Në ishullin ku gjendet manastiri “Fjetja e Shën Mërisë” në një ditë të veçantë

1924
GËZIM LLOJDIA*

1.
Manastiri: “Fjetja e Shën Mërisë” në ishullin e Zvërnecit. Në mbrëmje të datës 14 gusht në ishullin e Zvërnecit, si çdo vit, mblidhen qindra besimtarë ortodoksë për të festuar ditën e Shën Mërisë në manastirin shekullor, që mban emrin e Marisë. Asgjë nuk ka ndryshuar nga vitet e tjera në rituale.Vetëm këtë vit Bashkia ka rindërtuar urën prej druri, një atraksion i bukur dhe më i veçanti.

2.
Shfaqet ishull i Zvërnecit. Një pyll dhe disa ndërtesa lyer në të verdhë. Përpara kemi një urë druri. Imazhi i saj dhe godina e manastirit gjenden përherë në fotot turistike si dhe në botimet për kishat dhe manastiret bizantine. Një dukuri që më befasoi ishte shterimi i ujërave të ishullit. Sipërfaqja e tharë sivjet ishte dyfish më e madhe. As manastiri shekullor nuk i ishte nënshtruar ndonjë restaurimi. 4 kolona të tij janë në rrugën e shembjes nga vitet e e gra dhe erozioni, erërat e forta që këtu ndihet më shumë. Manastiri është vepër kulti që funksionon edhe pas kaq shekujsh, por ai është ndërkaq edhe një monument kulture. Nga restaurimi i parë kanë mbetur shenjat treguese, mospërfundimi i shtrimit me pllaka, vendosja e disa gureve në mënyrë amatoreske, kur rikthimi i objektit në pamjen e tij fillestare është dhe mbetet objektiv. Ky objekt kulti duhet shpëtuar.

3.
Manastri ruan bukurinë e tij në formën origjinale ashtu sikurse ai u rrezistoi kohëve me mjegull dhe shekujve të jetës së tij 4 kolona kryesore janë të degraduar deri në shkallën e fundit. Duke njohur përbërjen e tyre rrëziku, që shtohet bëhet edhe më prezent ngase ditët kalojnë dhe restaurimi i objektit s’duket fare në horizont. Madje kjo bëhet kryesore duke njohur edhe faktin që këto kolona kërkojnë ndëryrhe të menjëhershme për t’i rikthyer ato në pozicioin e tyre fillestar. Gjurmët e restaurimit të ndërhyrjes rreth 14 vjet më parë shfaqen qartazi si punime të kryera jo me cilësi dhe jashtë parametrave. Në këtë thesar që ende ruhet i tillë duhet të ndërhyhet me projekt restaurimi. Si pronësi është e kishës, por duke qenë një monument kulture ai kërkon një ndërhyrje te specializuar në një kohë të shpejt marrë si shenjë edhe nga vizitueshmëria e madhe e frekuentimit në rituale fetare, por më shumë nga vizitat turistike të qindra të huajve që e kanë të regjistruar në guida turistike. Brenda manastirit në të djahtë të tij poshtme kishte nje kryq hekuri te ngulur ne toke.Manastiri i Zvërnecit aktualisht ka dy funksione të rëndësishme. Në të këtë objekt kryehen ritual fetaret ndër më të përmendurat është: 15 gushti ditëlindja e Shën Mërisë festohet në mbrëmje duke u shoqëruar me qëndrimin në manastir dhe fjetja në territorin e ishullit sipas ritualevev të shumta të kishës dhe shoqërimi në mëngjes me degën e dafinës. Funksioni tjetër është turizmi kulturor tërheq mjaftë vizitorë.

5.
Pas kësaj i hedh një sy varrit të Marigosë. Me mermer të zi dhe germa të mëdha lexohet: Marigo Pozio. “Ç’po qëndis moj Marigo….” më vijnë ndër mend vargjet.Nisemi për nga pylli. I egër dhe madhështor. Hijezim. Aty këtu banorët këpusin dafinë në tufa të mëdha. Mesa shikoj ajo gjendet në gjendje të egër. Më tërhoqi një dhomë e veçantë e manastirit, vendi i murgjve. Mbështetëset prej druri ku vareshin murgjit në përhumbjen e madhe. Dritare të vogla vend për meditim dhe pastrim shpirti. Sipas rrëfimeve të ish drejtuesve të Komitetit ekzekutiv të qytetit një letër e ardhur nga Kolonja tregonte manastirin si vend ku prehej Marigoja. Ajo ishte varrosur sipas të dhënave aty në vitin 1932. Besimi i Marigosë e kishte sjellë në dyert e një vendi mitik ku preheshin dhe shpirtrat e murgjve, nga koha e mjegullës së përhimët, deri në vitet kur ligji i vitit 1967, prishi dhe kyçi dyert e manastireve. Aty pranë ka edhe disa varre të tjera, mes tyre një mbishkrim grek. Arsyen se përse është në këtë gjuhë nuk ta shpjegon askush në këtë ditë feste, ku njerëzia vërdallosen sa në manastir e sa rreth tij e larg tij në pyll.

6.
Sipas studiuesit, Aleksandër Meksi kisha e Shën Mërisë së Manastirit të Zvërnecit është e tipit “kryq i lirë” me kupole. Ajo mbart në vetvete dy faza ndërtimi, duke u veçuar në pjesën e vjetër dhe atë të re. E vjetra përbëhet nga Naosi (salla) dhe Narteksi (parasalla). Naosi ka formën e një kryqi të lirë, ku krahet lindore dhe perëndimore janë më të gjatë se krahët jugore dhe veriore. Ai përbëhet nga absida, një protezis gjysmë rrethor dhe diakonikoni. Pjesën më të madhe të tij e zë tamburi me kupolën, i cili është ndërtuar me gurë e copa tullash të vendosur me llaç midis tyre. Narteksi është pjesa tjetër e ndërtimit të vjetër dhe përfaqësohet nga një zgjatim katërkëndor. Ndërsa pjesa më e re e kësaj kishe përbëhet nga ekzonarteksi (Portiku) dhe kambanorja. Ekzonarteksi është ndërtuar me të njëjtën teknike si pjesa e vjetër e kishës dhe është shtuar më vonë. Fasada e tij përbëhet nga shtatë harkada të mbështetura në gjashtë kolona, të cilat janë ndikim i një arkitekture romake me atë bizantine. Në pjesën perëndimore të kishës ndodhet kambanorja, e cila mund të jetë e të njëjtës kohë ndërtimi me ekzonarteksin. Restaurimi i fundit i këtij objekti është bërë në vitin 2003. Për përcaktimin e kohës së ndërtimit të kësaj faltoreje kristiane ekzistojnë disa mendime. Studjuesi shqiptar A. Meksi argumenton se kisha i përket shek XIII-XIV. Ndërsa çifti i studjuesve austriakë Helmut dhe Herta Bushhausen mendon se koha e ndërtimit i përket shek. X. Kurse një tjetër studjues Krauthemeri mendon se ky tip manastiri e ka marrë stilin arkitektonik nga mauzoleumet romake dhe është ndërtuar larg qendrave urbane midis shekujve X-XI. Kjo ide duket interesante, sepse çuditërisht brenda kishës në Naos ndodhet në dyshemenë e saj edhe një pllakë varri. E shkruar në greqishten bizantine, ajo ka sherbyer si mbulesa e një sarkofagu, i cili ose ka qenë aty qysh ne fillim, ose është marrë nga ndertuesit për t’u vendosur në dyshemenë e sallës së kishës.
7.
Autori Theofan Popa duke iu referuar shënimeve te Historianes Bizantine Ana Komnena mendon se: varri duhet të ketë qenë i Dukës Argjiro KARANXHAS, i cili u dërgua në këtë rajon në shekullin XI nga Perandori Bizantin Aleks Komneni.
Argjirio Karanxha ishte komandant i gardës Perandorake Bizantine (Eteriarh). Ai u dërgua në vitin 1091 nga Perandori Aleks Komneni me mision në Durrës, i pajisur me dy letra. Njëra ishte për Joan Komnenin, Dukën e Durrësit, ndërsa tjetra ishte për parinë e këtij qyteti. Argjiro Karanxha u nis drejt këtij qyteti me qëllim të dyfishtë. Si fillim ai do të dorëzonte letrën e parë, e cila i kërkonte Dukës Joan, që të shkonte në Kostandinopol, për të dhënë shpjegime, pasi dyshohej për veprimtari komplotiste ndaj Perandorit. Qëllimi kryesor i Argjiros ishte ta bindte Dukën Joan, që të kthehej në Kryeqytet dhe vetë të merrte kontrollin e Durrësit. Ndërkohë që letra e dytë me të cilën Perandori e kishte ngarkuar Karanxhasin ishte tepër sekrete. Atë ai do ta përdorte në rast se vërtetohej fakti se Duka Joan ishte vërtet komplotist. Atëherë Argjiro Karanxhas do ta përdorte këtë letër, duke i kërkuar në emër të Perandorit Parisë së Durrësit ndihmë, për të arrestuar Dukën Joan, që ishte njëkohësisht nip i Perandorit. Por në këtë mision u përdor vetëm letra e parë, sepse Joan Komneni u bind nga Argjiroja dhe u nis drejt Perandorit, që ndodhej në Filipol të Bullgarisë. Këtu Perandori e priti dhe pasi u bind se akuzat e përhapura për të nipin ishin të rremë, e nisi përsëri drejt Durrësit ku e “thërriste detyra”. (Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë, shek X-XV, Tiranë 1975, fq 107). Ky ishte njoftimi që na jep në librin e saj Aleksiada (vëll II. Lib VIII, 7.8 fq 19-23) historiania bizantine Ana Komnena për misionin e Komandantit Argjiro Karanxhas, i cili u dërgua në Durrës për të marrë drejtimin e kësaj theme në vitin 1091. Argjiro duhet të ketë qëndruar në Durrës për një periudhë të shkurtër pothuajse dy mujore. Për fatin e tij nuk dihet gjë se ç’ndodh më tej. Por erdhi dita kur studjuesi i monumenteve të kultit kishtar i ndjeri Theofan Popa, publikon në librin e tij: “Mbishkrime të kishave të Shqipërisë”, një mbishkrim nga Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Zvërnec të Vlorës. Mbishkrimi ndodhet në dyshemenë e sallës së kishës mbi një pllakë varri prej guri gëlqeror të gjatë 1.87 m e të gjerë 0.67 m. Ai është vendosur në një fushë të sheshtë. Pllaka anash është zbukuruar nga imitimi i dy kolonave korintikë, sipër të cilave qëndron një hark. Mbishkrimi përbëhet nga 3 rreshta dhe përmban këtë tekst: “Këtu prehet Kondos Karanxhas, burrë fisnik me prejardhje prej një fisi fisnik, degë fisnike”. Poshtë mbishkrimit dora e e një skulptori ka gdhendur me shumë art, një kafkë njeriu, rrethuar prej një gjarpri e të kurorëzuar prej dy kockash simbol, i cili nuk është shpjeguar deri më tani.

8.
Djali i Mark Ndojës, Leka përkthyesi , dhe mësuesi Vangjel Pici më tha se kishte njohur Markun kur ishte i izoluar në Zvërnec. Ka pasur edhe shumë politikanë të tjerë apo krijues që u mbyllën në Zvërnec. Kur kishat panë ditën e errtë të kohës , murgu i fundit iku sy lotuar për djegien e bibliotekës më të madhe. Ishulli i Zvërencit është i rrethuar nga ujërat e ndenjura që nuk kapin 30-50 cm lartësi.Gjithë faqja lindore dhe veriore e manastiri ka këtë fushëpamje.Ujëra. Dikur murgjit udhëtonin nëpër llumbërtirën me kripë, leshterikë.Pas manastirit është pylli me drurë të lartë. Pjesa tjetër rrethohet nga uji ku gjendet Kisha e Shen Triades.

9.
Themeluesi i jetës manastiriale për herë të parë në botë ishte Pakomi, i cili lindi dhe jetoi në Egjipt gjatë shekullit IV. Ai krijoi komunitetin e parë të njerëzve që jetonin të veçuar dhe i përkushtoheshin vetëm besimit. Këta njerëz u quajtën murgj dhe jetonin në kuvende, nga ku i largoheshin jetës së përditshme dhe kërkonin në vetmi paqen dhe qetësinë. Ata kishin si detyrë kryesore që t’i luteshin zotit së bashku, kurse pjesën tjetër të kohës e kalonin duke iu përkushtuar zejeve, shkrimit të librave, kopjimit të traktateve, veprimtarive të tjera, etj. Pakomi përcaktoi edhe rregullat e para të këtij shërbimi siç ishin; betimi, besimi, dhe bindja ndaj kryemurgut. Manastiri është një institucion i veçantë që vepron brenda kishës si organizatë fetare zyrtare. Ai përbëhet nga një objekt në formë katërkëndëshi, ku në qendër të tij është vendosur kisha, e cila zakonisht mban emrin e një figure të Panteonit Kristian. Kisha rrethohet nga një oborr i gjerë rreth të cilit janë vendosur një kishëz më e vogël, banesat e murgjve, mensa (trapezeria), punishtja, depot, stallat, etj. Manastiret ndërtoheshin në vende të veçuara, dhe të mbrojtura larg qendrave të banuara. Njerëzit që jetonin në Manastire quheshin murgj. Ata ishin persona që në mënyrë individuale e kishin braktisur jetën e përditshme dhe i ishin kushtuar këtij shërbimi, për të arritur bashkimin me zotin. Nën drejtimin e kryemurgut (Abatit, Igumenit) ata bënin një jetë të thjeshtë, të bindur, dhe të përkushtuar. Në manastire ishin hapur shkolla, ishin ngritur punishte etj, ishin krijuar anekse të veçanta për të sëmuret psiqike. Pranë tyre zhvilloheshin panaire, ndërsa në to murgj të specializuar shkruanin libra, kodike, traktate si dhe kopjonin vepra te autoreve te shquar. Në rrethana të tilla në manastire u realizuan kodike, ikona, afreske, epitafe dhe vepra të tjera artistike e kulturore. Diku rreth shekullit VI kjo traditë nisi të aplikohej edhe në vendin tonë, duke krijuar traditën e saj edhe në rajonin e Vlorës, ku nuk mungonin vendet e përshtatshme dhe të vetmuara për ngritjen e manastireve.
*Anëtar i akademisë Evropiane të arteve
Sigal