Vokshi: Demokratët protestuan paqësisht, dhunuesit e mercenarët ishin në selinë e PD-së

187
Sigal

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, në një intervistë, ka komentuar protestën e 8 janarit në selinë e PD-së.

Vokshi thekson se demokratët kanë protestuar paqësisht, duke shtuar se dhunuesit e mercenarët kanë qenë në selinë e PD-së.

“Demokratët protestuan paqësisht, dhunuesit ishin në selinë e PD-së. Arrestimet e 18 protestuesve ishin të paligjshme. E kam parë gjithë protestën sepse isha prezente. Jam sulmuar me tymuese, gaz lotsjellës, me pluhur të bardhë, jemi sulmuar me karrige, tavolina dhe sende të forta. Ne kemi qenë duke hapur derën e shtëpisë sonë dhe jemi sulmuar, edhe media është sulmuar. Ka pretendime se ka pasur njerëz në seli që ishin dënuar me vite burg për krime të rënda, që janë në kërkim policor, mercenarë të sjellë nga Shqipëria dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Policia nuk veproi që të parandalojë dhunën e urdhëruar nga Basha. Listat për arrestimet janë shpërndarë nga selia e PD-së, sepse të arrestuarit as që kanë qenë në ambientet e selisë të Partisë Demokratike. Këto janë skenarë të Ramës e Bashës”, deklaroi Vokshi.