Nesër do të lexoni/ “Kujtimet e një Firmëtari”

972
Gëzim Llojdia
Janë ribotuar në një tirazh të konsiderueshëm “Kujtimet e një firmëtari” të shkruara nga Firmëtari i Pavarësisë Kombëtare, Hajredin Bej Cakrani. Redaktor i librit Kastriot Bimo, si dhe të gjitha të drejtat i përkasin autorit, avokat Kujtim Cakrani. Ndonëse kujtimet e këtij firmëtari mbyllen në vjeshtën e tretë të 15 nëntorit të vitit 1932, ngjarjet hedhin dritë përmbi periudha të errëta të historisë shqiptare, nga viti ’12-’32të shekullit XX. Autori me një gjuhë të pasur ka sjellë dokumente të rralla, për historinë shqiptare. Duhet theksuar se firmëtari H. Cakrani i ka sjellë ngjarjet siç ato kanë ndodhur në vitet e Pavarësisë dhe në kohën e mëvonshme, si Lufta e Vlorës, Kongresi i Lushnjës, Parlamenti shqiptar. Një veçanti që bie në sy është se autori shqyrton me hollësi konfliktin që ka pasur me I. Qemalin lidhur me çështjen e koncesioneve për të cilën historiografia e viteve të socializmit ka spekuluar ose e ka fshirë nga kujtesa e saj. Janë shumë ngjarje të vendosura në sfondin historik dhe meritojnë vëmendje nga historianët dhe studiuesit e periudhës së viteve ’12-’39. 
Hajredin Bej Cakrani kujton: “Kur më erdh’ telegrami që më kërkohin të isha më Vlorë, po me gjithë̈ batalionë, se e kishin ndarë si duket mëndjen për aty….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal