Niko Nako/ Reforma për funksionimin e Kasave fiskale ka dështuar

550
Nga të dhënat e paraqitura rezulton se të ardhurat nga vetë pushteti vendor për vitin 2013, janë realizuar në 110.2 % të kuotave të planifikuara, ndërsa shpenzimet janë realizuar në nivelin 104.2 % të shprehur në % kundrejt PBB-së këta tregues rezultojnë përkatësisht në 0.8 % të PBB-së dhe 2.2 % të PBB-së. 
Shpenzimet faktike rezultojnë në shumën 29,787 milionë lekë nga 28,580 milionë lekë të planifikuara ose në masën 104.2% kundrejt planifikimit, me një tejkalim të shpenzimeve në vlerë prej 1,207 milionë lekë. Kundrejt PPB-së rezultojnë në rreth 2.2 % pothuajse në të njëjtin nivel me dy vitet e mëparshme buxhetore. 
Realizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve të pushtetit vendor për vitet 2007-2013 paraqiten:
Në milion lekë
Nr Emërtimi V I T E T
2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
a Shpenzimet e pushtetit Vendor 21340 27079 33589 30764 28119 27333 29787
b Të ardhurat e pushtetit Vendor 9366 11307 12149 11898 11797 10859 10825
Shënim: Burimi i të dhënave nga Ministria e Financave
Megjithëse planifikimi i të ardhurave në shumicën e njësive vendore është me rezerva dhe më i ulët krahasuar me vitin e mëparshëm përsëri mjaft prej tyre rezultojnë me mosrealizime të konsiderueshme në vlerën 1,014,754 mijë lekë ku përmendim:
-Bashkitë: Vlorë 386,000 mijë lekë, Elbasan 216,790 mijë lekë, Fier 206,544 mijë lekë, Korçë 177,621 miijë lekë, Laç 16,513 mijë lekë, Kamzë 51,714 mijë lekë , Rrogozhinë 14,472 mijë lekë,Berat 34,267 mijë lekë, Ura-Vajgurore më pak 18,961 mijë lekë, Korcë 177,523 mijë lekë.etj.
-Komunat; Golem më pak 16,447 mijë lekë; Farkë 47.154 mijë lekë; Rrashbull 40,718 mijë lekë, Shenkoll-Lezhë 23,325 mijë lekë, Udenisht-Pogradec 6,183 mijë lekë; Qendër Librazhd 8,125 mijë lekë; Komuna Pezë -Tiranë më pak 1,085 mijë lekë,etj.
Nga auditimi që ka ushtruar KLSH në Bashkinë Himarë rezulton se në juridiksionin e kësaj Bashkie ushtrojnë aktivitet sezonal (dhoma me qira dhe hotele) 318 subjekte me një numër prej 1659 dhoma, ku detyrimi fiskal i pamaturuar paraqitet në vlerën 18,663,750 lekë, ku nga mos vjelja e kësaj takse i shkaktohet buxhetit të bashkisë Himarë çdo vit një dëm ekonomik (të ardhura të munguara) në vlerën 6,223,264 lekë.
Përveç të dhënave të dhënave të trajtuara më sipër që në fillim të këtij shkrimi, sqaroj se nuk marr përsipër të bëj analizën dhe efektivitetin që solli amnistia fiskale në shkallë vendi në zbatim të ligjit nr. 10418, datë 21.4.2011”Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, ku pavarësisht veçorive dhe specifikave të zbatimit të këtij ligj, në thelbin e tij, ligji kishte faljen apo fshirjen nga regjistrat e kontabilitetit tatimor të detyrimeve dhe gjobave të papaguara deri më datën 31.12.2010.
Përkufizimet rreth ekonomisë informale janë të ndryshme në shumë aspekte, por në çdo rast lidhen para së gjithash me fenomenet e evazionit fiskal dhe punës në të zezë.Mbase më e saktë do të ishte të thuhej se ekonomia informale është ajo pjesë e ekonomisë së ligjshme (jo e ndaluar dhe kriminale), e cila nuk respekton kuadrin ligjor në fuqi dhe që do të ishte objekt tatimi, në rast se do të raportohej tek organet fiskale. Si pasojë, kemi më pak të ardhura qeveritare, investime më të ultë private dhe rritje të varfërisë dhe jobarazisë së qytetarëve. Studime të shumta, konfirmojnë ekzistencën e një korrelacioni negativ ndërmjet korrupsionit dhe rritjes ekonomike. 
Pas 4 vjetësh të amnistisë fiskale dikush duhej të bënte analizën, efektet pozitive përfitimet në buxhet, probleme që shpesh sjellin iniciativa të tilla të ligjvënësit, për të çliruar bizneset nga debitë e ndryshme. Amnistinë Fiskale e kanë aplikuar shumë vende në botë, por në disa vende ka dhënë efekte, në disa të tjera ka dhënë efektin e kundërt duke favorizuar tatimpaguesit e parregullt dhe diskriminuar ata që paguajnë rregullisht. Kjo për arsyen se ecet me mendimin se edhe po të jemi debitorë, përsëri do ketë amnisti fiskale, pra falje masive.
Nuk mohohet impakti që ka dhënë në rritjen e të ardhurave të buxhetit, sidomos të viteve 2012-2013, kur edhe kjo amnisti është zbatuar. Thuhet se janë përfituar me miliarda lekë nga kjo amnisti sidomos për legalizimin e kapitalit në drejtim të rivlerësimit të tokave dhe banesave. Por nuk ka shifra konkrete.
Do të kisha dëshirë të bëja këtë analizë, por siç janë në dijeni taksapaguesit Shqiptarë, KLSH, i ka pasur duart të “lidhura” pasi që 4 vjet nuk është lejuar të auditojë administrimin e tatimeve dhe taksave, për “kapriçio” të këtij, apo atij, ish-ministri apo ish-drejtori të Përgjithshëm të Tatimeve. Dhe pasojat dihen, mos prezenca e KLSH, në auditimin e tatimeve do të kishte minimizuar evazioni fiskal dhe sadopak ”çudirat“ që po dëgjojmë me rimbursimet fiktive të TVSH, etj, e tjera. 
Megjithë punën që ka bërë KLSH, edhe nëpërmjet procese gjyqësore, theksojmë këtu luftën vetëmohuese të bërë nga Kryetari i KLSH nëpërmjet argumentimit të nevojës së auditimit të të hyrave në buxhet, Kuvendi me ligjin e Ri i nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “ Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit“, i hapi dritën jeshile organit suprem të auditimit KLSH, që duke filluar nga 6 shkurti i vitit 2015 do jetë prezentë edhe në organet tatimore. U korrigjua një gabim që shtetit i ka kushtuar milion dollarë.
Në këtë shkrim do bëj prezent disa probleme dhe efekte që ka dhënë zbatimi i amnistisë fiskale në taksat e pushtetit vendor dhe diçka për efektivitetin e vendosjes së kasave fiskale.
Bazuar në udhëzimin e Ministrisë së Financave nr. 12, datë 18.5.2011“ Për procedurat e zbatimit të ligjit nr. 10418, datë 21.4.2011”Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, Kap II.1- Falja e detyrimeve tatimore, pika 3 germa “a” përcaktohet se: Falen detyrimet tatimore të papaguara nga personat fizikë, subjektet të taksës vendore të biznesit të vogël që i përkasin periudhës tatimore deri në 31.12.2010 dhe që janë të evidentuar në kontabilitetin tatimor, sistem informatikë, falen pa asnjë pagesë.
Pavarësisht se debitorët e taksave vendore deri në fund të vitit 2010 janë falur nga amnistia fiskale,ndërkohë nga auditimi rezulton se përsëri gjatë viteve 2012-2013 në Bashkitë dhe Komunat janë krijuar debitorë të rinj në vlerën mbi 856,846 mijë lekë, të analizuara si më poshtë:
Sigal

Nr Emërtimi Në 000/lekë Nr Në 000/lekë Në 000/lekë

A Bashkitë 762,423 Bashkitë 
1 Korçë 94,137 22 Bilisht 2,276
2 Peshkopi 7,728 23 Bulqizë 2,231
3 Vorë 48,171 24 Kuçovë 2,236
4 Krujë 10,000 25 Krumë 1,976
5 Përrenjas 3,276 26 Koplik 1,047
6 Lushnjë 27,293 27 Këlcyrë 876
7 Sarandë 79,311 28 Belsh 756
8 Ksamil 4,189 29 Roskovec 295
9 Himarë(20 hotele) 28,370 B Komunat 95,193
10 Vlorë 210,000 1 Bilisht Qendër 34
11 Elbasan 76,490 2 Dishnicë Përmet 736
12 Berat 34,500 3 Golem 42,704
13 Shkodër 32,016 4 Rrashbull 19,130
14 Kamzë 24,558 5 Pezë 6,152
15 Rrogozhinë 25,146 6 Librazhd Qendër 7,960
16 Ura Vajgurore 2,401 7 Udenisht-Pogradec 5,800
17 Shijak 906 8 Shënkoll-Lezhë 4,505
18 Durrës 20,550 9 Rremas-Lushnjë 3,838
19 Divjakë 9,362 10 Kodër Thumanë 3,597
20 Fier 5,978 11 Komuna Farkë 738
21 Çorovodë 5,703 GJITHSEJT (A+B) 856,846
Bëmë prezent shifrat e mësipërme për të kuptuar se amnistia fiskale në pushtetin vendor nuk ka dhënë efektin e duhur, pasi në vend që të uleshin debitorët, ato janë rritur, madje në mënyrë “galoponte”.
Lind pyetja, se a duhet të bëjmë përsëri amnisti fiskale? 
Referuar shifrave të mësipërme mendimi im individual është JO-JO. Edhe në se do bëhet, pa u kryer analiza dhe përfitimet e amnistisë fiskale të vitit 2011, në asnjë mënyrë të mos mendohet dhe jo më të ketë përsëri amnisti fiskale, kjo për pushtetin vendor.
Dhe dy fjalë për efektivitetin e vendosjes së kasave fiskale.
Megjithëse kemi pak të dhëna për vendosjen e kasave fiskale, mendohet se janë vendosur në shkallë Republike rreth 80,000 kasa fiskale x 350 Euro për 1 kasë= 28 milion Euro.
Kasat fiskale kryesisht shërbejnë për ata subjekte të cilët realizojnë një xhiro jo më pak se 8 milion lekë në vit, të cilët kur e tejkalojnë atë, nëpërmjet pasqyrimit të xhiros në Kasë fiskale, subjekti raporton online dhe kështu në mënyrë automatike ai kalon në subjekt me TVSH. Por kjo logjikë ka dështuar, pasi subjektet e pushtetit vendor nuk i përdorin fare kasat fiskale, pavarësisht se atyre u është rimbursuar vlera e kasës fiskale.
U bë aq zhurmë kur u vendosën kasat fiskale, ku shteti ose u a rimbursoi ose u njohu si të paguar vlerën e taksës për 6muaj-deri 1 vit. Por nuk u kujtua më kush për to.
Po a u rrit xhiroja e subjekteve për të kontribuar më raport me fitimin ?, përgjigjja është, JO, që nuk është rritur xhiroja, por ajo ka mbetur në vend dhe çfarë rritje kërkohet kur kasat fiskale nuk përdoren. 
Do thotë dikush që merr vesh sado pak nga këto punë. Po shteti ka nxjerr ligj dhe VKM për kasat fiskale. Po është e drejtë ka nxjerr ligjin nr. 9920, datë 10.05.2008 ”Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 10415, datë 07.04.2011 dhe sipas nenin 122 shkronja “b” dhe “c” të pikës 1 të ndryshuar, përcaktohet se: ku tatimpaguesi sipas shkronjës b) nuk lëshon kupon tatimor për qarkullimin e realizuar të mallrave apo shërbimeve, për çdo rast konstatimi dënohet me gjobë (i diferencuar sipas numrit dhe herëve të konstatuara nga 100,000-500,000 ose mbylljen e veprimtarisë deri në 6 muaj).
Po a zbatohet ky ligj në praktikë ? Përgjigja është jo. Edhe në ndonjë rast kur zbatohet është i diferencuar. Personat e ngarkuar me kontrollin e funksionimit të kasave fiskale, të Drejtorive Rajonale të Tatimeve, në disa raste veprojnë me dy standarde. Pasi në një rrugë subjekti nuk është i pajisur me lejë ushtrimi aktiviteti nuk ndëshkohet pasi mund të “Votojë Kesh” , ndërsa subjekti përbri që nuk përdor kasën fiskale gjobitet.
Subjektet e biznesit të vogël që ushtrojnë aktivitetin në pushtetin vendor për mos lëshimin e kuponit tatimor, nuk ka të drejtë ta ndëshkojë administrata e taksave të Bashkisë apo Komunës, por administrata e Drejtorive Rajonale të Tatimeve. Ose më shqip, në se një subjekt i biznesit të vogël nuk përdor kasën fiskale dhe nuk lëshon faturën tatimore, në Bashkinë Bulqizë, duhet të vijë ta kontrollojë dhe vendosë gjobën inspektori i Drejtorisë Rajonale të Peshkopisë. Por a mundet që administrata rajonale e tatimeve të ushtrojë kontrolle në një subjekt të biznesit vogël, që nuk përdor kasën në Komunën më të thellë ?
Mos pagesa e taksave dhe rritja e debitorëve edhe pse u falën, pra u fshinë nga librat kontabël dhe shkuan në zero, ka ardhur edhe nga moszbatimi i instrumenteve ligjore “shtërnguese” që janë në fuqi.

Përveç kërkesave për marjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës,KLSH për përmirësimin e metodës punës ka rekomanduar si më poshtë:

a-Dërgimin Bankave urdhrat e bllokimit të llogarive në banka, bazuar në nenin 90 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 ”Për Procedurat Tatimore në R.SH”. 
b-Dërgimin në Drejtoritë Rajonale të Transportit, vendosja e bares siguruese (për mjetet) dhe Zyrës së Regjistrimit (për pasurinë e paluajtshme) bazuar në nenin 91 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 ”Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”. 
c- Aplikimin nga administrata tatimore e kamat vonesave për mos pagesën në afat të taksave, në zbatim të nenit 114, të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008” Për procedurat tatimore në R.SH”, ndryshuar me ligjin nr. 164/2014, datë 04.12.2014, ku përcaktohet se në rastet e mos pagesave në afat ndaj subjekteve vendosen gjobë e barabartë me 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, por jo më tepër se 365 ditë kalendarike.
d- Të kërkohet kallëzim penal ndaj subjekteve të parregullta veçanërisht atyre të cilat nuk kanë paguar me vite, në zbatim të nenit 131 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, pikat 130-132 të udhëzimit të Ministrisë së Financave nr. 24, datë 02.09.2008”Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Kodit Penal i R.SH, miratuar me ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 me ndryshimet e mëvonshme, neni 181 -Mospagimi i taksave dhe tatimeve.
Vlen për të theksuar se vetëm si rezultat i rekomandimeve të cituara më sipër, nga KLSH, gjatë vitit 2014 janë arkëtuar në buxhet nga 23 subjekte në vlerën 85,826 mijë lekë, respektivisht: -Bashkitë; Vlorë 27,000 mijë lekë, Rrogozhinë 3,870 mijë lekë, Burrel 3,269 mijë lekë, Elbasan 1,684 mijë lekë,Ura Vajgurore 930 mijë lekë, etj.-Komunat: Kashar 13,731 mijë lekë, Qendër Fier 2480 mijë lekë, Qendër Librazhd 1,762 mijë lekë, Pezë 2,172 mijë lekë, Farkë 1,500 mijë lekë,Golem Kavajë 2,158 mijë lekë, etj.
Pavarësisht nga efektet që pretendohet të japë reforma e ndërmarrë nga Qeveria për kalimin e pagesës së tatimit të thjeshtuar nga ana e subjekteve në Drejtoritë Rajonale Tatimore, puna në teren le për të dëshiruar,pasi grumbullimi i këtij lloj tatimi ka ardhur duke u përkeqësuar dhe për pasojë Bashkitë dhe Komunat nga mos xhirimi i këtij tatimi, nga Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, ka ndikuar në mos kryerjen e investimeve të parashikuara dhe krijuar problemin zinxhir të faturave të palikujduara.
Meqenëse jemi në fillim të zbatimit të reformës territoriale, del detyrë e organeve dhe institucioneve të ngarkuar me zbatimin e kësaj reforme për nxjerrjen sa më shpejt të akteve nënligjore veçanërisht të udhëzimeve konkrete. 
Do kërkonim që në vëmendje të jetë pasqyrimi i taksave në kontabilitet dhe madje me detyrim edhe në formë elektronike,pasi duke mos qenë të regjistruara në bilancet kontabile të Bashkive apo Komunave, me bashkimin apo suprimimin e tyre, ekziston mundësia e fshirjes së detyrimeve të papaguara nga evidencat që janë mbajtur.
Të gjithë TV komentojnë në çdo emision çfarë tha njëri apo tjetri politikan, analiza të kronikave të zeza, nuk lihet Vidio Klip pa prezantuar etj, etj dhe mirë bëjnë, por si nuk dëgjuam një emision dhe thirje për pagesën e taksave mbi të cilat funksionon edhe shteti,veçanërisht Televizioni Shqiptar për të cilët qytetarët paguajnë edhe taksat.
Mendojmë se ekzistojnë kapacitetet njerëzore me specialistë të fushës tatimeve për organizimin e emisioneve sensibilizuese për pagesën e taksave vendore dhe ndërgjegjësimin e subjekteve për pagesën e tyre, dhe pse jo duke u njohur edhe me kamatëvonesat dhe kuadrin ligjor në fuqi për mospagesën e taksave vendore. 
Ne jemi edhe konsumatorë dhe shikojmë që nuk jepet kuponi tatimor. Herë pas herë bëhet sikur sensibilizohen qytetarët me fletë palosje. Nuk zgjidhet problemi me fletë palosje dhe lutje. Por duhet ndryshuar ligji, jo me gjoba, sikur është parashikuar, por nuk preve kuponin vendose gjobën, po nuk pagove taksën mbyll aktivitetin lokalin,konfisko mallin. Publikoi në mediat lokalet ata subjekte që nuk presin kuponë tatimor apo nuk paguajnë taksat dhe efekti patjetër do të vijë.
Ky absurditet duhet të mare fund duke bërë ndryshime në ligj dhe VKM për vendosjen e kasave fiskale. Duke u dhënë kompetencë gjobe edhe administratës taksave të Bashkive apo Komunave që do te dalin nga zgjedhjet e reja. Taksat nuk janë të papërballueshme në shumën 25,000 lekë/vit ose 70 lek/dit sa një kafe. Kur një nëpunës paguan më tepër. Atëherë pse nuk paguhen taksat ?