Nesër do të lexoni/ Lufta e Gjakovës, 1 – 6 shtator 1878

772
Gëzim Zilja
Në fund të gushtit 1878, u dërgua në Shqipëri nga Porta e Lartë, Memet Ali Pashë Maxhari, si komisar me fuqi të jashtëzakonshme për të caktuar kufijtë turko-malazez, sipas vendimeve të Kongresit të Berlinit, i shoqëruar nga tre batalione turke. Memet Ali Pasha kishte qenë njëkohësisht dhe delegat i qeverisë turke në kongresin e Berlinit. Ai u porosit, që para se të shkonte në kufi të bindte “Komitetin e Lidhjes” të mos e kundërshtonte dorëzimin e Plavës dhe të Gucisë. Arriti në Prizren më 25 gusht 1878 dhe ra në kontakt me anëtarët e “Lidhjes”. Më 26 gusht asnjë anëtar i saj nuk erdhi në mbledhjen e paralajmëruar nga i dërguari i Sulltanit. Një ditë më vonë kryengritësit të zemëruar vrasin telegrafistin e Memet Pashës, si një paralajmërim për mosdorëzimin e trojeve shqiptare: 
Me ‘izet e shtat’ gusht, sahati tre,
Në Prizren kish ra rrufe,
Me të shtimet e kapakljisë,
Ish vra telegrafisti i Turqisë,
E kish vra një trim lumjan,
Dan (Ramadan) Zaskoci i paskan thanë.
Më 31 gusht komisari turk u nis për në Gjakovë. Më 1 shtator thirri sërish krerët e “Lidhjes” dhe u bëri thirrje të mos bënin rezistencë, por hasi…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal