Unë italiani Francesko Fiore, skënderbegas i viteve 1960-1964: U rrëfej jetën time, braktisja e babait, vështirësitë e rritjes dhe shkollën “Skënderbej”

Francesko FIORE

(Vijon nga numri i kaluar)

NOA


Kam lindur në “Rrugën e Kavajës” në vitin 1946 në Tiranë dhe u rrita në këtë lagje. Nëna ime Dallëndyshja ishte nga Vlora, nga fisi Imeraj. Prej shumë kohësh, familja e saj kishte ardhur e banonte në Tiranë. Ishin një familje atdhetare dhe kontribut konkret në çlirimin e vendit, përfshi dhe LANÇ. Babai im Generoso Fiore, ose Fiorja, siç e thërrisnin të gjithë, ishte nga Lauro e Avelinos në Itali dhe kishte ardhur në Shqipëri që në moshën 14 vjeç. I ati i babait tim, Ferdinandi, kishte ardhur në Shqipëri që më 1939 si ushtar, por meqë ishte në moshë të madhe, kaloi shpejt në lirim. Pra, ai ishte pjesë e projektit italian që do të sillnin në Shqipëri 2 milion kolonë italianë. Gjyshi im, Ferdinando, si specialist në agrokulturë, ponoi pak kohë në Delvinë dhe më pas, si specialist në Ministrinë e Bujqësisë në Tiranë. Këtu, në Shqipëri ai solli dhe gjithë familjen nga Laoro e Avelinës. Familja, atë kojë përbëhej nga gjyshi im Ferdinando, gjyshja Madalena dhe pesë fëmijët: Generoso, im atë; Guiseppina; Asunta dhe i vogli Benito.

MARTESA E PRINDËRVE DHE PERIPECITË

Mamaja ime punonte si llogaritare në kooperativën e teneqepunuesve dhe babai si mekanik në ‘Rruga-Ura’. Siç përmenda, jetonim në këtë rrugicë të njohur të lagjes (deri më 1956), nga ku ruaj kujtime shumë të bukura. Në vitin 1950, lindi motra ime Madalena; Ilirjana (Lili), lindi në vitin 1953 dhe vëllai tjetër Ferdinando, më 1959. Më 1942, babai filloi punë si mekanik xhenerik në autorepartin e mirëmbajtjes së mjeteve ushtarake në aeroportin e Tiranës, e vetmja e këtij lloji atë kohë. Shtoj se familja ime (e babait), vinin nga një familje e varfër në Itali dhe në Shqipëri, e ndihmonin luftën për çlirim. Gjatë luftës, familja e babait, edhe se italiane, duke qënë një familje e varfër, jo vetëm e aprovonte luftën e drejtë të popullit shqiptar kundër Musolinit, por sidomos pas kapitullimit të saj e ardhmjes së gjermanëve, u bë një bazë për çetën partizane të Dajtit. As ballistët dhe as gjermanët, nuk dyshonin për këtë sepse mendonin që një familje italiane, për më tepër në gjendje të mirë, nuk mund të kenë kundër tyre. Vetëm mbas djegies së depos së karburantit, që ishte në fund të tokës me qera, gjyshi dhe babai morën pjesë aktive në aksion. Motra e babait, Annunziata, akoma pa mbushur 14 vjeç, kur disa udhëheqës të batalionit italian “Antonio Gramshi” të Brigadës së parë Sulmuese, ishin të strehuar në familjen e babait, kërkoi që të shkonte partizane. Ishte e vetmja vajzë italiane në radhët e ushtrisë Nacional-Çlirimtare dhe qëndroj në të, edhe se plagosur rëndë në fushë Koplik, deri në çliririn e Shqipërisë. Me propozimin e Mehmet Shehut, komandant i Brigadës Parë Sulmuese, Kuvendi Popullor i R. P.S. të Shqipërisë e ka dekoruar me medalien e “Trimërisë”, ndërsa qeveria italiane me medalien e “Artë”. (shih librin e Bruno Bruneçi: “Da oppressori a combaçenti per la liberta”faqe 165, 166, 204, 267 e 268). Më 1945 edhe familjes së babait i erdhi radha për tu riatdhesuar. Siç kam dëguar nga bisedat me shokët e tij italian në ngelur si ai në Shqipëri e që ishin shpesh të ftuar në në aeroportin e Tiranës në pritje për mistekur një ish oficer italian partizan i kërkoj leje gjyshit që djali i tij të qëndronte në Shqipëri për të zëvendësuar dy ish oficerë italian anëtarë të kryesisë së shoqatës “Giuseppe Garibaldi” e krijuar për të ndihmuar të gjithë ushtarët e civilët italian për riatdhesim. Ata ishin të moshuar dhe mbi gjashtë vjet larg familjeve. Babi pranoj dhe ky ishte shkaku që ai deri në mesin e viteve 80-të ngeli pa e parë vëndlindjen dhe gjithë familjen e tij. Shoqata italiane quhej: Circolo Democratico Popolare “Giuseppe Garibaldi” e krijuar në fillim të vitit 1945 me iniciativën e ish partizanëve italian që kontribuan për çlirimin e Shqipërisë nga sundimi gjerman. Kjo shoqatë mbështetur edhe nga Qeveria shqiptare luajti një rol të madh jo vetëm në riatdhesim e tyre por edhe në ngjalljen e një fryme të re vëllazërore midis popullit shqiptar e italian. Kudo ku u ngritën këto shoqata si në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë apo Shkodër.

Babai ishte sekretar i kësaj shoqate deri në riatdhesimin e italianit të fundit, Ruggero si ish-president, Palmerini, Martini, Drueto, Pepino etj, që mua nuk më kujtohen, vinin shpesh në familjen tonë mbasi shoqata më 1948 nuk funksiononte më. Në Shqipëri kishin ngelur pak italian dhe të gjithë ishin të martuar reciprokisht me shqiptare o shqiptarë dhe ishin integruar me jetën e thjeshtë e të varfër por me dinjitet të shqiptarëve.

Babai më 1951 po punonte në ndërtimin e urës së Mëzezit, në afërsi të Tiranës, urë që gjermanët e hodhën në erë gjatë tërheqjes së tyre mbas çlirimit të Tiranës. Ishte mekanik që në erë punë batipalin që ngulte shtyllat e betonit në shtratin e lumit. Një ditë në punë e sipër batipali u ndal. Kur babai ndodhej pikërisht poshtë qelbanit të së batipalit për të parë shkakun e difektit,çekani u lëshua poshtë me gjithë forcën e tij goditëse e vdekjeprurëse. Babai u shmang, por shpejtësia e lëvizjes së çekanit parë pritur arriti të bjerë mbi gjithë krahun e majtë të tij. U ngrït sipër, sipas ciklit të tij të punës, për ti dhënë goditjen vdekje prurëse. Vetëm instikti i një djali të shkathët e të guximshëm, bënë që im atë, të detyrohej e të hidhej nga një lartësi mbi 10 metra mbi krahun e majtë, kur armaturat në ndërtim të urës, që mund të ishin po njësoj vdekje prurëse për një njeri. Fati i tim ati ishte një mrekulli, sepse ashtu me dorën që i varej, i gjakosur në kokë, shpatulla e në shumë pjesë të trupit, me urgjencë e çuan në spitalin civil të Tiranës ,ku mjekët të aftë shqiptar arritën ta kthejnë në jetë. Sigurisht pa krahun e majtë. Kur u ktheva nga kampi i pioinerëve , pyetja e parë që i bëra mamasë ishte: “…Më ka dalë e drejta për studim në shkollën Skënderbej? ”Mamaja duke qeshur më tha se ishte shpejt akoma. Po atë ditë takova Maksin, shokun tim, por edhe ai nuk kishte marrë ndonjë njoftim. Nga klasa ime për në shkollën Skënderbej kishin bërë lutjen edhe Përparimi me Nustretin. Pas disa ditëve, nga fillimi i gushtit, Maksi,  Ylli e Vaska më thanë që atyre i kishte vajtur lajmërim. Më vjen njoftimi se më 15 gusht do të paraqiteshin në Degën Ushtarake të Tiranës. Gjjithë shqetësim,  vrapova tek mamaja,  por ajo më qetësoj,  duke më thënë se që sot do të interesohej. Po atë ditë më tha se nuk kishte marrë përgjigje. Kur kaloj dita e 15 gushtit dhe shokët e mi ishin në shkollën Skënderbej,  u shqetësova edhe më shumë. E dija që në atë shkollë shkonin vetëm fëmijë nga familje të lidhura me pushtetin popullor dhe me rezultate të mira në shkollë,  por duke menduar,  që asnjë nga këto mua nuk më mungonte,  më shkonte mëndja që kam babain e emrin italian.

NË SHKOLLËN SKËNDERBEJ

… U paraqita. Na morën nga porta e na futën brenda në shkollë. Na futën në magazinën e kompanisë dhe kapter Velin, kështu e quanin kapterin e parë të kompanisë sonë, na gjeti rrobtat dhe këpucët sipas madhësisë shumë të këmbëve tona. Vetëm mbasi u vesha e dola jashtë u takova me Yllin, Përparimin, Vaskën, Nustretin, Neptunin,  Foton edhe me Nikon që në atë kohë sapo isha njohur. Nikoja nuk ishte në shkollën tonë por si korçar kishte miqësi me Yllin. Ardhja e skënderbegasve të rinj nga gjithë rrethet e Shqipërisë, vazhdoj gjithë gushtin dhe ditët e para të shtatorit. Në ato ditë të gushtit, në shkollën skënderbej ishim vetëm ne të rinjtë. E gjithë shkolla ishte e zgjedhur nga komanda e shkollës, që të kujdeseshin për ne e të ndihmonin oficerët e kompanisë sonë. Ne ishim 6 toga me nga 40 skënderbagas seicila. Në përgjithësi të gjithë tiranasit, ishin shpërndarë në toga të ndryshme, pothuaj me numër të barabartë. Mendoja me vete se do të arrija edhe unë të bëhesha si ata. Më vonë mora vesh se këta skënderbegas të zgjedhur ishin nxënës e sportistë të dalluar si volejbollist, gjimnast etj. Mua më takoj të isha në togën e tretë. Shokët e mijë tiranas, Ylli, Maksi e Vaska ishin në togën e katërt, ndërsa Nikoja, Përparimi, Nustreti, Ftoja e Neptuni, në togën e dytë… Më zgjodhën zëvendëskomandant të togës. Atë vit, (viti1960), marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, filluan të japin shenjat e para të prishjes. Mbas fjalimit historik të Enver Hoxhës më 1959 në Bukuresht, ku ai denoncoi politikën revizioniste të Hrushovit, ëndrra ime edhe e Maksit për të vajtur për studime në Bashkimin Sovjetik, u bë e pa realizueshme një herë e përgjithmonë. Skënderbegasit, që mbaruan shkollën në qershor të 1960 dhe që shumë prej tyre ishin përgatitur për të vajtur në Bashkimin Sovjetik, ishimin në shkollë pa asnjë shpresë .Ata atë vit i çuan të gjithë në shkollën e Bashkuar, në specialitetet që kishte ajo, përveç marinës dhe aviacionit. Nostalgjinë për Bashkimin Sovjetik e kaluan shpejt, pasi u tha që në Vlorë, do të hapeshin shkollat e Marinë s dhe ajo e Aviacionit, pra shpresa për t’u bërë pilot mua m’u forcua edhe më shumë. Filluam mësimet. Si gjuhë të huaja, kishim rusishten dhe anglishten. Në orën e parë të anglishtes, në klasë hyri mësuesi ynë Filip Tola. Thash yni, pasi nga shkolla “11 Janari” ne ishim 7 skënderbegas dhe na kishte dhënë mësim.  Sipas programit çdo ditë, zgjimi bëhej në orën pesë e tridhjetë minuta dhe fillonte me gjimnastikën e mëngjesit, me vrapin gjysmë lakuriq deri tek ndërmarrja “Rruga Ura” për vitin e parë dhe për vitet e tjera deri në “Kino Studio”, ose edhe më larg saj.  Ne të vitit të parë shihnim me nostalgji skënderbegasit e viteve të treta dhe të katërta,  sidomos mjeshtrit e veglave gjimnastikore kur arrinin të bënin vertikalet ose të ngjiteshin me forcën e krahëve dhe muskulaturën e barkut,  sipër paraleleve o hekurit. Gara mes ne të rinjve,  ishte kush bënte më shumë ulje ngritje me krahë në paralele o hekur. Kisht edhe nga kursi ynë që konkurronin me mjeshtrat,  si Hysoja, Mihali, Dhimiri etj. Kisha pasion boksin dhe doja të stërvitesha në këtë disiplinë me skuadrën e shkollës, por atë vit ai nuk funksionoj. Në shkollë flitej se një skënderbegas, Abaz Haxhia, pasi kishte fituar ndeshjen me një shkodran, në kampionatin e të rinjve në Shkodër, ku unë nuk mora pjesë se isha akoma i vogël, kishte vdekur nga një hemorragji cerebrale. Kështu u futa në ekipin e atletikës,  duke u përgatitur në garën e 400 m e 400 m me pengesa dhe stafetën 4×400 m. Ne bënim dy herë në javë stërvitje të rregullt. Në ditët e tjera,  unë me shokët e togës (klasës),  luanim sipas rastit, futboll,  volejboll apo basketboll. Nuk pushimet e tjera edhe unë, si çdo skënderbegas, kërkoja të bëja përparime në ushtrimet gjimnastikore në paralele e në hekur, që më ndihmonin në forcimin e muskulaturës së krahëve. Një ditë kapiten Veliu, më thërriti mua me dy tre skënderbegas të kompanisë sonë për të shkarkuar makinën e furnizimit të magazinës së tij. Në vitin e parë, pjesërisht edhe të dytin na jepnin në pushimin e madh të orëve të mësimit, një copë bukë me gjalpë e sheqer. Gjalpi ishte në kuti (ruse) e me origjinë bimore. Ne ishim mësuar me gjalpë lope e deleje,  sidomos ata që vinin nga zonat blegtorale të Shqipërisë,  por shija e veçantë e tij na tërhiqte të gjithëve. Nga makina na duhej të shkarkonim edhe thasët me 100 kg sheqer. Unë si “trim” e sportist, isha më ‘hamalli’. Kështu pak e nga pak po afrohej viti i ri 1961. Unë, me lejen familjarëve i bëra pushimet tek tezja në Shkodër dhe kthimin, me makinën që sillte skënderbegasit e këtij rrethi… Në vitin e dytë, siç ishte në praktikë, ne shkuam të organizuar një muaj në Karpen të Kavajës, bri detit. Në vijim,  në vitin tjetër, në shkollën Skënderbej erdhi Bejkush Birçe, një ish boksier i “Partizianit” e mësues fiskulture. Shumë shpejt u hap fjala që do të krijohej skuadra e boksit për të rinj e skënderbegas. Po vinte fundi i shkollës….

Nisën provimet e maturës… Unë e rendita në nxënësit më të mirë. Përpara se të largohesha nga shkolla, na në kërkuan të bënim kërkesa me shkrim, se ku dëshironim të vazhdonim më tej studimet për oficer. Duhet të bënim tre kërkesa në specialitete të ndryshme. Unë dy të parat i bëra për aviacion, duke menduar se kështu forcoja dëshirën për këtë specialitet, të tretën për këmbësor. Në ditët e fundit të largimit nga shkolla, ishim në mensë dhe sapo kishim filluar të hani drekën. Një skënderbegas i kompanisë duke kaluar në tavolinën tonë ku unë isha ulur i pari, pa ndaluar më lëshoj një bombë: “Hë mor italian!”. Nuk e di si e përmbajta veten, por me sytë e përlotur, u ngrita nga tavolina e u largova pa shikuar asnjë në sy. Ishte një goditje mjaftë e rëndë, më e rënda në gjithë jetën time. Që unë isha italian e dinin të gjithë. Gjithmonë të gjithëve kur më pyesnin në ja unë i përgjigjesha pa hezituar e me krenari: -Jam nga Vlora. Babai im është italian dhe nëna vlonjate. Por fjala “Italian” i këtij skënderbegasi, që unë e kisha respektuar si gjithë të tjerët, kishte një domethënie mjaftë ofenduese për mua. Ajo ishte shprehja e një urrejtje të madhe, që në pjesë e popullit shqiptar, me të drejtë ruanin për ata italian që cilët në Shqipëri kishin bërë shumë krime. Duhet të lexosh librin e Ismail Kadarese “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” për të kuptuar thellësinë e kuptimit të kësaj shprehje, thënë mjaftë qartë edhe për mua:  -Hë mor italian!

PESHA’ E TË QENIT ITALIAN

Unë tashmë e dija që im atë natyral më kishte braktisur dhe për 18 vjet nuk ishte bërë i implikuar në largimin e arit nga Shqipëria, të ndonjë pronari italian, që kishte shfrytëzuar shqiptarët në vitet e luftës. Ajo që më vriste më shumë shpirtërisht, ishte fakti, që pikërisht në ditët e fundit, kur ne do të largoheshim nga shkolla, jo ai, por edhe disa të tjerë, nëpërmjet tij shprehnin një urrejtje të tillë, që nuk e kishte vetëm burimin në urrejtjen e popullit tonë kundër fashistëve të Musolinit, por edhe për mua, që i vetmi skënderbegas me origjinë italiane ishte në krye të kompanisë për tre vjet rresht. Shumë shokë të togës e sidomos ata që ishin ulur afër meje në tavolinë e që i dëgjuar fjalët, erdhën për të më ngushëlluar duke më thënë: -Mos ia ver re, kush e di se si i ka ardhur dhe shprehu një gjë që nuk qëndron. Shumë shokë nga i folëm, për kujtimin se si ai e mendonte. …

…Kërkoja shokëve të togës të linin në të përshtypjet e tyre për mua, për hezitoja. Ajo që ndodhi, në vend që të më shëronte hezitimin, më forcoj dëshirën për ta krijuar këtë fletore përshtypjesh. Bleva një fletore me shumë faqe dhe në çdo fletë shkrova emrat e të gjithë shokëve të togës time. Kishin ngelur akoma edhe pak ditë nga ndarja jonë. Fletoria kalonte dorë më dorë dhe më përjashtim të dy tre shokëve të gjithë lanë përshtypjet e tyre, që për mua ngelën dhurata më e madhe e shkollës Skënderbej.

Do të duhesh të vinte fundi i shkollës për të kuptuar edhe unë, shkaqet e vërteta të disa rasteve të pa pëlqyera të shprehura në këto kujtime. Një shokë i togës, që unë pa ditur gjë e kam dashur e respektuar për atë që ishte, jo vetëm nxënësi më i mirë i klasës sonë por edhe një shokë për të cilin ruaja kujtime shumë të bukura në këto vite, më shkruante : “Të kam tallur ndonjëherë, kam qeshur me ty. Po gjithmonë jam mundur nga drejtësia jote. Kjo është merita jote. Ke qënë i drejtë. Je i vetmi, që nuk i ke bërë njeriu qefiin më kotë dhe s’ke prishur qejf pa shkak. Për këto katër vjet veç kujtime të mira ruaj për ty Françesko…” Ruaj respektin më të madh për mësuesit edukatorët e komanduesit tanë në shkollën ‘Skënderbej’: Hasan Gjata, Refik Kuca, Xhevat Gjana, Fatos Çipi, Trimo Idrizi, Mikaill Vaso, Kujtim Xhunga, Rami Sadushi, kapterë Veliun e Zenel Dino; mësuesit Stavri Angjeli (drejtori shkollës), Gaqo Dilo, Agime Çela, Arsino, Flutura Xoxe, Gjylizare Çiço, Kozma Vasili, Filip Tola, Skënder Shkreta, Shpresa Shehu,Viron Cinxo,Viron Tane, Violeta Mejdani, Iraklı Kasneci, Luka Nikollari, Kristaq Laurasi, Jorgo Papingi, Ismet Belleva, Bejkush Birçe, Pleurat Tahiri.

Në mbrëmjen e ditës së fundit, që komanda e shkollës organizoj për ne maturantët,më kërkuan që unë në emër të të gjithë kompanisë të shprehja përshtypjet tona për këto katër vjet. Më kujtohet mjaftë mirë gjendja ime shpirtërore, kur dola për të folur. Kisha një hezitim të brendshëm në të shprehur, kur mendoja që nuk më takonte mua të flisja në emër tyre edhe se unë si gjithë ata që kisha përpara isha… Më shpërthyen lotët… Mbetëm gjatë të përqafuar…

…Të nesërmen isha nga të fundit që u largova nga shkolla, u përshëndeta me të gjithë shokët, ishte një ndarje malli, pas katër viteve bashkë, në shkollën e dashur “Skënderbej”. Gjatë shkollës “Skënderbej”, jam marrë me sport, sidomos me atë të boksit, duke veshur dhe fanellën e ekipit të “Partizanit”. Pra, u bëra i njohur dhe si sportist, shkruanin dhe gazetat e kohës. Ja çfar shkruante gazeta “Sporti Popullor”, e vetmja sportive atë kohë në Shqipëri, në një shkrim (shkruar nga R. Mangai), me titull, “Skënderbegasi Francesko Fiore, nxënës dhe sportist i dalluar”, shoqëruar me fotografinë time: “Shikoni në këtë fotografi një djaloshi të ri, që ka mbushur të gjashtëmbëdhjetat, me një fytyrë të qetë, ku vizatohet një buzëqeshje e lehtë, me sytë e ndritshëm, që i shkëlqejnë nga gëzimi. Ai është i sjellshëm dhe me edukatë. Nxënës i shkëlqyer vite me radhë. Krahas mësimeve, ai merret dhe me sporte të ndryshme. Rezultatet më të mira i ka dhënë në atletikë dhe boks. Kush nuk dëshiron ta shohë këtë djalosh në pistë ose në ring? Është shumë i shpejtë dhe dinamik, sportist me të gjitha cilësitë e nevojshme. Ai ka fituar zemrat e shokëve. Të gjithë e duan, shokët, mësonjësit dhe oficerët. Shpesh dëgjon edukatorët kur këshillojnë një tjetër: ‘Merr shembull nga Çesku!’. Ja pra, ky është skënderbegasi Françesko Fiore, nxënës dhe sportist i dalluar.”

 

Promovimi, ditën e shtunë, 28 mars 2026, ora 10:00, në Auditoriumin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Garnizoni “Skënderbej”, Tiranë.

Një falënderim dhe ftesa: Mirë u takofshim në ceremoninë e promovimit, më 28 mars 2028, ora 10:00!

 

Kujtim BORIÇI

Maksim FEJZULLA

Përgatitja e volumit të pestë të kolanës “Skënderbegasit ndër vite…” kërkoi një volum të madh pune e bashkëpunim rezultativ të shumë kolegëve, skënderbegasve dhe faktorëve të tjerë të interesuar. Ky bashkëpunim, në forma e mënyra të ndryshme, na lehtësoi jo pak dhe na e bëri më të lehtë ‘barrën’ e kësaj ndërmarrje, gjë për të cilën ne i falënderojmë nga zemra. Kujtimet që afruan, dokumente e foto, përfshi dhe publikime në kohë të ndryshme, na krijuan mundësinë e një përzgjedhje sa më cilësore. Besoj që ja kemi arritur. Ata që u bënë pjesë e këtij angazhimi, janë shumë e është vështirë që ti përmendim të gjithë me emër. Ndër ta po përmendim,  Thoma Kondurin e Zyhdi Krojin, Presidentë Nderi të Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë; Gjeneral Bardhyl Nuredinaj, Komandant i Akademisë së Mbrojtjes “Skënderbej”; Hirësinë e tij Haxhi Baba Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve; Dhanil Reveli, kreu i shoqatës “Skënderbegasi”, ‘Nderi i Kombit’; shkrimtarin e publicistin e njohur Shpend Topollaj; poetin emblemë Arben Duka, kolegët e miqtë Et’hem Ibrahimi; Gani Elezi; Mëhill Marku; Agustin Gjinaj; Shefqet Kërcelli; Bernard Zotaj; Zaho Golemi; Njazi Nelaj; Avni Skënderaj; Novruz Zejnati; Rudina Xhunga; Hilë Lushaku; Qirjako Dhima; Zabit Çuku; Hamit Gojani; Besnik Gjonbrataj; Hajro Limaj; Rushan Dosti; Veri Talushllarin; Viktor Përshqefën; Profesorin dhe ikonën e sportit tonë Et’hem Ibrahimi; kolonel Xhemal Imerin; Liliana Konomi-Mero; kolegun, ushtarakun dhe aktivistin e palodhur në Greqi, Aqif Bozhiqi; ushtarakun dhe intelektualin e palodhur Subi Hida; Gjithashtu, mirënjohje e veçantë për drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë që e mbështetën këtë projekt.

Një falënderim i veçantë dhe për drejtuesit e gazetës Telegraf, zotërinjtë Agim Çiraku dhe Engjëll Musai për vlerësimin dhe hapësirën që i kanë kushtuar vëllimeve të kolanës “Skëndërbegasit ndër vite…” Kolegë, miq e dashamirës, u ftojmë që të jemi bashkë në ceremoninë e promovimit të volumit të 5-të të kolanës “Skënderbegasit ndër vite…”  në Auditoriumin e Akademisë së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Garnizoni “Skënderbej” në tiranë, ditën e shtunë, 28 mars 2026, 0ra 11:00

 

TË HËNËN DO TË LEXONI

-Mbiemri Italian. Më ndërpresin studimet e larta ushtarake në vitin e dytë dhe më dërgojnë në Universitetin Shtetëror të Tiranës

-Ardhja e mistershme e babait tim nga Italia në vitin 1984 dhe skenari i takimit në Hotel Dajti me ftesën “Të kërkon një shok i babait!”

-Debatet e acaruar me babanë pas dy dekada e gjysmë (nuk kisha lindur )për shkakun e braktisjen,

-Ftohja e gjatë e moskomunikimi me tim atë deri në vitin 1990 dhe nisja e ‘thyerjes së akullit’.