Mustafa Dedenika:Kush priste një dru në pyll shkonte në burg, ja çfarë më tha Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu për ruajtjen e tyre

720
Sigal

INTERVISTA/ Flet inxhinieri i pyjeve Mustafa Dedenika: Pse e kundërshtova Hysni Kapon për pyjet Pukës

Mustafa Dedenika është lindur në Dukat në 27 shtator 1938 ka mbaruar shkollën 7- vjeçare në Dukat.  Në 1951-n shkoi një vit në Shtëpinë e Fëmijës, pastaj në shkollën e mesme Kamëz Tiranë. Aty mësoi në Degën e Pylltarisë.  Kamza ishte në pozicion shumë të mirë. Aty ishte fusha e Kamzës ishte e mbushur me ujë. Kudo kishte shkurre kishte vetëm 2 ha vreshta në pjesën e Mëzezit. I kujtohet se në periudhën e dimrit aty kishte rosa dhe pata të egra. Pra, mishi i egër ishte nëpër këmbë. Ishte viti 1952, Kushtet në shkollë ishin shumë të këqija. Ngroheshin në një stufë llamarine, ku më shumë nxirrte tym se zjarr, pra më para ftohej se ngrohej dhoma, ku flinin. Që nga Vlora deri në Tiranë  kur ecje me makinë shikoje driza, ferra dhe ullinj. Me kalimin e kohës pasi mbarova shkollën e mesme çdo gjë erdhi duke u përmirësuar, si ushqimi ashtu dhe kushtet. Por ajo që dua të theksoj është se në atë kohë ne kishim profesorë me shumë peshë që ta kishte ëndja ti dëgjoje. Ata kishin mbaruar të gjithë jashtë, ku ata më shumë rëndësi i jepnin punës praktike.

 Ku shkuat pas mbarimit të shkollës së mesme?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf