Sali Nallbani: Eqerem Vlora, na foli për Suedinë si vend i përparuar e me bukuri të rralla

726
Sigal

Në qershor të vitit I934, në Stokholm, fituam kupën ‘’Gardlund’’

Në qershor të vitit I934,në Stokholm, Saliu mundi kampionin e studentëve të këtij vendi, suedezin Morling, duke fituar kupën “Gardlund”. Emocionet ishin të pallogaritshme meqë për herë të parë ngrihej në një garë ndërkombëtare flamuri shqiptar. Ishte vërtetë një fillim i mbarë, gjërat po merrnin një rrjedhë të papritur dhe premtuese. Saliu qëndroi gati një muaj në shtetet skandinave, bëri mjaft ndeshje miqësore në Kopenhagen e që andej iu desh të kalonte në Stokholm, ku e priste një sfidë tjetër, do ndeshej  me dy lojtarët më të mirë të tenisit të Suedisë siç ishin Stellan dhe Ordmer. Pasioni dhe devotshmëria ndaj të bukurës e bënte Saliun që t’i ndiqte me interes pamjet e qyteteve dhe peizazheve përreth.

nga Agim Nallbani

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf