Nesër do të lexoni/ Mit’hat Frashëri, debati me ministrat grekë për çështjen shqiptare

633
ARKIVA III DHE IV / Detaje nga letërkëmbimi i ministrit të parë Fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi

Mit’hat Frashëri, debati me ministrat grekë për çështjen shqiptare 

Leonard VEIZI

(Vijon nga numri i kaluar)
Nga Athina, në datë 7 nëntor 1925 Mit’hat Frashëri jep një informacion të detajuar lidhur rreth bisedimeve të tij me autoritete të larta të shtetit grek, pikëpamjet e tyre të gabuara për ortodoksët shqiptarë, numrin dhe karakterin etnik, çështjen e shtimit të shkollave greke për minoritetin, kundërshtitë për autoqefalinë e kishës shqiptare.
LETRA
Alarmi i ministrit fuqiplotë
“Z.Ministër! 
Si vazhdim ne telegrafi im i 4 Ct, relatif me konvensionin për nënshtetësinë dhe tendenca që çfaqetë në Ministri Helenike për të bashkuarë këtë çështje me atë të shkollavet greke:
Më 3 Ct, vajçë ne Drejtori Gjeneral të kuvendonj se amiral Haxhi Qiriakoja si axhami dhe provizor nukë mirretë me punët e zyravet. Kisha një tok sende për t’i thënë, midis të tjerave ajo e Maxhar Dinos, e pesë fëmijëvet shqiptarë në Konicë që (veç shtëpivet) u kanë marrë dhe drithët e arësë. Për Maxharin më dha fjalë se të nesërmen do ta thëresë vetë ta pyesë dhe të kupëtojë punën. Edhe me të vërtet kështu bëri. Që me 4 Ct, Maxhar Dinoja u la i lirë në Athinë duke u detyruarë që të paraqitetë çdo ditë në polici. Për Koniciotët më dha fjalë se do të shkrojë në Konicë. Për punën e konvensionit më tha se do jipetë një afat i ri, po shtoj, edhe Shqipërija nukë mban zotimet e saj, dhe duke thirurë Z.Kolokotroni çeli çështjen e shkollavet greke. I thashë se po bisedonj jo zyrtarisht, me qenë se nuk kam no një autorizim, as që Qeverija ime më ka bërë no një komunikim gjer më sot. 
Kupëtova se:
1. Greqia beson që në Shqipëri ka dyqind e tridhjetë mijë ortodoksë-grekër, prej të cilëve vetëm 300 janë shqipëtarë, që duanë Shqipënë; të tjerët janë grekër dhe duanë greqishtenë;
2. Se kisha Shqipëtare duhet të jetë autonome dhe jo autokefale;
3. Se ortodoksët shqipëtarë duanë mprojturë prej Greqisë;
4. Se Z. Ahmet Zogu ka bërë zotime për këtë punë kur ishte në Beligrad;
5. Se tani duhetë që edhe Shqipërija të bëjë një marrëveshje, një konvension për këta sende me Greqinë.
Me një fjalë Zoti Ministër, Greqia kërkon të lozë përkundrejt Shqipërisë atë rol që ka lojtar Rusia e Carëve përkundrejt Tyrqisë së Sulltanëvet. Refuzova pretendimet e Ministrisë Greke, po, me qenë se ishte bërë vonë, prëmë vajta dhe pashë Kolokotronin, në zyrë të tij. Biseduam afro një orë e 15 minuta. I dhashë të kupëtojë se çështja e Minoritetevet, me qenë se kemi 20.000 grekofonë, në Shqipëri….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal