Sot 86- vjetori i varrimit të Ismail Qemalit, ylli i fisit të Vlorajve

991
Sigal

Ismail Qemali vdiq me 24 janar 1919 në Hotel “Brufani” të Peruxhias, ku ndodhej i ftuar nga Qeveria italiane

Eqerem bej Vlora, e ka quajtur Ismail Qemalin“yll i fisit të Vlorajve”.

Ismail Qemali lindi në Vlorë, më 16 janar 1844. Ishte djali i Mahmut bej Vlorës dhe Hedie hanëm Libohovës. Më 1867, siç shkruan edhe vetë në «Kujtime», ndërsa ndodhej me punë në Rusçuk (Bullgari), atëherë pjesë e Perandorisë Osmane, u martua me Kleoniqi Surmeli, fisnike greke, ortodokse nga Edreneja, me të cilën, siç do shprehej edhe vetë, pati lumturinë të kishte 10 fëmijë, gjashtë djem dhe katër vajza, por një vajzë vdiq herët.

Ismail Qemali vdiq me 24 janar 1919 në hotel “Brufani” të Peruxhias, ku ndodhej i ftuar nga qeveria italiane, për të arritur “një marrëveshje me gjithë shqiptarët e Shqipërisë dhe delegatët e Amerikës”, për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes, që do zhvillohej në Paris.

Përgatiti: Enver Lepenica

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf