Xhemal Imeri: 8 Nëntor 1948, Kongresi i I-rë i PKSH, kongresi ekzekutimeve dhe i ndërrimit të emrit

1095
Në shkollën “Skënderbej”, më rrisin ditëlindjen për tu bërë komunist
Në vitin 1947 komisar kompanie na erdhi toger Qerim Hyseni nga Çorrushi i Mallakastrës. Ishte një burrë i lashtë (i qetë), tepër i urtë dhe i komunikueshëm me shokët dhe vartësit. Më vjen keq për të, se aty nga viti 1953-1954 përfundoi i përfshirë nga valët e rrëmbyeshme të lumit të Vjosës,gjatë kohës së lejes, ku ngeli i mbytur. E përmend në mënyrë të veçantë këtë njeri, sepse më ka dashur dhe e kam dashur shumë. Madje ishte i vetmi oficer nga ajo shkollë që mbante lidhje korrespodence me mua, kur ndodhesha me studime në Bashkimin Sovjetik. Ai kënaqej shumë kur gazeta e murit e kompanisë së tij, dallohej si nga ana estetike dhe nga përmbajtja. Toger Qerimi më mbante afër edhe pse e ndihmoja shumë me shkrimin tim, gjatë përpilimit të referateve, apo shkrimeve të tjera që i kërkoheshin. Madje donte edhe mendime dhe ia lidhja nga ana gramatikore. Ai shpesh më mbante deri në orët e vona dhe rrallë herë edhe gdhiheshim duke shkruar, e më në fund më thoshte: “Bo,bo! Të lashë pa gjumë !” E them me sinqeritet se asnjëherë nuk më mërziste ai njeri. Edhe tani më duket sikur e ndjej erën karakteristike të duhanit të tepërt që pinte. Prania e tij m’u bë si prania e një prindi. 
Për më shumë lexoni gazetën Telegraf
Sigal