Sevo Tarifa: Jeta partizane ndriçohej nga cilësi të larta morale

937
Sigal

Kur u krijua brigada e VI Sulmuese kishte 902 partizanë, ranë nw luftw 205 dëshmorë, efektivi i saj arriti në 1700 shqiponja partizanw

 

Çdo njeri që do të mirën e Atdheut, të shesë kalin e të blejë armët

 

Jetë lufte. Jetë që shtrihet në kohë e në hapësirë, nga mali në mal. Jetë, shkolle e vërtetë atdhetare e revolucionare, që zhvillohej dallgëve të lutës në emër të Çlirimit të Atdheut. LANÇ kaliti si hekurin në zjarr karakterin e shëndoshë atdhetar dhe virtytet morale të partizanëve:

“Me pushkë e çark të ngrehur,

me gjuhë e laps të mprehur”!

Në thelbin e jetës partizane qëndronte fuqia e madhe e idealeve të tyre. Kur e pyeti nëna Tomor Sinanin nga Elbasani: “Përse luftojnë partizanët?”, ai iu përgjigj: “Që Shqipëria të jetë e lumtur, që populli të mos vuaj, që armiqtë të zhduken nga vendi ynë”! Është kjo përgjigje tipike e të gjithë luftëtarëve të lirisë. Heroi i Popullit, pionieri Çelo Sinani nga Picari, shprehej me pjekuri: “Ja do bëhet demokraci, ja Shqipëria gur e hi”. Heroi tjetër Themo Vasi thoshte: “Kur gjaku derdhet për një qëllim të shenjtë, nuk kursehet”. Dhe vetë ra dëshmor e u shpall Hero i Popullit. Dilo Nezha, kur doli partizan, bëri thirrje: “Çdo njeri që do të mirën e Atdheut, të shesë kalin e të marrë armët”! Dhe jetën e flijoi në betejën e Pjoskës.

Ideali partizan e shtynte Fuat Babanin të shprehej prerë: “Populli nuk soset me të vrarë, ai do të luftojë gjer sa të fitojë lirinë e grabitur”. Fjalët e dëshmorit Beqir Selimi nga Tërbaçi ishin: “Buka e fëmijëve të mi është liria”! Në krahë të vëllezërve të tyre luftonin për ideale të njëjta edhe vajza e gra. Donika Dule shprehej: “Ne të rejave dhe grave na takon të bëjmë një luftë të dyfishtë, sepse kërkojmë jo vetëm lirinë e Atdheut tonë të dashur, por edhe lirinë tonë si gra, që të mos vuajmë si nënat tona nën zgjedhë të dyfishtë”. “Po vdes e lumtur, pse e jap jetën për një ideal të lartë”, ishin fjalët e fundit të dëshmores Makbule Visha.

Në emër të idealeve të lirisë partizanët nuk kursenin as jetën në lulen e rinisë. Shumë prej tyre u vranë, por idealet e tyre nuk kishte armë që t’i vriste. Partizani Pandi Nashi, të cilin armiqtë e torturuan, në agoninë e vdekjes dha jetën duke thirrur: “Ideali im do të rrojë përjetë”! Fjalë kë to me dy anë të mprehta: dashuria për atdheun dhe urrejtja për armiqtë. Motoja e partizanëve: “Atdheu mbi të gjitha”. Emblema: “Ja vdekje, ja liri”. Betimi: “Jam partizan me yll në ballë, për zot o popull për ty të kam dale!.Dhe krisma e pushkës partizane u pleks me melodinë e këngës: “Edhe plumbi në gjoks kur të të bëjë vrimë, nëpërmjet saj do të shohim lirinë”. “Lum ai që ka fatin të vdesë në flakën e predhave, në zjarrin e luftës për Atdheun”, pohonte Reshit Çollaku:

“Partizanët kishin dyshek tokën,

jastëk gurin, jorgan qiellin”.

Në jetën e zjarrtë partizane shkëlqente solidariteti shoqëror. Binte dëshmor partizani, me lot në sy vraponte shoku për të marrë trupin e tij, që të mos binte në duar të armikut. Plagosej rëndë tjetri, shpejt bashkëluftëtari me kokën në rrezik zvarritej e shkonte pranë tij, griste këmishën e vet dhe i lidhte plagën, që t‘i shpëtonte jetën. Udhëtonte i raskapitur e shpesh zbathur pa këpucë në këmbë partizani i moshuar i ngarkuar me mitraloz e municioone në krah, ia rrëmbente më i riu dhe i lehtësonte barrën e rëndë. Kthehej nga lufta i lodhur dhe i uritur i moshuari që kishte radhën e shërbimi të rojes natën, e zëvendësonte vullnetarisht një i ri komunist apo antifashist. Kolona partzane kalonte malit me borën e trashë, e hapte rrugën më i riu dhe në gjurma e tij ecnin të tjerët.

Ndodhte që ndonjë herë partizanit i dërgonte familja një pako modeste me ushqime dhe ky e ndante me shokë! Shkonte vajza partizane në ndonjë familje, gruaja e shtëpisë i jepte diçka për të ngrenë, ajo e merrte me vete dhe e ndante për shokë! Kur ndonjë duhanpirës s’kishte cigar, ia jepte shoku dhe atë e thithte gjithë skuadra! Flinin natën rreth zjarrit partizan një grup, por kur drutë digjeshin e zjarri po shuhej, shkonin të rinj me armë në sup dhe mblidhnin degë e shkarpa që shokët të vazhdonin gjumin afër zjarrit e prushit, se dyshek kishin tokën, jastëk gurin, jorgan qiellin. Dhe me qetësi pa u zbardhur dita merrnin rrugën drejt një beteje lufte. Kështu ndodhi, për shembull kur pas betejës së Labinotit partizanët u futën në lagjet e qytetit të Elbasanit dhe pas zjarrit e fitores ia shkrepën këngës labe, që u ngrit aty për aty, së cilës ia mori Ismet Baçi, me peeudonimin “Strralli”: “Shushica në Labinot/ Se ç’u mbush me labër plot…”

Shumë beteja luftarake u zhvilluan edhe jashtë kufijve shtetërorë, në ish Jugosllavi. Edhe pse në një territor të panjohur, ato kishin rëndësinë dhe bukurinë e tyre. Ajri mbante erë barut. Një prej tyre ishe ajo e 20 dhjetorit 1944, ku batalioni i parë dhe i pestë të Brigadës VI u hodhën në sulm të befasishëm kundër armikut në kodrat rrëzë Ljeva-Rjekës e Verushës. Gjermanët nuk e prisnin këtë luftë në atë të ftohtë dhe rrinin nëpër çadra rreth sobave me prush. Kur nisi sulmi partizan, shumica e hitlerianëve nuk arrinin dot të shkonin në pozicionet e tyre dhe u asgjësuan. Ndeshja ishte e ashpër dhe u skuq flakë me gjak. U vranë mbi 200 gjermanë. Këtu ra dëshmore edhe vajza girokastrite, Bukurie Bazo, së cilës iu këndua aty për aty me këngën që u ngrit në ato çaste: “Në Verushë e n’ ato maja/ Lule lulja Bukuri/ Shoqe të zuri mortaja”.

Jetën partizane e përshkonin tejpërtej virtytet njerëzore: atdhedashuria, që është vityti i parë; uniteti, marrëdhëniet e ciltëra me njëri-tjetrin, mjedisi i këndshëm, i përzemërt, shoqëror. Jeta e partizane dallohej për thjeshtësi e ndershmëri. Pasurinë e partizanit e përbënin zemra e tij, pushka me fishekë, bomba e dorës, dikush ndonjë revolver. Ai mund t’i jepte shokut gjithçka, por armen jo! Prirja karakteristike e tij ishte “i pari në sulm, i fundit të tërheqje”. Dëshmori Sinan Bllaci shprehej: “Jeta ime i përket partisë, gjaku im popullit, zemra ime atdheut”. “Oh, sa bukur, sikur të kishja vdekë edhe unë për Atdhe!”, thoshte Ptoleme Xhuvani.

 

Interesantja e jetës partizane ishte në bashkimin e zemrave, në unitetin, në kolektivitetin e saj. Partizanët që kanë kaluar në hapësirën e gjerë të jetës luftarake preken lehtë në ndjenja, përfytyrojnë, emocionohen, kanë nostalgjinë e atyre viteve të stuhishme e të zjarrta, që flakëronin, me specifikën e tyre, me prushin patriotik, harmoninë dhë miresjelljen. Këto virtyte u transmetohen sot pasardhësve të veteranëve, që këta të mbajnë lartë nderin e partizanëve e t’u ngjajnë atyre, në kushte cilësore të ditëve tona.

Shpesh këto veprimtari bashkoheshin e shkriheshin me ato të fshatit ku partizanët kalonin, qëndonin, strehoheshin e luftonin. Derën e shtëpive të popullit e kishin të hapur. Ishin modestë e të urtë dhe nuk kërkonin pula e privilegje si ballistët. Priteshin sipas zakonit me “bukë, kripë e zemër”. Partizanët ishin si në shtëpinë e tyre. Si luftëtarë të lirisë vëllezër e motra, kështu qenë edhe me bashkëluftëtarë fshatarë në male e ilegalisht në qytete. Me dashuri e respekt njerëzorë. Kur largoheshin partizanët nga fshati, nuk vonohej t’i dërgohej komandës një letër e ngrohtë për figurtën e pastër morale të tyre dhe kjo shoqërohej me regjistrim vullnetar të luftëtarëve të rinj. Kur u krijua brigada e VI Sulmuese kishte 902 partizanë, në fund të luftës edhe pse ranë 205 dëshmorë, efektivi i saj arriti në 1700 shqiponja partizane!