Sefer Pasha: Miliarderët ruse po blejnë Ksamilin

1527
Sigal

Intervistë me publicistin dhe skenaristin Sefer Pasha

 Albert Z. ZHOLI

-Por thuhet se Shqipëria po shitet kudo dhe po blejnë shtëpi të huajt?  Keni informacione?

Në Ksamil kanë blerë prona nëpërmjet të tretëve afaristët rus. Në të ardhmen e afërt në Ksamil do të banojnë rus. Vendi i shqiponjave po shuhet. Vjelësit e rrushit janë interesant. Le ta kënë marrë ngjyrën e mushtit. Pse rri si buf më thonë mua? Ja na thuaj përse nuk u arrestua grupi negocator i vitit 2009. Ata e falën detin. Mirë dje, po sot përse nuk i arreston Prokurori i Përgjithshëm. Këtu në Çamëri thonë se ka pazare me palën greke dhe kufiri detar do t’i afrohet gjirit të Sarandës. Nuk u kthej përgjigje. Mendohem e gërvisht kujtesën.

  • Çfarë do na sillni nga kjo kujtesë?
  • Në rini kam bërë disa stërvitje tek piramida 79. Stërvitjen e drejtonte koloneli çam Avni Buxheli. Ai me hartë në dorë e tha një qind herë se vija e kufirit duke filluar që nga piramida 79 kalon mes për mes Kanalit të Korfuzit. Dëgjojeni mirë thoshte koloneli me zë të lart! Shkëmbi Barketa është i Shqipërisë. Ai gur është tokë shqiptare. Për atë gur vritemi që të gjithë. Gjatë pesëdhjetë viteve të regjimit të Enver Hoxhës nuk vihej në diskutim. Shkëmbi Barketa ishte i Shqipërisë. Po ç’pati  Ksenofon Krisafi që dha dorëheqjen me grupin më të ri negociator?. Çoç lëviz nën rrogoz. Shkëmbi Barketa sikur është lyer me gjak qeni. Psherëtij! Tani në epokën digjitale gjërat kanë ndryshuar. Shkenca e gjeodezisë studjon trajtën e tokës dhe të detit dhe përcakton përmasat nëpërmjet matjeve të ndryshme të sipërfaqes, të cilat pasqyrohen në plane, në harta e në marrveshje. Kufitarët e socializmit nuk ishin specialist në fushën e gjeodezisë. Por për Shkëmbin Barketa bëhej hataja. Gjatë atyre viteve e mbaj mend mirë se Shkëmbi Barketa ishte dhe në milimetrin e fundit tokë shqiptare. Për ishullin Othonoi ne nuk flisnim. Veçse dinim që Kadri Hazbiu në ishullin Othonoi shkonte dhe bënte gjueti. Kufijtë në ato mote i ruante morali i lart. Tek piramida 79 u kap një grek, i cili doli në breg me not. Greku qe lakuriq dhe ishte korb i zi. Forcat e kufirit raportuan në Ministri se tek piramida 79 u kap një “zezak”. Por greku i ardhur me det nuk qe “zezak”. Ai ishte lyer me graso që të mbrohej nga uji i akullt i detit. Ai “zezaku” kishte thënë midis të tjerave se shteti grek është shumë i fuqishëm. Unë jam ushtarak kishte thënë gjithashtu ai. Ne ju mbysim në det. Por forcat e kufirit të Shqipërisë janë të tmerrshëm. Të vrasin për një valë deti. Familjet greke i mbrojnë bijtë e tyre. Nuk i nisin për t’i vrarë. Po të nis lufta grekrit dezertojnë. Kurse shqiptarët bëhen hi. Vriten me këngë në gojë. Nuk largohen nga piramidat. Të grijnë. Nuk ka zot që të merret vesh me kufitarët shqiptarë. Unë kam ardhur për tjetër hall e kishte mbyllur rrëfimin “zezaku”.

Tani kufijtë shiten në tavolinë.

Pse?

Po, po. Jo një shkëmb si Barketa, por me dhjetra kilometra. Për Çamërinë në Qafën e Botës “baballarët”mbajnë  fjalime. Jepen koncerte. Vendosen tufa me lule. Derdhen ca pika loti e bëhen fotografi. Në fund dhe një koktej. Pse kështu do të fitohet çështja çame? Dhje mendja ime fluturon tek marrveshja e firmosur në Ushangton midis palës shqiptare dhe asaj serbe në prezencë të njeriut më të fuqishëm të botës, Dolad Tramp. Sa e rëndë. Kosova bëri luftën dhe humbi mijëra jetë njerëzish, e pësëri nuk është e pamvarur. Po Çamëria ku po filmoj si do të fitojë? Me këngë në Qafën e Botës? E kam të zorëshme ta realizoj këtë dokumentar. Më duhen nja pesë vjet të hiqem zvarr si ai sakati me këmbë të prera nga Filati që shpuri në Konispol farën e borzilokut. Kam mbledhur shumë material për masakrat e bandave të andartëve grek, që bën gjenocid të pastër ndaj popullsisë së pambrojtur të Çamërisë. Në Filat asfalia greke është nëpër këmbë dhe të bën gjëmën po t’i zësh në gojë një gjysëm fjale që lidhet me viset e Çamërisë. Po jam në tokën shqiptare i them vetes? Pse të marrë frymë si i burgosur. Pse të kem frikë se më vrasin? Nëpër duar kam një ese të përfunduar për veprat e Qoses. E kam titulluar: -“Atdheu në fletët e librave të Qoses”. Eruditi i madh e ka shumë për zëmër këngën e popullit: /Shqipëri të qofsha fal/ /Të kam nënë e më ke djal/. Kosovarët panë dritë me luftë. Serbët janë të llahtarshëm. Themeluesi i gjuhës letrare serbe Stefanoviq Karaxhiqi ka thënë: “se ku jeton një serb është tokë serbe”. Sa therëse tingëllon thënia e Karaxhiqit “se ku jeton një serb është tokë serbe”. Po këtu në Çamëri ku çdo thërmizë dheu është shqiptare?

  Po ju thoni se  jemi në tjetër situatë…?

PO! Këtu nuk të gjakosin. Të vrasin. Më duhet të mbledh fakte dhe të filmoj në udhën e vjetër me shkëmbinj e shtuf. Nipërit e andartëve grek thonë se në karvanet e çamëve kanë vdekur qindra vetë. U hidhnin ndonjë lopatë dhe ku mundinin. Kishte të sëmurë që mbeteshin në mes të udhës. Po ku janë varret? Sikur të gjeja ndonjë. Për këtë shtegëtim me varre në të dy anët e udhës nuk është shkruar. Karvanet mbetshin pa bukë. Grekërit nuk u jepnin as ujë. Çamët e mbanin shpirtin me rrënjë të egra. Udhën ma preu një baldosë sa një derr i egër. Filatasi që mbrriti në Konispol pa këmbë ka treguar se karvanet vrisnin baldosa, nuselale, ketra dhe i piqnin. Sa më ngacmoj kjo baldosë. Po tjetër gjë më shqetësonte. Filmoja fshehtas dhe doja të shikoja ndonjë tufë borziloku. Në Konispol filatasi ka treguar se gjatë udhëtimeit të vështirë ai mbillte farë borziloku. Fara e borzilokut shtohet çdo vit dhe bëhet korie. Eh, i them vetes, sikur gjatë udhës të gjeja vazhdën e borzilokut të filatasit. Dhe dokumentari mundet që t’ja arrinte qëllimit. Në shumë qytete e fshatra tek plugoj me laps në universin çam dëgjoj të thonë: “Mëhalla, lumi, përroi, pylli e deti i Çamërisë”. Është një arshivë e madhe. Janë libra autentik që duhen lexuar. Edhe aty ku mungojnë njerëzit vendlindja çame flet. Në Parathimi kishte dyqind vjet që një kodre i thërrisnin Varri i Hoxhës nga Filati. Siç na thanë andartët grek e kishin shkatërruar varrin e Hoxhës nga Filati. Edhe gurët ja kishin futur në furrën e gëlqeres. E megjithatë edhe sot e kësaj dite vetë grekrit kur kalojnë atyr anëve thonë: – “Këtu ka qenë varri i Hoxhës nga Filati!”

-Ku të nxjerr udha e vjetër?

Udha e vjetër më nxjerr në rrëzë të një ujvare. Çamët që punojnë në Filat më thonë se jo shumë larg ujvarës janë rrënojat e një mulliri ku dikur bluanin filatasit, të cilët u shpërngulën me kërbaç e pushkë. Ata më dhanë dhe mbiemrin e pranarit filatas nipërit e të cilit banojnë në Fier. Në dy – tre vende gjeta dhe dega borziloku. Më pëlqen të mendoj se fijet e borzilokut janë të mbjella prej filatasit të gjymtuar, që mundi të dal mbi Konispol. Se di pse nuk po më ndahet motivi i filatasit që shpuri nga Filati në Konispol një trastë me farë borziloku. Në hotel çdo mbrëmje e hedh vështrimin nga Kashta e Kumtrit, që në Çamëri e kanë quajtur Udha e Qumështit. Çamët u tregonin fëmijëve për Udhën e Qumështit. Një njeri kishte vjedhur kashtë. Por udhës thesi i kashtës i hapet vjedhësit dhe mbas tij u shpërnda kashta e vjedhur dhe u formua Udha e Qumështit. Dhe fëmijët çam sa binte nata e shikonin në qiell udhën që zgjatej me kashtën e vjedhur. Dua ta krahasoj filatasin e gjymtuar me vjedhësin e Kashtës së Kumtrit. Por krahasimi çalon. Megjithëse tregimi i çamëve synonte tu thoshte fëmijëve se njeriu nuk duhet të vjedh, ngjasimi me filatasin, që mbolli udhës për të dal në Konispol farë borziloku është i paqëlluar. Filatasi mori nga konaku në Filat çantën ku ishte borziloku i nënës. Ai nuk ka punë me vjedhësin e kashtës. Vjedhësi i kashtës kishte si atdhe qiellin, kurse filatasi me borzilokun e nënës në shpinë kishte vendlindje Çamërinë, ku edhe sot tek – tuk recitohen vargjet e Çajupit:  -/E dashur mëmëdhe!//Të dua dhe kështu si je!//Po kur të shoh të lirë/ /Do të dua më mirë/. Çajupi i ka shkuar këto vargje kur qysh moti kishte filluar gjenocidi i andartëve grek. Janë të skalitur në Çamëri dhe të Labëri shumë këngë që fiksojnë luftën dhe terrorin grek. – /Venizellua nga Gjiriti/ /Asqer nga Preveza ngriti/. Po kush janë “asqerët”? – Janë andartët grek me thika të posaçme për të therur çamët. Andartët i thernin çamët nga zverku me disa biçak me mill floriri dhe i ripnin nëpër rrepe sikur të ishin cjep.

Çamët e përzënë në karvanet e përgjakur kanë fiksuar në këngët e tyre dhe personazhet e mallkuar si gjeneral Griva, i cili gjithashtu ka bërë krime të përgjakëshme ndaj çamëve. E thotë dhe kronika në vargje: – /Viti katërmbëdhje seneja/ /Edhe Griva nga Moreja/. Nuk ka nevojë të qëmtosh në arkiva. Poeti çam në karvanin e dërrmuar e dokumenton edhe vitin. “Viti katërmbëdhjetë seneja!”. Historitë e çamëve janë të rrralla. Ata kanë qenë mysliman dhe kurrë nuk e ndërruan fenë. Një burrë i moshuar që ka qenë detar më thotë dhe këto fjalë: “Ujku thotë ai sulmon me dhëmb, demi me brirë, kurse greku me kishë”. Dhe pastaj ma këndon me zë të lart këngën që e këndonin në Marglliç: – /Biri, moj daulle, biri/ /Ta marr vesh dreqi dhe i biri//Ka lojt prifti nga fiqiri/. Dhe më tutje: /Bëre mirë aq e kaq/ /Prift, o papa Nikollaq/. Në punishten e këngëve ato kundër kishës janë ulur këmbëkryq.

 

-Cfarë po gjen në botën e ccamëve?

 

Ngado që qëmtoj këmbëngul që të gjej botën e çamëve. Të panjohurën. Prandaj në çdo takim fiksoja baladat, këngët, dasmat, mortet, xhamitë, lumenjtë, vajet, përrallat, zakonet, sarajet, vitoret, zanat, magjitë, mallkimet, paralajmërimet me kuisjet e qenve se kur do të kishte vdekje e të tjera. Nuk po e gjej dot të veçantën. Ato që i kisha shënuar në bllok në Prevezë kur i lexoja më dukeshin sikur i kisha vjelë në Luginën e Lumit të Vlorës. Për shëmbull trimja Laskarina Bubulina, e cila ishte arvanitase në kryengritjen kundër turqve humbi burrin dhe djalin. Vetë mori komandën e forcave kundër armiqve. Këngën, të cilën e mora në Marglliç  thotë: -/Bubulinë trime me nam/ /I nxore djemtë me pallë/ /Mariot dhe shqiptarë/. Sa më ngjante Bubulina me Miro Tërbaçin. Edhe sot ku ka famije çame ngrihen dolli si për Bubulinën dhe për Miro Tërbaçin. Duke u menduar nëpër Marglliç më vinte inat, që në motet e socializmit në Shqipëri propaganda e lustronte motivin edhe për detajin më të parëndësishëm të personazhit. Në shumë vende nëpër Çamërinë e shkretuar doja të zbrisja në “palcën” e një heroi siç qe Osman Taka, që përmendej vetëm për vallen e tij të famëshme. Jam ndodhorur në Ksamil në vitin 1978 kur vendin magjik e vizitoi Enver Hoxha. Për dreq dhe ai i fryjti të njëjtit zjarr. Foli për vallen e Osman Takës. Një vargmal me shkrime ishin shkruar për vallen e heroit çam nga Konispoli me shumë emër në çdo milimetër të Çamërisë. Edhe Enver Hoxha i ra fyellit në të njëjtën vrimë. Por Osamn Taka në rradhë të parë ishte veprimtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Osam Taka ishte “truri” i Lidhjes shqiptare në jug dhe prandaj autoritetet osmane e ndoqën, e burgosën dhe e vranë në Konispol. Natyrisht që ishte dhe valltar. Enver Hoxha në Ksamil nuk foli për meritat e Osman Takës. Atë ditë në Ksamil për të dëgjuar Enver Hoxhën erdhën të gjithë çamët nga çukat e Konispolit. Mbrritën qysh pa gdhirë. Udhën e largët e bën në këmbë, me kuaj e me mushka e me makinat e zbuluara të dërguara që nga Saranda. Por atë ditë çamët e lodhur mbetën të zhgënjyer. Enver Hoxha nuk foli fare për genocidin grek ndaj popullsisë çame të mbetur matanë kufirit. Nuk foli gjithashtu për pronat e çamëve, të cilat i kishin përvetësuar andartët grek. Po pse heshti tinëzisht Enver Hoxha për fatin e keq të çamëve?. Enver Hoxha që qe afër Çamërisë nuk i trazoi ujërat në Ksamil. Pse? Në një farë mënyre heshturazi kishte rënë në “ujdi” me qeveritarët grek. Përpara çamëve në Ksamil e hëngri turpin me bukë. Tek e sjell në imagjinatë atë takim të Enver Hoxhës në Ksamil me banorët e Sarandës dhe sidomos me atë të çamëve të Konispolit ndihem keq. Sa i vogël më është dukur në Ksamil Enver Hoxha përpara poetit Ndre Mjeda, i cili kishte shkruar 60 vjet më parë vargun homerik: – /Prej Tivarit e në Prevezë!

Në çdo takim me njerëz, të cilët nuk janë çam, më gërvishtin çështjen e zgjerimit të ujërave detare deri në 12 milje nga ana e grekërve. Një lajm i fundit që e ndoqa në Parathimi bënte fjalë për blerje armësh e avionësh ushtarak nga shteti grek. Njerëzit e thjeshtë duan të dinë hollësira. Mirë detin kërkojnë ta zgjerojnë, po çështjen çame përse nuk e zënë në gojë? Të njëjtën gjë që bënte Micotaqi i madh, këtë po bën dhe i biri, që tani është kryeministër. Bile ky i dyti është dhe më tamaqar. Përgjigjet e mia janë të thata. Unë nuk e njoh të drejtën Ndërkombëtare të detit.

 

-nesër do lexoni:

– Pavarësisht sesi do të katranoset marveshja e re që është në magjen e brumit ka rëndësi që Shkëmbi Barketa t’i mbetet Shqipërisë

-Në rininë time në një takim me shkrimtarin “X” ai tha që ti propozohet shokut Enver tha ai që mbi Shkëmbin Barketa të hidhet një kat me beton

– Pasi të hidhet një brez me beton, po në përmasat e shkëmbit, të ngrihet një basoreljev dhe mbi të vendoset monumenti i Hasan Tasinit

– Çamët e Prevezës më thonë se në Kuvendin e Vilajetit të Zhulatit të vitit 1830 ka marë pjesë dhe Xhafer Demua nga Filati