Llazar  Siliqi, Fatmir Gjata, Ismail Kadareja, në mbrojtje të Sterjos

Sterjo Spasse, shkrimtar kombëtar dhe “Mësues i Popullit”

“Shpata e Demokleut”, me dramën e Minush Jerjos, “Njolla të murrme”

Sigal

 Kur Sterjo ishte i sëmurë, shtruar në spital, në sektorin e artit e artit dhe kulturës ra përsëri “Shpata e Demokleut”, për disa shfaqje të liberalizimit në art e letërsi. Fillimisht zuri me dramën e Minush Jerjos, “Njolla të murrme”. U tha nga kupola lart: Të varroset drama me gjithë dramaturgun! duhet çliruar më tej: Festivali i 11- i Këngës… Këtu e ka zanafillën liberalizmi në art… Duket ashiqare… Shpata! U dënua Sadik Bejko, redaktor i këtyre këngëve, të shkonte punëtor në Memaliaj, për edukim…, kryeredaktorin e gazetës “Drita”, Ibrahim Uruçin më lart Todi Lubonjën, Drejtorin e Radio-Televizionit, pastaj Fadil Paçramin, sekretar për çështje ideologjike, pranë Komitetit Partisë Tiranë. Kanë faj edhe artistët; Edi Luarasi e Kujtim Spahivogli, më vonë ministri i Arsimit, Thoma Deliana, bari dhensh në Tepelenë. Po edhe Mantho Bala, Hasan Dema, etj… Këta flakini tutje… Në fillim të vitit 1974, doli romani  “Rilindësit”, “Zgjimi”, filluan ta përgëzojnë Sterjon, pati kritika në shtyp: “Drita”, “Nëndori”. Revista Pedagogjike në Prishtinë shkruan. Figura më të ndritshme të letërsisë bashkëkohore shqiptare, shkruar nga Hasan Hasani. Gjatë punës për ndërtimin artistik të  këtij romani voluminoz i lindi nevoja për verifikim të vendeve, plotësin të ndonjë dokumenti që i mungonte. Shkoi në Korçë, në shtëpinë e vëllait të Tasi Gurkos, sepse kishte punuar me gazetat e periudhës së Rilindjes, në bibliotekën e qytetit, ku u njoh më mirë me Korçën e vjetër…

  Romani “Pishtarë” dhe dënimi i Sterjos

 Në romanin “Zgjimi”, pati sukses para opinionit publik, prandaj i duhej patjetër të shikonte me sy malësinë e Kosovës dhe Maqedonisë. Bëri kërkesë pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, e cila pa hezitim ia miratoi. Shkoi. Solli mjaft libra, të cilat ndodhen në Bibliotekën Kombëtare, të cilat shumëkush i shfrytëzoi, Sterjoja, jo … E shikoi, e ripunoi, e ndërroi kapitullin që kishte të bënte me luftën në Grykën e Kaçanikut, ndërroi titullin nga “Zjarrishte”, në “Pishtarë”, dhe e dorëzoi në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Në vitin 1975, dekorohet më Urdhrin “Flamuri i Kuq” i punës klasa 1, dekorata më e lartë. Këto arritje dikujt nuk i pëlqenin, sepse ky ishte një hop cilësor, që brenda dy viteve dilnin në shesh nga dora e Sterjos, volume voluminoze, të pëlqyeshme, të rëndësishme me vlerë historike dhe me peshë të rëndë.

Xhemal Veizaj-kritik arti

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf