Myslym Peza, ‘Heroi i Popullit’, figurë e ndritur dhe e lavdishme

372
Sigal

Rrëfime për Telegraf:

Shërber Karuli*&Pëllumb Luzi**

Gjatë gjithë dekadave pas çlirimit, Babë Myslymi mbeti njeri i thjeshtë, masovik, human e demokrat dhe i vërtetë e i lidhur ngushtë me hallet e njerëzve. Dyert e shtëpisë së tij ishin gjithmonë të hapura për njerëzit e thjeshtë të popullit të ardhur nga Durrësi, Kavaja, Rrogozhina, Shijaku, Peqini, Lushnja, Elbasani etj. Shpesh atë e shikoje të shkonte tek shokët e bashkëluftëtarët e hershëm të tij si Haxhi Lleshi, Spiro Moisiu, Nuz e Kasem Hakrama, Shaban Rexha, Dyl e Xheladin Xhelmeta, Muharrem Çelmeta, Qazim Bardhi etj Madje dhe deri tek më të rinjtë. Nuk pati rreth të Shqipërisë ku nuk shkoi Myslym Peza. Jo më kot njerëzit thonin: “Baba nuk plaket kurrë, ai qëndron si lis, na begenis dhe e begenisim”. Ai punoi me përkushtim për mbrojtjen e idealeve të LANÇ-it e një demokracie të vërtetë deri sa i ndali zemra më 7 shkurt 1984.

Myslym Peza radhitet ndër figurat më të shquara patriotike e të spikatura të popullit shqiptar në shekullin e 20-të. Më 1 maj 1997 në Pezë të Madhe lindi Myslym Peza. Së bashku me qumështin e nënës, ai u mëkua dhe me traditat më të mira patriotike e atdhetare të paraardhësve të vet të shquar, të gjithë me origjine autoktone nga Peza. Ai ishte pjesëmarrës aktiv në lëvizjen demokratike të viteve 1920-1924 dhe së bashku me patriotë të tjerë do të vihej në ballë të luftës kundër regjimit obskurantist e satrap të Ahmet Zogut, i cili erdhi në fuqi nëpërmjet hordhive të miqve të tij çetnike serbo-malazeze. Ishte Myslym Peza, ai që vrau Osman Balin, vegël qorre e Esat Pashe Toptanit dhe shërbëtor i Ahmet Zogut. Rezistenca e paepur ndaj regjimit zogolian, si dhe 9 vitet e errëta në mërgim jashtë vendit, kalitën te Myslym Peza cilësi e virtyte të larta atdhedashurie, patriotike e njerëzore. Njihet kontributi i familjes Peza në përkrahjen e qeverisë së Ismail Qemalit dhe lidhjet e ngushta të saj me Luigj Gurakuqin e Riza Cerovën, apo dhe përkrahja e madhe që i ka dhënë Qeverisë së Fan Nolit. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste ai kthehet menjëherë në Atdhe dhe fillon përpjekjet për organizimin e luftës kundër pushtuesit. Më datë 5 QERSHOR 1940 ai formon Çetën e Parë Patriotike-Antifashiste në Shqipëri. Kjo çetë njihet si formacioni i parë antifashist në Ballkan dhe në Evropë.

Më datë 16 MARS 1941 u bë përpjekja e parë e përgjakshme e kësaj çete me mbi 760 trupa të zgjedhura fashiste italiane, atje ku armiku la në fushën e betejës 84 të vrarë e dhjetëra të plagosur. Në përbërjen e çetës së parë ishin thuajse të gjithë pjesëtarët e familjes Peza, bashkëshortja Zenepe, djali i madh Skënderi, vajza Dija, i vëllai i madh Shyqyriu së bashku me bashkëshorten Feridenë e 2 vajzat Myrveten e Luçian, kushëriri i tij Dyrr Peza së bashku me të shoqen Haxhirenë dhe të vëllanë Hasan Peza, edhe ky me bashkëshorten Ismete, etj. Më 21 gusht 1941, me ardhjen e Vasil Shantos në Pezë, çeta pagëzohet si çeta e parë partizane me komandant Myslym Peza e komisar Vasil Shanto. Me largimin e Vasilit, komisar i çetës zgjidhet Mustafa Gjinishi. Më 16 shtator 1942 në shtëpinë e Babë Myslymit në Pezë u mbajt Konferenca e Parë Nacional-çlirimtare me program pa dallim feje, krahine dhe ideje. Në këtë konferencë, Babë Myslymi ishte delegat dhe zgjidhet anëtar i këshillit të përgjithshëm antifashist nacional-çlirimtar të popullit shqiptar. Fashistët kanë ndërmarrë mbi 18 operacione të përgjakshme kundër Pezës e trevave rrotull saj, atje ku kanë lënë mbi 700 të vrarë e qindra të plagosur. Më datë 15 Mars 1943 u krijua batalioni partizan i Pezës me komandant Myslym Pezën e komisar Mustafa Gjinishin. Më datë 26 qershor 1943, rrugës kur po shkonte për të marrë pjesë në Konferencën e Labinotit në Elbasan, atje ku u krijuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Babë Myslymit në Peqin iu bë pritë nga forcat xhandaro-milice dhe ai u plagos. Por ai u mjekua dhe më 10 korrik 19943 mori pjesë në Konferencën e Labinotit. Më 18 korrik 1943 u krijua grupi partizan i Pezës me komandant Myslym Pezën e komisar Kristo Themelkon.

Myslym Peza udhëhoqi formacionin partizan të Pezës mbi 5 vjet me zgjuarsi e guxim duke kryer luftime të suksesshme në një sipërfaqe 1200 km2, në zemër të Shqipërisë dhe të rrethuar nga të gjitha anët me rrugë automobilistike. Historiografia ushtarake ka material të bollshëm për të realizuar një studim shkencor mbi veprimtarinë luftarake të formacioneve të Pezës. Madje ka informacione të bollshme dhe për kontributin e Myslym Pezës si komandant legjendar. Në një rast, gjatë rrugës duke shkuar për në Kongresin e Përmetit, Myslym Peza e shoqëruesit e tij u ndodhën në një situate të vështirë orientimi në mesin e pyllit të madh të Odriçanit. Një nga shokët e grupit, i cili kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Gjermani, u shpreh se “s’kemi nevojë për korrier, pasi kemi hartën”. Myslymi e pyet se kur ishte prodhuar harta dhe nga kush. E ai u përgjigj se është prodhuar nga italianët më 1938. Myslymi u përgjigj se nga viti 1938 e deri në 1944, që bëjnë gjashtë vjet, nuk paska rënë fare tërmet, zjarr, shi, borë etj. Akademisti mbeti i befasuar dhe po mos të kishte ardhur në kohë korrieri rrezikohej pjesëmarrja për në Konferencën e Përmetit. Ai thoshte shpesh se duhet bërë rikonicioni i terrenit, sepse harta të fut në pyll e të lë aty. Në Konferencën e Labinotit, më 10 korrik 1943, Babë Myslymi u zgjodh anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNCSH-së, kurse në Kongresin e Përmetit u zgjodh anëtar i KANC-it, organ me atributet e qeverisë. Në mbledhjen e dytë të KANC-it, në Berat, u zgjodh zv.kryetar i qeverisë demokratike provizore të Shqipërisë. Pas çlirimit të Shqipërisë, Myslym Peza, dha një kontribut të çmuar për rimëkëmbjen e ndërtimin e vendit dhe po ashtu edhe në forcimin e modernizimin e Ushtrisë Popullore. Atij iu dhe grada e Gjeneralit. Ka qenë deputet i Kuvendit në të gjitha legjislaturat e tij, madje dhe zv/president i Kuvendit Popullor. Gjatë gjithë dekadave pas çlirimit, Babë Myslymi mbeti njeri i thjeshtë, masovik, human e demokrat dhe i vërtetë e i lidhur ngushtë me hallet e njerëzve. Dyert e shtëpisë së tij ishin gjithmonë të hapura për njerëzit e thjeshtë të popullit të ardhur nga Durrësi, Kavaja, Rrogozhina, Shijaku, Peqini, Lushnja, Elbasani etj.

Shpesh atë e shikoje të shkonte tek shokët e bashkëluftëtarët e hershëm të tij si Haxhi Lleshi, Spiro Moisiu, Nuz e Kasem Hakrama, Shaban Rexha, Dyl e Xheladin Xhelmeta, Muharrem Çelmeta, Qazim Bardhi etj Madje dhe deri tek më të rinjtë. Nuk pati rreth të Shqipërisë ku nuk shkoi Myslym Peza. Jo më kot njerëzit thonin: “Baba nuk plaket kurrë, ai qëndron si lis, na begenis dhe e begenisim”. Ai punoi me përkushtim për mbrojtjen e idealeve të LANÇ-it e një demokracie të vërtetë deri sa i ndali zemra më 7 shkurt 1984. Interesant është fakti se Myslymi, së bashku me Haxhi Lleshin, më 27 shtator 1945 nga Tetova në Maqedoni dhe u takua thuajse me të gjithë kuadrot e Brigadës 22-të Pezës. Ai u çmall me to, pasi kishte 1 vit pa i parë, takim ky që la mbresa të jashtëzakonshme. Figura, emri dhe vepra e Myslym Pezës nuk ka për t’u harruar kurrë. Nëse deri më tani është popullarizuar figura e Babë Myslymit, tashmë kërkohet që të propagandohet edhe më shumë duke vënë në dukje anët cilësore të personalitetit të tij. Po kështu janë disa objekte që mbajnë emrin e Myslym Pezës. Është koha që udhëheqësi popullor të mund të përjetësohet nëpër lapidare, pllaka përkujtimore, muzetë etj. Shoqata jonë dhe degët e saj në rrethe në bashkëpunim me organizatën e veteranëve të LANC-it në rrethe, organizatën kombëtare të familjeve të dëshmorëve të atdheut dhe shoqatën e invalidëve të LANC-it, në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor, të ngulin këmbë më shumë se deri tani për më shume simbole, riparimin e atyre ekzistuese, si dhe veprimtari propaganduese me qëllim që të përjetësohet LANC-i, të ngrihen lart trimat e lavdishëm që ranë dhe që ai i udhëhoqi. Kjo do të bëjë që brezat e rinj të njihen e edukohen me këtë frymë atdhetare e patriotike.

* Ish efektiv i grupit partizan të Pezës

**Kryetar i Shoqatës P-K Myslym Peza / 2015