Ministri Manjani takon përfaqësues të lartë të notariatit gjerman

448
Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani ka pritur në një takim përfaqësues të lartë të notariatit gjerman, të cilët zhvilluan një vizitë pune në Tiranë, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit me Dhomën Kombëtare të Noterisë së Shqipërisë.
Delegacioni gjerman i përbërë nga Zv/Presidenti i Dhomës Federale të Notariatit German, z. Richard Bock dhe nga noteri z. Lovro Tomasic kanë ndarë disa pikëpamje mbi rritjen e cilësisë dhe efiçencës në shërbimin notarial, ndërsa kanë shprehur predispozitën mjaft pozitive për ta asistuar në përpjekjet e saj Dhomën Kombëtare të Noterisë së Shqipërisë. 
Duke theksuar se procesi i rishikimit të ligjit të noterisë, si pjesë e paketës së 27 ligjeve të reformës, është me mjaft rëndësi, Ministri Manjani vuri në dukje nevojën edhe për reformimin substancial të aktit notarial.
“Shërbimi notarial duhet të jetë një shërbim paragjyqësor”, u shpreh ndër të tjera z. Manjani.
Ndërkohë, gjatë diskutimit, z. Bock vlerësoi se shërbimi i noterisë në Shqipëri është në rrugën e mbarë, ndonëse ka vend për përmirësime dhe për këtë ai ka garantuar se Dhoma Kombwtare e Noterisw së Gjermanisë mund të japë propozime konkrete.
“Bashkëpunimet reciproke sjellin rrënjosjen e një eksperience të mirë dhe përfituese janë të dyja palët”, u shpreh z. Bock
Gjatë takimit ku të pranishëm ishin edhe drejtues të Dhomws Kombwtare tw Noterisw së Shqipërisw, Ministri Manjani i inkurajoi palët për nënshkrimin e një marrëveshje, duke vlerësuar se do të ishte në të mirën e këtij shërbimi në vendin tonë për t’u atashuar pranë eksperiencës gjermane, të cilën e ka cilësuar si elitare në këtë drejtim. 
Sigal