Përparim HALILI/ Paradoksi! Nasho Jorgaqi ia dërgoi letrën Kadaresë, përgjigjen ia ktheu Bujar Hudhri!

693
Sigal

Në Shqipëri ndodhin çudira të tilla, që ndonjëherë të bëjnë të verifikosh edhe veten, nëse je vetë në rregull, apo ata që dëgjon e lexon në media. Çudia (sipas meje) është kjo. Prej 3-4 ditësh, dy figura të njohura të letrave shqipe, shkrimtari i madh Ismail Kadare dhe Prof. Nasho Jorgaqi, janë përfshirë në një “betejë” pothuajse personale, për një dorëshkrim libri, të hedhur së fundi në qarkullim prej Kadaresë. Ajo që ka nisur betejën mes dy “ustallarëve” të letërsisë është viti i shkrimit të këtij libri. Sipas Kadaresë, libri “Mjegullat e Tiranës” është shkruar në vitin 1958, por nuk mund të botohej në ato “vite të mjegullta” politike të ish-regjimit komunist. Kjo ka “acaruar” prof. Nasho Jorgaqin, i cili nëpërmjet një letre të hapur, akuzon në media Ismail Kadarenë për mashtrim me vitin e shkruarjes së librit “Mjegullat e Tiranës”, duke deklaruar se ky roman është shkruar vitet e fundit, madje aludon se është shkruar pas vitit 1992 dhe se, prej Kadaresë i është vendosur qëllimisht viti 1958 për motive interesash personale. Pas nisjes së këtij debati publik, menduam se do të reagonte Ismail Kadare, për t’iu kundërpërgjigjur profesor Jorgaqit ose me replikë, ose me “kujtime”, siç e akuzoi dhe Jorgaqi. Por ndodhi diçka tjetër. Ndërsa profesor Jorgaqi ia dërgoi letrën Ismail Kadaresë, përgjigjen ia ktheu Bujar Hudhri, pronari i shtëpisë botuese të disa prej librave të Kadaresë! Kjo çudi, ka ndodhur edhe herë tjetër me Kadarenë, por në pozicion tjetër për shkrimtarin Kadare. Më 22 maj 2011, kur zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, nisën të krijojnë tension deri kombëtar me protesta e trazira, të nxitura prej manipulimit të votave nga KQZ me urdhër të PD, shkrimtari Ismail Kadare, i dërgoi Lulzim Bashës një letër të hapur tepër shoqërore, për tërheqja nga gara për kryetar bashkie, emër të qertësimit të situatës. Por çuditërisht, Ismail Kadaresë, nuk ia ktheu përgjijjen Lulzim Basha, por ia ktheu Sali Berisha!