Kongresi Arsimor i Tiranës dhe rëndësia e tij

1844
Sigal

Ministri i arsimit, zoti Rexhep Mitrovica bëri një ekspoze për arsimin në parlamentin shqiptar, në dhjetor 1921

                                                          (22.07.1922-03.08.1922)

Gjatë viteve 1920-1922 drejtuan vendin tonë tetë qeveri, të cilat për shkak të kontradiktave që lindnin në gjirin e forcave politike dorëhiqeshin ose shkarkoheshin. Këto qeveri patën dhe ministrat përkatës të arsimit: Sotir Peci, Kristo Floqi, Hilë Mosi, Rexhep Mitrovica, Haki Tefiku, Kristo Daka, Aleksandër Xhuvani, të cilët ishin personalitete të shquara të arsimit dhe kulturës kombëtare dhe mundoheshin me mish e me shpirt për lulëzimin e shkollës shqipe dhe mendimit pedagogjik shqiptar. Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) ka hyrë në historinë kombëtare për vendimet e rëndësishme që mori për hartimin dhe zhvillimin e programeve sintetike dhe analitike të shkollës, për botimin e teksteve shkollore, për caktimin e një gjuhe të përbashkët, sipas së cilës do të shkruhen të gjitha tekstet shkollore, për dokumentacionin shkollor, për festat e besimit fetar, u përgatitën disa rregullore dhe projektligje të dorës së parë për arsimin kombëtar e të tjera. Ky kongres u mbajt në vendin e duhur dhe po në kohën e tillë, sepse i shte një garanci më shumë dhe kapërceu praktikën e shkollës të ndarë në zona dhe influenca të ndyshme dhe vendosi themelet e njëhësimit të shkollës shtetërore shqiptare, të organizuara mbi baza tërësisht  shkencore, me frymë të theksuar kombëtare, patriotike dhe demokratike. Etja për arsim dhe dashuria e madhe e fëmijëve per shkollën shqipe ishte e pakufishme. Dhe kjo nuk shpëtoi pa u rënë në sy dhe të të huajve, Justin Godart, që vizitoi Shqipërinë me 1921, shkruante: “Dëshira për të mësuar, e ndaluar prej shumë kohësh prej Turqisë, është një manifestim i karakterit shqiptar. Ne u prekëm kudo … nga qëndrimi krenar dhe tërheqës i nxënësve në recitimin e poezive shqiptare”[1]Ministri i arsimit, shkëlqesia e tij, zoti Rexhep Mitrovica bëri një ekspoze në parlamentin shqiptar, në dhjetor 1921, ku ai iu drejtua deputetëve :

                                                       Zotërinj deputetë!

… Pike së pari po më duhet të diftoj kënaqesinë time, pse po shoh që populli është duke treguar interes dhe kujdes përmbi nje degë me kaq rëndësi … e me arsye, pse një popull  i paarsimuar dhe i pakultutuar është i dënuar të vdesë  dhe të zhduket nga faqja e dheut … pra na duhet arsimi në daçim që populli ynë të qëndrojë, të rrojë dhe të jetë i zoti të marrë pasurinë që i përket në shoqërinë e kombeve të bashkuara e të qyteteruara si një nga popujt më të vjetër të Ballkanit…[2] Kongresi Arsimor i Tiranës i zhvilloi punimet e tij në godinën e parlamentit të parë shqiptar nga 22.07.1922-03.08.1922 në qytetin e Tiranës. Mbledhja e parë u çel ditën e shtunë më 22 korrik në orën 10.00, fjalën e rastit e mban Ministri  i arsimit, zoti Rexhep Mitrovica në një qetësi të plotë që i përgjigjet hovit aq të rëndësishëm thotë:

                                                           Zotërinj të ndershem!

Me gëzim të madh jam duke parë rreth meje fuqitë më të vlerësueshme të arsimit për të rrahur çështjet që kanë rëndësi të madhe për zgjimin e popullit tonë dhe përparimin e kulturës së tij, që mund të fitohen vetëm me anën e shkollave … Me arsim ne jo vetëm do të sigurojmë lirinë e pavarësinë  e kombit tonë, por do të përmirësojmë gjendjen ekonomike e shëndetësore… Së pari do të zgjidhet një komision që do të merret me studimet e hedhura në tavolinë për lëndët e caktuara dhe do të shkoqiten në përfundime me shumësi zanash … përveç pikave që përmend programi dua që të shtohet; formimi i Lidhjes së mësuesve është një çështje e re, rrjedhim i kohëve të reja, shenjë e modernizimit që secili nga ne ta shohë me kënaqësi dhe gazmend, të rregullohet me urti për të dhënë pemë të reja. U cilësua me forcë bashkëpunimi midis shkollave kombëtare dhe sidomos ndërkombëtare … U paraqit një qarkore me pikat e programit dhe përpos të tjerave sipas saj duhet ta drejtoj unë kongresin, por unë mund të mos dakordoj me ju e kështu do të lë një zëvëndës … Biseda e ministrit mbaroi mes duartrokitjesh të kuvendorëve.

 Rexhep Mitrovica (1888-1967). Politikan shqiptar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, ministër dhe kryeministër i Shqipërisë. Së bashku me Bedri Pejanin dhe Sali Gjukën, më 1908 udhëhoqën një fushatë propagandistike si parapërgatitje për Kongresin e Manastirit. Merr pjesë në Shpalljen e Pavarësisë si firmëtar i saj. Rexhep Mitrovica përkrahu dhe ndihmoi organizimin dhe mbajtjen e Kongresit Arsimor të Tiranës (22.07 – 03.08.1922) ku u morën gjithashtu vendime të rendësishme për demokratizimin e shkollës,  laicizmin e saj, njësimin e punës mësimore, u miratua programi i ri i shkollës fillore, u caktuan afatet e shkollës fillore, u vendos që të çelen shkolla të ulëta profesionale trivjeçare dhe Gjimnazi gjashtëvjeçar, të rritet roli i lëndëve shkencore, u shtrua nevoja e ngutshme për zbatimin e parimit të konkretizimit. Hodhi idenë e hapjes së një biblioteke kombëtare në Tirane. Në politikë në vitet 1920-1924, si ministër i Arsimit pas 26 dhjetorit 1920 në qeverinë e Xhaferr Ypit; anëtar i Komitetit të Kosovës në Degën e Durrësit. Mit’hat Frashëri rekomandon që në Kongresin e Lidhjes Shqiptare të Shoqërisë së Kombeve të hyjë Rexhep Mitrovica, Eshref Frashëri, Bedri Pejani, Sejfi Vllamasi dhe Aleksandër Xhuvani. Rexhep Mitrovica inspektoi dhe ndihmoi shkollat shqipe në veri e në jug të Shqipërisë, ndikoi që parlamenti shqiptar të japë votbesimin  për shkollën profesionale, autorizoi shumën prej 60 mijë franga ari për të plotësuar ndërtesën e kolegjit të filluar nga turqit më 1910. Shkolla u pagua nga qeveria dhe përgjegjësia për sigurimin e lokalit binte mbi shqiptarët. Shkolla profesionale shqiptare ose Shkolla Teknike Shqiptaro-Amerikane u krye në prill të vitit 1922. Ministri i Arsimit Rexhep Mitrovica bashkëpunoi ngushte  me udhëheqësit e shkollës profesionale, Harry Fultz, Charles Holingshed etj. U zgjodh kryetar i KQ të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, më 16 shtator 1943. Më 16 tetor 1943 u mblodh në Tiranë Kuvendi Kombëtar, i cili shpalli “Këshillin e Lartë të Regjencës” të përbërë nga Mehdi Frashëri, Fuat Dibra, Atë Anton Harapi, Lef Nosi dhe më 5 nëntor 1943, Regjenca emëroi qeverinë me kryeministër Rexhep Mitrovicën, të cilit iu besua edhe detyra e Ministrit të Kulturës Popullore. Në maj 1944, jep dorëheqjen si kryeministër dhe kthehet në Kosovë. Nderron jete ne Turqi me 1967.

Merr fjalën z. Mehdi Frasheri, i cili përgëzon ministrin, Ministrinë e Arsimit dhe përshëndet kuvendarët. Themeli i ndërtesës së qyteterimit shqiptar ka për t’u ngritur prej zotërisë suaj që formoni parinë arsimore të shtetit tonë… Bën pyetjet: Në cilën rrugë do të shkojmë? ç’na tregon historia? “Popujt që lartësohen janë ata që u kujdesen per shkollen” … çmon shkollen anglo-saksone, sepse shkollat e tyre veprojnë shumë mbi formimin e shpirtit të popullit, kritikon atë latine dhe lartëson gjithashtu shkollën gjermane që i përgjigjet nevojave të jetës… shton se ne si komb kemi fe të ndryshme, prandaj shkollat t’i mbështeten lirisë, asaj lirie të ndërgjegjes që sot na vllaznon… jeta jonë është shkolla.

       Mehdi Frashëri (1874-1963), politikan, novelist shqiptar. Firmëtar i deklaratës së pavarësisë, ministër dhe kryeministër i Shqiperisë. Shquhej për kulturën e tij politike, kryesisht në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Mehdi Frashëri ishte deputet I Parlamentit shqiptar dhe përfaqësuesit të Shqipërisë pranë Lidhjes së Kombeve (sot OKB) në Gjenevë të Zvicrës.    Në Kongres emërohen sekretarët: Kolë Margjini, Thoma Papapano, Dhimitër Gjerga, Kolë Kamsi. Zotit Karl Gurakuqi iu ngarkua barra e përmbledhjes së procesverbalit të kongresit U formua një komision prej 12 vetash: Aleksandër. Xhuvani, Spiro Konda, Simon Shuteriqi, Pertef Pogoni, Gaspër Beltoja, Sali Ceka, Jani Minga, Qamil Bala, Ahmet Gashi, Hysni  Babameto, Thoma Papapano,

                                  Delegatët e Kongresit Arsimor të Tiranës (korrik 1922)

Kolë Kamsi dhe  nënkomisione për të rrahur pikat që parashtronte qarkorja ministrore, mendime të shprhura nga Rexhep Mitovica dhe Mehdi Frashëri. Në kongres morën pjesë 40 delegatë, fizionomia e të cilëve shtrihet nga Kosova heroike deri tek çamëria martire dhe shquhet nga përbërja; tërësisht profesioniste, specialistë e pedagogë të mirfilltë, njohës të mirë të arsimit, autorë tekstesh të shkruara shqip, studiuan në shkollat e larta apo fakultetet më të dalluara të Evropës në atë kohë, mësimdhënës të përzgjedhur në mbarë shqiptarinë.

      Në Kongres u morën këto vendime kryesore:

1.U miratua sistemi i ri i shkollës fillore 6-vjeçare dhe programi përkatës

  2.Detyrimi shkollor do të fillonte në moshën 6-vjeçare

3.Në katunde sipas popullsisë mësimi të ishte 4-6 vjeçar.

4.Ngritja e shkollave profesionale

    5.U vendos që gjimnazet të ishin me 6 klasa.

6.Të botohej një revistë pedagogjike.

 7.U hartuan rregullore, projektligje dhe ligje për arsimin.

8.U vendos të  organizohej mbledhja e thesarit gjuhësor dhe të përgatitej fjalori i gjuhës shqipe, e të tjera.

Programi i ri u hartua në mbështetje të programit të shkollave të Francës dhe Zvicrës dhe nxiste nismat e mësuesve dhe të nxënësve. Ky program i ri sintetiko-analitik i jep mundësinë mësuesit per trajtimin e lire te  lendes. Ai pasqyronte kerkesat pedagogjike-kulturore-shkencore. Synohej  të rritej qytetari patriot, aktiv me ide të qarta demokratike e me gjykime të lirë. U jepet rëndësi të gjitha lëndëve mësimore duke u ndalur dhe trajtuar me hollësi një e nga një. Ndër të tjera u

shpreh në kongres se nuk kemi kohë për të humbur, sic humbëm me pushtimin osman, …  tani na duhen libra shkollore siç i ka bota e qytetëruar, sepse me to do të mësohet brezi i ri, me to do të përparojë vendi yne…

Debati i zhvilluar për laicizimin e shkollës ishte përpjekje për përparimin dhe përmirësimin e shkollës shqipe. Shkollat private do vazhdonin, por sipas rregullores së Ministrisë së Arsimit. Sistemi dhe programi i ri dhe përmbajtja shkencore e shkollës do të forcohej më tej … shkolla do të synonte drejt karakterit evropian … të gjithë fëmijët pa dallim feje do mësojnë bashkë. Jehona e Kongresit Arsimor të Tiranës (1922) u pasqyrua jo vetëm në shtypin e arsimtarëve, por në të gjithë shtypin shqiptar.

                                        Engjell Zerdelia

                                  Gjimnazi “Jani Nushi” Lushnje