenë dëshmitarë të rasteve të korrupsionit në nivel të qeverisjes qendrore dhe 21.6% në qeverisjen vendore..

— 32.7% e qytetarëve që kanë marrë shërbime nga qeverisja vendore në vitin 2022, raportuan se kishin paguar ryshfet një zyrtari publik të këtij niveli.

— 30.9% e qytetarëve që kanë marrë shërbime të qeverisë qendrore në vitin 2022, raportuan se kishin paguar ryshfet një zyrtari të këtij niveli.

— Përsa i përket arsyeve për dhënien e ryshfetit, 50.3% raportuan se u ishte kërkuar, 24.4% thanë se kanë paguar për të marrë shërbime më të mira herën tjetër, ndërsa 14.1% kanë paguar si mirënjohje për shërbimet e marra.

— Mes të anketuarve që kanë paguar ryshfet, vetëm 11.2% (N=64) e kanë raportuar atë tek autoritetet, që do të thotë 88.8% (N=508) nuk e kanë raportuar. Arsyet që u përmendën më shpesh për mos-raportim ishin: 37.4% e konsideronin ryshfetin si diçka e zakonshme, 32.1% e mendonin raportimin si të padobishëm dhe 12.3% kishin frikë nga pasojat e raportimit.

Besimi në institucione

— Organizatat si NATO (74.2%), OKB (71.3%), dhe BE (70.9%) e ruajtën renditjen e tyre si institucionet më të besuara në Shqipëri.

— Institucionet fetare (64.2%) vazhdojnë të jenë institucionet shqiptare më të besuara, të ndjekura nga forcat e armatosura (59.5%), institucionet arsimore (54.5%) dhe organizatat e shoqërisë civile (53.6%).

— Partitë politike (29.5%), parlamenti (33.8%), prokuroria (35.2%) dhe gjykatat (36.2%) renditen si institucionet më pak të besuara për vitin 2022, edhe pse kanë shënuar një përmirësim krahasuar me vitin 2021. Besimi i publikut në gjykata është rritur me tetë pikë përqindjeje (pp) krahasuar me vitin 2021 (28%).

— Në vitin 2022, besimi i publikut te presidenti ka shënuar një rritje të konsiderueshme, në 41%, krahasuar me shifrat midis 24-28% gjatë viteve 2019-2021.

— Gjysma e të anketuarve kanë besim te Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), e cila iu shtua listës së institucioneve të anketuara në vitin 2022. Kjo përqindje (50%) është më e lartë krahasuar me nivelet e besimit të raportuar për prokurorinë dhe gjykatat.

— Në vitin 2022, 35% e shqiptarëve besonin se reforma në drejtësi po zbatohet me korrektësi, njësoj si në vitin 2021 (35%). Gjithsesi, besimi i publikut se kjo reformë do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e vendit është ulur ndjeshëm vitin e fundit në 47%, një  rënie prej 10 pp krahasuar me vitin 2021 (57%).

— Gjysma e shqiptarëve të anketuar (51.3%) e konsideronin televizionin si median më popullore, krahasuar me mediat sociale (30.6%) dhe portalet online (11.6%), duke konsoliduar kështu prirjen në rritje të televizionit si burimi kryesor për lajmet mbi aktualitetin gjatë dy viteve të fundit.

— 38.6% e të anketuarve besonin se informacioni i dhënë nga mediat shqiptare ishte i saktë/i vërtetë.

— Pak më shumë se gjysma e shqiptarëve (51.1%) raportuan se ishin të kënaqur ose shumë të kënaqur me ndikimin e ndihmës së huaj (me donatorët) në Shqipëri gjatë vitit 2022.

Gjykatat u konsideruan si institucionet më të ndikuara politikisht, ndërsa institucionet fetare u perceptuan si institucionet më pak të ndikuara politikisht.

41.8% e të anketuarve në sondazhin e këtij viti ende i konsiderojnë ato si të ndikuar shumë ose jashtëzakonisht shumë nga interesat politike.

59.3% e qytetarëve të anketuar nuk ndiheshin të sigurt në jetën e përditshme. Tre faktorët kryesorë që shkaktojnë ndjenjën e pasigurisë janë kriminaliteti, shëndetësia pa cilësi e standarde dhe pasiguria për vendin e punës.

(47.9%) raportuan se mund të kyçeshin në portalin e-Albania pa ndihmën e të tjerëve. Përqindja e të anketuarve, që i cilësuan shërbimet si funksionale, të lehta për t’u përdorur dhe efiçente në kohë ishte më e ulët në 2022 sesa në 2021.