Analizat e shumta, të cilat i janë kushtuar aktit të vrasjes politike të gjeneral Telinit e vështrojnë me përmasat e një ngjarje, e cila futi në krizë marrëdhëniet politike dhe diplomatike mes Greqisë dhe Italisë. Vrasja e Telinit, në tokën greke ishte një akt kriminal i cili mund të ndryshonte raportet politike dhe diplomatike midis shteteve të Italisë dhe Greqisë. Ajo konsiderohet si “një ngjarje e keqe dhe e ndyrë”, e cila mund të sillte ngatërrime më të mëdhe si ngjarja e Sarajevës. Kjo e fundit krijoi përshpejtimin e krizës botërore e shprehur nëpërmjet Luftës së Parë Botërore “e përbotëshme që po vazhdon vrasja e Sarajevës”. Ndërsa, ngjarja kriminale ndaj Telinit shënon paturpësinë e politikës dhe shtetit grek, për të ndërmarrë ccfardolloj aktesh për të zgjeruar kufijtë e tyre politikë
Gazetat greke insistonin ditët e para të konfliktit se, ishin shqiptarët ata që i kishin “ra Telinit me shokë, por në tokën greke”, “i ndjeri general, Telini u gjend i vrarë 150 metra përtej vendit ku qëndronte automobili i misionit dhe të tjerët rreth automobilit. Vrasja u bë pa mëshirë dhe në një mënyrë të tmerruar, në kohën që trupat e tjerë të vrarëve sjell plagë shumë dhe shenjat e një plumbi dum – dum prej ccdo koke”. Ndërkohë, në vendin e krimit u gjend misioni grek pak pas vrasjes dhe lajmëroi misionin të kthehen prap pas dy orësh trupat e të vrarëve u dërguan në Janinë dhe u kërkua prej tyre që trupat të varroseshin me të shpejtë me pretekstin se ishte shumë nxehtë dhe mund të krijohej gjendje epidemike. Por këtë urdhër e kundërshtoi konsulli Italian, i cili insistoi, nga ana e tij, për t`i venë trupat e vdekur, në forma të mbyllura, në kasa dhe për t`i depozituar në shkollën greke të Sozimeas. Këto trupa, nga Janina u dërguan në qytetin e Prevezes ku u bënë edhe nderimet e duhura prej ushtrisë greke, e cila u detyrua pas ultimatumit që dha shteti Italian qeverisë greke.

Ndërsa, nga ana tjetër në Janinë ishte edhe Komisioni Ndërkombëtar për hetimin e vrasjes, në të cilin Shqipëria do të përfaqësohet prej Z. Mehdi Frashërit. Ky komision shprehu mendimin qe te zgjeroheshin hetimet duke u shtrire edhe ne Gjirokaster, kjo ishte deshira e qeverise greke, ndersa nga ana e pales shqipare nuk kishte asnje kundershtim dhe asnje frike, per te zgjeruar fushen e hetimeve edhe ne prefekturen e Korces. Per me teper, ne qytetin e Korces, do te kuptohej se cfare ndjenja kishte populli shqiptar, per misionin Italian dhe per te ndjerin Gjeneral Telini, i cili pak muaj me pare kishte shpetuar popullin e Korces nga trazime, per shka se ne kete qytet kishte hyre nje misionin grek me rreth 50 ushtare si per te demostruarforcen ushtarake greke. Ishte urdher i general Telinit qe ushtaret te zbrapseshin, nga Korca dhe pa shkaktuar pasoja.
Nderkohe, per hetim e kesaj ngjarje u krijua nje komision nderkombetar, I cili Ishte nen kryesine e nje zoterie nga Japonia, I cili do te jap raportin e pare pas disa ditesh ne qytetin e Janines. Ndersa qevevria shqiptare urdheron perfaqesuesin e saj Mehdi Frasherin te shkoi ne Gjeneve si kryetar I poerfaqesuesve tane. Po, ajo qe duet shume interesante eshte e lidhur me nje publikim te gazetave greke ne lidhje me nje pikpamje te Lumo Skendos persa I perket kaarkterit te shqiptarit duke e quajtur ate si “vrases dhe vjedhes”[1]. Jo vetem kaq forcat greke kishin zene nje bandit dhe vrases I arratisur shqiptar Sulo Bega nga Progonati. Ky emer ishte gjetur neper shkrimet e Sillogut Vorio – Epir ne Janine…… Ketij bukuroshi ju gjenden siper shkrime te Sillogut Vorio –Epirot te janines, liste teshash qe ishin dhene prej direktorit te Gjindarmerise te Janines dhe arme zjarri[2]. Nderkohe qeveria greke pregatiste terrenin per te shfaquar vehten e saj ne perballje me opinionin publik duke “larguar dhe internuar njerez nga vendi i krimit, te cilet jane me kurajo civile”[3]. Ushtria italiane e cila ka okupuar Korfuzin “zuri librin e protokolit te Vorio-Eirot dhe ka vene nen verejtjen e policies, kryetarin e tij te tanishem Themistokli Bamihen . Nderkohe jane burgosur ne Janine njerez qe kryesojne Vorio-Epirotet por nuk kane vene dore tek ata njerz te Athines, te cilet jane shoket e Spiro Milos. Sipas deshimimitareve te zene dhe gjenden ne Janine deshmuan ishin shtate vete te veshur me rroba ushtari dhe kalluce pa korone , kete e verteton edhe nje professor Italian i matematikes qe ishte ndodhur ne automobilin e misionit i cili shkoi gjysme ore me pare te automobile i te vrareve……
Mos pranimi i notes italiane prej qeverise greke godit nderin dhe dinjitetin e shtetit Italian dhe qeveria italiane qendron epatundur ne pikpmjen e vet dhe se veprimi I Musolinit u mbeshtet arsyes[4]. Jo vetem kaq, por, ne fillimet engjarjes kriminale qeevria greke, nepermjet shtypit kerkoi qe t`a ngarkoje pergjegjesine shqiptareve dhe kete e ka perforcuar edhe nepermjet deklaratave zyrtare, por duke mos llogaritur deri ku do te shkonte grushti I Musolinit dhe nepermjet nje deklarate qe I dha konferences e Ambasadoreve shfaq nepermjet nje menyre terthorazi se vrasesit nuk jane grek dhe se duhet kerkuar ne kufin e Shqiperise.
Nderkohe qeveria shqiptare, duke ju bere balle shpifjeve te gazetave dhe politikes greke “nxjerri ne drite disa fakte qe nuk lejne asnje dyshim per gjishtin qe paten zyrtaret grek ne vrasjen e delegacionit Italian[5]. Qendrimi I shtypit grek, menyra e bashkepunimit te delegacionit grek dhe ndersimi I popullit te Janines dhe te rretheve prej autoriteteve greke, kunder te ndjerit general jane prova te shendosha per gishtin qe pati shteti grek ne tragjedine e 27 gushtit 1923[6]
Gjeneral Telini, njeri me ndergjegje dhe i drejte, i nderuar prej Konferences per te caktuar kufijte shqiptaro-greke ne baze te drejtesise dhe sigurimit te nje qetesie midis dy shteteve fqinje, mbushi detyren e tij drejtesisht[7]. Duke pare greket veprimin e drejte te generalit, gje te te cilit shpirti i tyre s`e pranon kurre dhe duke mos mundur te benin balle me gjithe menyrat qe perdoren, arriten gjer ne aktin e fundit kriminal te vrasjes cnjerezore te delegacionit Italian Qeveria italiane ishte e bindur “per krimin e grekeve”[8], te cilet vepruan per te vetmin qellim sepse I ndjeri general po mbushte detyren qe I ishte ngarkuar me nje drejtesi.

Ajo qe verteton ne mneyre bindese veprimet djallezore te politikes grek lidhet me veprimet e 30 prillit, ne kohen qe 60 ushtare greke kaperxyen kufirin dhe arriten gjeri ne fshatin shqiptare te Plases. Ky marrshim ilegal dhe aspak ligjor justifikohej me idene, se ishte i nevojshem per punet e delegacionit grek. Por, general Telini, ne kohen qe mori vesh marrshimin e ushtareve grek e konsideroi kercenim te te kufirit shqiptar, nga ushtria greke dhe me te drejten e kryetarit te komisionit te kufijve urdheroi te ktheheshin mbrapa ushtaret greke[9]. Qellimi i kesaj lodre ishte se, duke patur ne brendesi te qytetit te Korces nje fuqi ushtarake shoqeruar dhe n ekordinim me cetat greke nga kufijte, te shkakatonin turbullime si ne vitin 1914. Veprimi i gjeneralit beri te mundur te ndalonte nje potere qe perfundimet nuk diheshin Por, ajo qe duket edhe me interesante eshte e lidhur situaten qe u krijua ne qytetin e Vores, i cili ishte ne Kohen e pregatitjes per te festuar 3 vjetorin nga “okupasioni Italian”[10]. Por ngjarja tragjike e vrasjes se delegacionit Italian prej grekeve e ndryshoi krejteshisht planin festiv te qytetit. Atje ku po beheshin pregatitjet per festime gezimi, per fitoren e luftes se Vlores u vendos te shfaqet hidherimi i popullit te qytetit, per vrasjen cnjerezore qe kishin bere greket ndaj delegcionit Italian me ne krye general Telinin, Bashkia e qytetit kishte vendosur, per zhvillimin e “nje manifestasioni”[11]. Per kete ngjarje, per te njoftuar opinion publik te qytetit u vendosen afishe ne ambjetet publike te qytetit, te cilat kishin kete permbajtje: Akti tragjik qe u zhvillua nga dora “asainene” vrastare ne token greke, shkaktuan nje zi, ne te cilin pjesa me e madhe i takon kombit shqiptar, per te drejtat te cilat general Telini me shoke dhane veten theror. Komisioni organizator i ketij manifestasoni, duke interpretuar ndjenjat plot simpati te popullit vlonjat, mbi ngjarjen tragjike, i drejtohet popullit fisnik te marre pjese ne kete manifestation”[12]
Ndersa, populli vlonjat ne meneyre te virtytshme dhe pa asnje paragjykim qofte praktik apao politik e kaperxeu situaten dhe beri te mblidhej ne sheshin perpara bashkise se qytetit. Kjo ngjarje e permasave kombetare dhe me gjere u konkretizuar ne 3 shtator, ora 10 paradite, per te shprehu ngushellimet e tij, ne menyre publike para godines se bashkise se qytetit me nje pjesemarrje rreth 3 – 4 mije vetesh, te shoqeruar edhe nje grup qytetaresh italianesh te veshur civil. Por, edhe me inetersantje eshte e lidhur me faktin se, ne kete cermoni u valviten te dy flamujet e ted y shteteve te shteti shqiptar dhe atij Italian, ne sfondin e tyre dallohej nje simbolike interesante me “shenja zije ne krye”[13]. Populli ne menyre te organizuar dhe qetesisht pasi shfaqi hidherimin e thelle u drejtua ne konsullaten italiane, ku kryebashkiaku beri fjalen e pershendetjes te popullit te Vlores. Ne kete cermoni ishte edhe konsulli Italian, i cili pershendeti popullin nepermjet nje fjale te shkurter por plot kuptim. Populli i orgnizuar ne menyre te vullnetshme u drejtua per te Kisha Katolike ne ambjetet e se ciles u be “nje pershperitje per deshmoret”[14]. kjo cermoni mortore u zhvilluar ne ambjentet e kishes katolike ku ishin prezent edhe personalitet te shtetit shqiptar, e cila u shoqerua me leximin e telegrameve me karakter ngushellimi drejtuar familjeve te te vrareve dhe qevevrise italiane…
Vrasja cnjerezore e gjenral Telinit, bashke me shoket e tij, helmoi pa mase gjithe popullin shqiptar, vecanerisht qytetin tone, ku I ndjeri u njojt mjaft mire, duke ndenjeur nje kohe prej disa muajsh. Sjelljet e tij fisnike dhe bujare dhe veprimi I drejte ne ceshtjen tone kombetare, I kishin fituar nje simpati dhe respect te madh ne popullin e Korces, I cili sot me lote ne sy i lutet te Madhit Zot per shpirtin e te paharruarit general qe ta kete nene prehjen e tij.





















