Intervistë me poetin Faslli Haliti, autorin e poemës «Dielli dhe rrëketë» goditur katër herë nga kritika, një herë në diktaturë dhe tre herë që në ditët e para të demokracisë
Si sot 42 vjet më parë u dënua shkrimtari dhe poeti Faslli Haliti. Ndërsa 41 vjet më parë, më 1972, u botua në gazetën “Zëri i rinisë” poema “Dielli dhe rrëketë” e tij për të cilën u dënua. Menjëherë, pas kësaj autori u dënua nga diktatura me 10 vjet punë të detyruar: 4 vjet në kooperativë bujqësore dhe 6 vjet në Komunale. Sigurisht iu hoq edhe e drejta e botimit. Çfarë kishte ndodhur? Një grup gjimnazistësh kishin shkruar një kritikë të ashpër. Për ta ajo poemë ishte fryt i “një çoroditje politike e ideologjike, e cila jepte një pasqyrë në themel të shtrembër të realitetit tonë,të natyrës së pushtetit popullor dhe të marrëdhënieve të partisë me popullin…”. Sulme të tjera nga kritikë e shkrimtarë i lanë vendin njëri tjetrit. Jehona e kësaj ngjarjeje i kaloi kufijtë e Shqipërisë. Në Paris më 1974 në revistën “Koha e jonë” dënohen këto sulme që i bëheshin poetit dhe botohet e plotë poema që zemëroi pushtetin. Ndërsa një viti më vonë Ernest Koliqi në Itali, në revistën e tij “Shejzat” shkruan se zëri i këtij poeti është mbytur nga partia. Në këtë atmosferë absurdi ku politika shqiptare luan si macja me miun lojën e dosjeve, zbardhja e këtij rasti është veç një copëz nga mozaiku i atmosferës së nderë, i falsitetit, hipokrizisë dhe luftës së çuditshme që zhvillohej në rangjet letrare të diktaturës.
Nga Albert Z. ZHOLI
…
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf