Nesër do të lexoni/ Sefedin Methoxha: “Tenda e Trimave”

796
Sefedin METHOXHA
Gjithkush sot nuk e ka të vështirë të konstatojë se beteja e Tendës së Qypit është “arkivuar” prej vitesh. Dhe ziejnë tregimet dhe episodet ndaj saj, nga përfaqësues të “panteonit të rralluar” të veteranëve, bashkëluftëtarëve. Kemi pasur privilegjin të lexojmë kujtimet e Orhan Frashërit pjesëmarrës në betejën e Tendës së Qypit, kur thotë se magjia e kohës së Luftës, shkathtësia e grupit të tretë partizan të Skraparit dhe dy batalioneve të Brigadës së Parë sulmuese ishin si lava e vullkanit në betejën kundër nazistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Ato të rrëmbenin, të mbushnin kraharorin, të bënin për vete… Dy data historike do të mbeten gjatë në memorien e njerëzve të kësaj krahine. 15 janar 1944 dhe 20 janar 1944; para, formimi i Grupit të tretë partizan të Skraparit dhe e dyta beteja e Tendës së Qypit kundër gjermanëve. Dy përvjetorë, një ideal, një qëllim, I njëjti heroizëm, beteja kundër pushtuesit. Grupi partizan i Skraparit përbëhej nga djem të rinj. Në krye kishin komandantin e grupit, trimin Zylyftar Veleshja, s`mund t’i linte vetëm ata djem të rinj. Komandanti vazhdoi të komandojë partizanët e grupit…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal