Lëvizja e fshehtë e Vlorës dhe komploti kundër Ahmet Zogut në vitin 1932

1018
Sigal

Historiani Agim Hametaj: Si ndërhyri paraguaiania  e bukur, gruaja e Nuredin Vlorës për shpëtimin e të akuzuarve

Dekonspirimi çoi në arrestimin e djalit të Ismail Qemalit, e dhjetëra patriotëve të tjerë

Kur e kishte blerë atë pikturë, në një tender në Itali, agait të Vlorës, Myqerem Hamzaraj, nuk do t’i shkonte kurrë mendja se pikërisht ajo pikturë, do të ndryshonte jetën e tij. Nga ajo pikturë, do të zbulohej komploti që paria e Vlorës, kishte përgatitur kundër mbretit Zog. Një komplot që kishte për qëllim të  përfundonte me grushtin e shtetit, rrëzimin e mbretit dhe krijimin e një qeverie me bazë në Vlorë. Kush ishte Idriz Jazo, njeriu që do t’i bënte një shërbim kaq të madh mbretit Zog dhe cili ishte fundi i tij. Një komplot në të cilin ishin organizatorë e pjesëmarrës bejlerë e agallarë të Vlorës, jurist, tregtarë e njerëz të thjeshtë. Pjesëmarrës në këtë komplot ishin që nga ish-kryetarë bashkie e prefektë në Vlorë e deri te një nga djemtë e Ismail Qemalit. Një ngjarje që për kohën vendosi në lëvizje kancelaritë e Europës, gazetarë e fotoreporterë, të cilët erdhëm për të ndjekur nga afër gjyqin e komplotistëve, në Tiranë. Studiuesi i historisë së Vlorës, zoti Agim Hametaj, rrëfen për ‘Telegraf’, një nga historitë më të bujshme të kohës, një nga ato histori që tronditi mbretërinë e Ahmet Zogut…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print