Kolonel Myfit Qorduka: Kujtim Zeqo, dukatasi që vdiq me brengë në zemër

839
Sigal

Rrëfen Kolonel Myfit Qorduka:  Takimi pas 30 vjetësh më 1991-n me vajzën dhe ish- bashkëshorten

 Kur lexon këtë ngjarje për minuta të tëra mbetesh pa fjalë.  Brenda vetes kërkon një reflektim shpirtëror. Mbushesh me lot dhe ecën në vetminë tënde duke e marrë me vete ngjarjen. Një jetë plot ankth, mbresa, vuajtje, rezultate, por dhe një dashuri e veçantë. Një dashuri që më së shumti mund ta lexosh në romane dhe kurrsesi s’mund ta besosh se ka qenë një realitet.  Kujtim Zeqo kur ishte me studime në BS dashuron infermieren Ludmilla, një vajzë e urtë, e dashur, e respektuar. Të dy e donin njëri- tjetrin. Një dashuri e bukur, e sinqertë, si vetë bukuria e shpirtit të tyre. Por jeta ka të papritura. Jeta është një histori pa kufi. Si rezultat i kësaj dashurie erdhi në jetë Larisa, një vajzë e bukur. Sa e doni ata vogëlushen. U dukej si pëllumbeshë, si një engjëll që zoti u kish falur. Por jeta ka dhe ndarje. Por më e keqja është se ka ndarje të detyruara. Prishen marrëdhëniet Shqipëri-BS, prishet dhe shkërmoqet dhe kjo dashuri.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf