Nesër do të lexoni/ Spiro Mëhilli: Misioni sekret i nëndetëses gjermane NR.234 (U-Boti 234) dhe dorëzimi pa kushte i Japonisë

766
Prof. Ass. Dr. Spiro V. Mëhilli
Gjenerali SS Obergruppen Furher Hans Kammler ishte përgjegjësi i drejtpërdrejt nën urdhrat e Hitlerit për të gjithë aktivitetin nazist mbi kërkimet e armës sekrete. Laboratorët gjigantë amerikanë të projektit “Manhatan” ishin me shumë vonesë në përgatitjen e bombës së parë atomike. Ata në maj të vitit 1945 kishin të gatshëm 32 kg uranium-235 dhe diçka më pak arritën të siguronin 3 muajt pasardhës, që tregonte se forcat e armatosura amerikane nuk kishin kurrë mundësi të siguronin një sasi të mjaftueshme materiali shpërthyes që ta vendosnin brenda bombës që do të hidhej në qytetin e Hiroshimës, bombë e cila për të funksionuar siç duhej, kishte nevojë për të paktën 100 kg uranium-235. Ku e siguruan amerikanët këtë sasi të domosdoshme në mesin e vitit 1945? Sipas Joseph M. Scalia në librin: “Germany’s Last Mission to Japan”: “The failed voyage of U-234” bazuar në dëshmitë e shefit radiotelegrafist të U-234 Volfang Hirschfeld dhe komandantit të fregatës së Marinës Mbretërore Kanadeze James Lamb, rezulton: Në shkurt të vitit 1945, kur Lufta II Botërore për Gjermaninë e Hitlerit ishte në pikën e fundit dhe Japonia vazhdonte të rezistonte, kapitenleitenanti nazist Johan Heinrich Fehler (1910-1993) në krye të nëndetëses gjermane U-234 u ngarkua të kryente një mision të rrezikshëm dhe tepër sekret në Lindjen e Largët. Sipas urdhrave të marra direkt nga admirali Karl Denitz, “Delfini i Hitlerit”, njësia e tij nënujore me bazë në Kiel, duhej të kalonte me mision Detin e Veriut, Oqeanin Atlantik nga veriu drejt jugut, Kepin e Shpresës së Mirë dhe të futej në Oqeanin Indian me drejtim lindjen deri sa të arrinte në bazën japoneze Penang në Malajzi ose në bazën e Xhakartës në ishullin Giava. Oficeri nazist duhej të dorëzonte pranë autoriteteve japoneze rreth 150 tonë ngarkesë speciale, pajisje ushtarake të përpunuara….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal