Agim Faja:Si i pikturonim femrat nudo, në kulmin e diktaturës komuniste gjatë periudhës së Liceut

1322
Sigal

INTERVISTA/ Flet piktori i shquar Agim Faja: Mbresat e mia nga takimet me Mehmet Shehun, Ramiz Alinë, dhe anëtarët e tjerë ët Byrosë Politike

Piktori Agim Faja po mbush 71 vjet që e ka kapur penelin në dorë dhe pikturat e tij tashmë ndodhen në të katër anët e botës. Asnjëherë se kish menduar se do të kishte në arkivin e tij aq piktura sa që sot nuk i numëron dot. Por ndër shumë punime të tij, ai veçon ilustrimin e abetares  shqiptare që kushdo e ka cilësuar si një ndër punimet e tij më cilësore. Si temë diplome kishte zgjedhur kompozimin “O malet e Shqipërisë!” në teknikën e vajit, (me përmasat 90 cm x 125 cm) në vitin 1958, kushtuar poetit tonë të madh Naim Frashëri, të cilin e konceptoi me qëndrim në këmbë, përpara një peizazhi të hapur e të gjerë, me fushën ku kullot bagëtia, e aty pranë, bariu që i bie fyellit, ku bujku lëron tokën, peizazhi me çukat, kodrat, brinjat e gërxhet që zhduken nëpër tymnajën e mjegullës pranverore, e tutje, malet pa kokë që humbasin nëpër re. Në regjimin monist ai ka bashkëpunuar me profesorët tanë, piktorë e skulptorë të shquar si: Abdurrahim Buza, Sadik Kaceli, Kristina Hoshi, Androniqi Antoniu, Kel Kodheli, Vilson Kilica, Guri Madhi, Sali Shijaku, Odhise Paskali, Janaq Paço, Andrea Mano, Kristaq Rama, Shaban Hadëri, etj.. Enver Hoxhën e ka takuar dy herë. 

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf