Xhemal Veizaj/ Kadareja xheloz, ngriti Konicën, por nuk shkroi asnjë fjalë për Ali Asllanin

511

-Ismail Qemali për zgjuarsinë e emëron Sekretar i Presidencës së Këshillit të Ministrave

Nga Vajza e Vlorës në Janinë

Djaloshi nga Vajza e Vlorës, në moshë të njomë la Shqipërinë, Vlorën dhe nisi rrugën e dijes, rrugën e vështirë të jetës, u ul në bankat e gjimnazit në Janinë. Më vonë pasi kreu me sukses studimet e mesme vazhdoi studimet universitare në Stamboll. Vitin e parë të fakultetit e bërë për mjekësi, por nuk e pëlqeu kështu vendosi që të marrë pjesë në një konkurs të fakultetit politiko-shoqërore, ku fitoi shkëlqyeshëm dhe u diplomua pas tre vjetësh. Përgatitja e kënaqshme, por edhe rrethanat politiko-shoqërore ku ndodhej Shqipëria e detyruan Ali Asllanin të kalonte nëpër hullitë e administratës së Perandorisë turke, gjatë secilës mësoi mjaft të fshehta të dukshme dhe të padukshme të diplomacisë. Kështu e nis karrierën si nëpunës i lartë pranë gurvenatorit të Janinës, zëvendësprefekt në Delvinë, internohet në Alepoti të Arbërisë, i akuzuar si bashkpuntori i Ismail Qemalit, gjatë lëvizjes parlamentare turke, gjithashtu zgjidhet delegat i klubit Bashkimit të Yrninës për në kongresin e Dibrës, më vonë emërtohet nënprefekt në Konjë (Azia e Vogël), Turqi. Që kur mësonte në bankat e shkollës, në gjimnazit e Janinës nisi të vjershërojë në gjuhën turke dhe i botonte në gazetën e ditës “Malumat”, në gazetën “Mysafer fen e dep’’ në “Baballëk” etj.

 Lirikat erotike

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf