Sigal

Përse u përplas me Dushan Mugoshën

Vangjel KASAPI

Leonard VEIZI

(Vijon nga numri i kaluar)

Ishte pikëfillesë për “Pushkatimin e frikës” në Mesaplik. Mihali përjetoi, si askurr, atë mjedis të ngrohtë e të gëzueshëm të çlirimtarëve të Brigadës legjendare të Mehmet Shehut. Të këtij komanduesi, që po “luante një rol me të vërtetë dominues” (Reginal Hibbertx), që me dituritë ushtarake dhe përvojën praktike të luftës ishte më i miri se udhëheqësit e tjerë partizanë. Mihali intelektual e me brum traditor, por jo i pasur, do të takonte patriotë të mëdhenj dhe nga dyert e të pasurve, që e vunë pasurinë e gjyshërve e të prindërve në funksion të luftës kundër pushtuesit si: Manush Myftiu e Haxhi Lleshi, Mehmet Shehu e Myslim Peza, Tahir Kadareja e Dali Ndreu etj. Edhe ai i rrezikoi të tëra për lirinë, për Atdheun. Operacioni i nazistëve dështoi. Br1S largohej nga Mesapliku e rritur në numër me vullnetarë të rinj vlonjatë. Ndërsa binte në sy ish-sekretari partiak e i pushtetit lokal NÇ, që s’ishte lab, por gjirokastrit. Brigada u rivu në lëvizje, kurse Mihali marshonte si ushtar në kolonë për herë të parë.

6 shkurti 1944

Në Brigadë analizohet veprimtaria ushtarako-politike e 6 muajve që nga krijimi. Ajo vinte me një “Bilanç i pasur fitoresh dhe përvojë e madhe luftarake e politike”. Aty u shpall riorganizimi i Njësisë dhe pjesë e rëndësishme e strukturës, sipas vendimit të KQ të PKSH, u bë krijimi i Seksionit Politik, me përbërje:

– Përgjegjëse e seksionit                       Fiqret Sanxhaktari

– I ngarkuar për punën politike e kulturore         Mihal Prifti

– I ngarkuar per çështje organizative të partisë   Sadik Bocaj

– I ngarkuar për punën me rininë                 Dhori Panariti

Mbledhja e parë e Seksionit u bë më 28.1.44. Përfaqësuesi shpjegoi rolin që luante ky forum i partisë dhe detyrat e secilit shok. Seksioni mbante lidhje drejtpërdrejtë me KQ. Përgjegjësi dhe çdo anëtar si Mihali përgjigjej edhe individualisht dhe kishte të drejtë të raportonte veç e veç. Organizatorët iu përveshën punës për ngitjen dhe shtrirjen e tij në qelizat e brigadës dhe funksionimin e mbarë të tyre. Caktimi i Mihalit i përgjigjej profilit. Ai ishte i vetmi me gjysmë arsim të lartë. Strukturat, detyrat dhe përgjegjësit për atë shfaqeshin për herë të parë, veçse vinte me përvojë si sekretar politik. Ai gjendej përball një funksioni lufte dhe ushtrie me karakter politik, ku veprimtaria ushtarake kërkonte një trajtim e interpretim mjaft të matur, metodikisht të përshtatshëm për qindra partizanë e kuadrot e të gjitha krahinave me e pa shkollë. Krahas punës politike me efektivat, ai forum komunikonte edhe me popullin, që e priste dhe e përcillte BrIS “Shpresë të çlirimit nga pushtuesi”. Që nga ajo ditë, që shënonte edhe një plotësim dëshirë, Profesori ose “Atleti”, konvertohej një politikan popullor i Luftës e i Ushtrisë, për të frymëzuar, orientuar e ndihmuar organizatat e partisë, rinisë, komandat, shtabet, kuadrot e partizanët e çdo hallke organizative. Lidhur me këtë moment kthese-lëvizje kemi edhe gjykimet e vet Mihalit: “M’u njoftua se do zëvendësoja Salën (Dushanin-Mugosha) në Brigadën e Parë, të cilin e dija që ishte Z/Komisar i saj dhe një shok me shumë përgjegjësi. Kalimin në ushtri e prita me kënaqësi të madhe, por përgjegjësinë që mu njoftua se do të kisha atje, e prita me habi të madhe sepse e idealizonja dhe e konsideroja shumë të lartë dhe të rëndë atë. Kështu, nga njëra anë ndjeva një gëzim dhe kënaqësi të thellë për besimin që m’epte Partija, por nga ana tjetër më dolli pikëpyetja nëse do ta kryenja apo jo atë përgjegjësi; në këto kondita un e fillova punën me ndrojtje. Un e çmova në këtë mënyrë përgjegjësinë që do të m’epeshe në Brigadë sepse u nisa jo nga vlerësimi konkret e real i saj, por nga konsiderime të tjera: E para nga përgjegjësia që kishte Sala ahere në Parti dhe nga personaliteti i tij, si dhe nga opinioni legjendar që ishte formuar për Brigadën e parë dhe sa më tepër për udhëheqësin e saj, një anëtar i së cilës do t’ishja edhe unë. Pra, duke u nisur nga të tilla konsiderime e mbivlerësova punën e Z/Komisarit të Brigadës dhe në realitet ndjeva një ngadalësim të hovit të punës sime në krahasim me të mëparshmen. Me të njëjta konsiderime un shikoja edhe Fiqretin, me të cilën bashkëpunoja, m.q.s ishte edhe një sektor i ri pune për mua, e konsideroja atë më kompetente se veten time. Në realitet un nuk shkova Z/Komisar i Brigadës, kot m’u komunikua ashtu. Unë bashkë me Fiqretin ishim organizatorët e Partisë në Brigadë e të dy së bashku filluam organizimin dhe përforcimin e organizatës së Partisë në Brigadë e të rinisë komuniste”.

Sa më sipër rezultojnë:

Mihali ishte projektuar nga KQ për Zv. Komisar, por dora manipuluese e titistëve edhe në Ushtri, nuk i hapi rrugë një kuadri drejtues shqiptar, patrioti e komunisti të vërtetë. Sepse Zv. Komisari drejtonte realisht partinë dhe bëhej ç’thoshte ai.

Vajtja e Mihalit nga Vlora në Mesaplik e bashkimi me Fiqretin, e gëzoi së tepërmi këtë shoqe, pasi do të punonte me një politikan e intelektual të afirmuar. Por shpejt Mihali do të kapte njëpasnjë vijat rrushkulluese për të dalë në majat e meritueshme, që Sala shoven përpiqej të pengonte përparimin e tij. Ai s’mund të toleronte që kreu i PKSH për qytetin e Vlorës, një kockë e fortë e shqiptarisë, të dilte edhe në kokën e Partisë të të vetmes Brigadë më të fuqishme të UNÇSH-të BrIS!

“Legjenda e gjallë”

Brigada I S, në palcën e dimrit të egër, përshkoi me marshime dhe luftime Jugun e Shqipërisë. Ajo u pa se ishte një “Legjendë e gjallë” e Luftës dhe e Ushtrisë NÇ. Çlirimtarët, me porosi nga Seksioni Politik e të pajisur me materiale, përgatitur nga i ngarkuari M. Prifti, lëshuan në shprirtrat e fshatarëve mesazhet e Lirisë. Nga Dëshnica në Tendën e Qypit. Kush nuk e di dyluftimin heroik me kacafytje trup me trup të “titanëve” me fricët? Po efektin frymëzues të borizanit Haki, që i plagosur në qafë, me një gisht mbante gjakun që rridhte e me tjetrën lëshonte tingujt e zjarrtë të sulmit, të fitores. Ato 7 ditë (21-26.1) Mihalit iu ngulitën thellë dhe kurdo e kudo mburrej me kodërzën “Tenda e Qypit”, një nostalgji e gdhendër në histori. Pogoni e Lunxhëria. Nazistët iu drejtuan dy krahinava, por ndeshja me BrIS s’i lanë që të vazhdonin sulmet. Hitlerianët nuk e kapërcyen Selcën, pas të cilës vinte Gjati i Mihalit. Ky ishte një sukses i madh. Ja edhe djali e kuadri partizan i Gjatit. Pas 14 vjetëve largim për bukën e gojës dhe arsimim në emigracion, ai tashmë luftëtar i çlirimit të Atdheut, ndodhej në trojet e vendlindjes. Nën ndjesitë e dashurisë e të mallit për Gjatin, Erindin e Lunxhërisë dhe me mburrje për përshtypjet e shkëlqyera që mbolli Brigada e tij e Parë, ai u përtëri i tëri. Deshte të puthte pragun e shtëpisë së Priftajve, por mbarimi i luftimeve dhe urdhëri për të mos ndaluar, ia përjashtuan atë dëshirë të përmallshme. Sidoqoftë gjatioti arriti të përqafohet e të këmbej dy fjalë zemre me disa bashkëkrahinas të katundeve të Lunxhërisë e të Pogonit.

Pas Kongresit

Kongresi i Përmetit vendosi që UNÇSh të shndërrohej e tëra në ushtri të rregullt dhe orientoi krijimin e divizioneve dhe korparmatave. Konkretizimi u bë me formimin e Divizionit I Sulmues më 28.5, me përbërje BrI, IV, VS. Që këndej, në BrIS filluan përgatitjet për të kryer detyra në operacionet e pritëshme të asaj Njësie Operative të parë. Ndër masat politiko-ushtarake, shërbyen e dhanë impulse veçanërisht Konferenca e brigadës në Dushar, mledhja e shtabeve të batalioneve për komunikimin e urdhërit të pjesëmarrjes në mësymjen e DIS dhe Aktivi i Partisë. Referatin e parë “Mbi situatën politike” e mbajti, siç i takonte, Mihal P. Idetë kryesore të atij referati dinjitoz konsistonin: Ngritja më lartë e shkallës së përgatitjes politike të partizanëve; kujdesi më i madh i punës propagandistike me popullin; propagandimi i vendimeve të Kongresit të Përmetit e demaskimi i armiqëve të vendit; vëmendje e posaçme në punën me rininë, si forca më e gjallë e brigadës. Dalja e Mihalit në një auditor kuadrosh dhe militantësh të brigadës, me një referim politiko-ushtarak të nivelit të lartë, jepte një rast të veçantë kënaqësie te dëgjuesit. Ai shkaktoi përshtypje të thella e respektuese, që u përcollë me duartrokitje dhe urime të pastra, siç ishin figura e komunistit dhe e kuadrit n’atë epope. Se shumë prej tyre dëgjuan fjalë, mendime dhe arsyetime të zgjedhura, të kuptueshme dhe bindëse. Në BrIS u organizua edhe një kurs i shkurtër teorik me kuadrot kryesor. Nga Seksioni Politik. Mihali nuk u aktivizua. Në një letër drejtuar Fiqretit “Mbi edukimin e kalitjen ideopolitike të komunistëve e partizanëve”, për Komitetin Qëndror Enver H. shkruan: “Për çështjen e Kursit keni vepruar mirë. Në ndarjen e temave nuk keni vepruar mirë, sepse të gjithë shokët që kanë qenë në Kurs duhet të merrnin tema për të paraqitur e jo vetëm Fiqreti dhe Sadiku; Dhori e sidomos Atleti do të ishte mirë që të paraqitnin diçka mbi rininë dhe ndonjë temë tjetër”. Theksimi “e sidomos Atleti” dëshmonte se Prifti intelektual, partizan e kuadër politik kishte tërhequr vëmendjen më sens pozitiv dhe ishte pikëtuar në listën e udhëheqësve.

PËRGJEGJËSIA

Enveri, si e emëroi komisar Brigade

BrIS pothuaj mbaroi fazën përgatitore për t’u hedhur në Veri. Ndërkaq. M. Prifti ngrihet 1 shkallë më lartë-Përgjegjës i Seksionit Politik, duke zëvendësuar F. Shehun. Funksioni më i nderuar shprehte vlerësimin që KQ i bënte kapaciteteve politiko-organizative dhe e ngarkonte atë për të dhënë ndihmesa të reja gjatë misionit shumë të rëndësishëm të brigadës në teatrin VL. Dhe ai, me një frymë, me një temp, me një vendosmëri, trimëri e sjellje të “1000 titanëve” nëpër zonat e malësive “Djep të shqiptarizmës”, ecte, luftonte e fliste për UNÇ, për Koalicionin AF të popujve dhe 3 Fuqitë e Mëdha, për çlirimin e afërt të Atdheut. Përshkoi treva që po i shikonte për herë të parë në jetë, i pritur nga banorët malsor “Buk e kryp e zemër plot!”. Hyri në Matin e Mbretit Ahmet Zogu dhe me kuriozitet soditi sarajet në Burgajet. Arriti në Dibrën “Kështjellë e historisë” në portat Lindore, ku mori njohuri e i provoi kapedan-bajraktarët, ku pa natyrën e marrëdhënieve të shqiptarëve me maqedonasit etj. BrIS u rrotullua për në Krujë. Ja kalaja e famshme e shek. XV, ku Kont Urani e Tanush Topia nga brenda dhe Heroi Kombëtar Skënderbeu nga jashtë, sfiduan tërbimin e 2 sulltanëve “Sundues të Botës”- Mehmetit e Muratit II. Mihali vështronte e nuk ngopej. Atë e pushtoi një krenari si një çlirimtar i shek. XX i Kryeqendrës së Shtetit të Kastriotëve. Që këndëj në Tiranën ku u hodhën themelet e PKSH, atje ku ai u përfshi në Lëvizjen AF dhe u lëshua një rreze drite për Shqipërinë pa pushtues, të lirë. Në një letër, që KQ i çonë L. Gegës, jepen emrat e kuadrove për formimin e komiteteve në brigada e divizione. Mihal P. rekomandohet Zv. Komisar i BrIS. Dhe, nga gjysma e gushtit, për t’iu përgjegjur zhvillimeve të ardhshme ushtarako-politike, lypseshin kryer lëvizjet e duhura të kuadrove në UNÇ. Aty rradhitej edhe Mihali. Për këtë kandidaturë e sprovuar mirë, kryen formalitetet e domosdoshme me radiograme midis strukturave dhe udhëheqësve të PKSH, të Komandës së Përgjithshme të UNÇSH dhe komanduesve të DIS: “Konspirative Lirisë dhe Daliut N.16,d.15.VIII… Aprovohet Mihal Prifti si Komisari i Brigadës I-rë.Enver” Vendimi u bë i ditur në mbarë Njësinë, nga kuadrot e shtabet gjer tek partizanët e thjeshtë. Ky gradim rikonfirmoi urtësinë popullore “E drejta vonon, por nuk mungon”. Njoftimi që iu bë në Vlorë, në dhjetor 1943 se do të shkonte Zv. Komisar i BrIS, por që i solli zhgënjim, pas 8 muaj luftë e drejtim të sprovuar, i mposhti dredhitë. Ai erdhi (shtator 1944) në rrethinat e Kryeqytetit si një udhëheqës kryesor i Brigadës më me popullaritet të UNÇSH, me BrIS. Zv/Komisari, n’atë periudhë, konvertohej përfaqësuesi Nr.1 i PKSH në çdo njësi të UNÇSH. Një i tillë çmohej edhe Mihali. Ngritjet në përgjegjësi s’përbënin asnjë privilegj, por vlerësime, besime dhe përgjegjësira më të ngjeshura. Lartësimi III i tij bëhej në prag të vërsuljes së BrIS në operacionin vendimtar të UNÇSH për çlirimin e Tiranë. Prej këndej buronin edhe forcat e pashtershme të Zv. Komisarit për luftë e udhëheqje.

 

NË HIERARKINË E LARTË    

Nga Brigada I, në Divizionin I

Ndjekja kronologjike e ngjarjeve dhe lidhja logjike e tyre-e riorganizimve, veprimeve dhe e riciklimit të lidershipit të BrI e DIS, të cilat i përjetoi me qind për qind edhe kuadri–oficer i profilit politik, Mihal Prifti, krahasuar me pohimin e protagonistit tonë se “Pas pak kohe, me formimin e S.P. në Divizione, caktohem përgjegjës i S.P. të Divizionit parë, ose organizatori i Partisë në Divizion e, njëkohësisht, edhe antar i Shtabit të Divizionit parë”, na afron se në këtë rang më epërsor politik, ai është propozuar gjithnjë si i nderuar e i besuar nga Liri Gega, që e njihte hollësisht e pozitivisht Mihalin qysh nga Vlora, si e deleguar e KQ të PKSH. Ajo, me radiogram, propozonte: “Nr. 51, datë 17.IX. Enver R. Për politik të Divizionit I-rë, me që iku Heqimi (Manush Myftiu-VK) propozojmë si përgjegjës organizativ Mihal Priftin… Liri”1. Duhej ky formalitet propozues nga poshtë-lartë për efekt të zbatimit të parimeve dhe normave të partisë mbi kuadrin, që Komanda e Shtabi i Përgjitshëm të UNÇSH, duke mos pasur nevojë për argumente(motive) rreth personalitetit të M. Priftit, të lëshojnë urdhërin miratues: “Gjeneral Dali Ndreu dhe kolonel Hysni Kapo: Merrni masat dhe komunikoni transferimin e…Në Seksionin Politik të Divizionit të Parë emërohen: Mihal Prifti përgjegjës organizativ…” Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha”

(vijon numrin e ardhshëm)