Kolë Ndreka:Tragjedia ku humbën jetën 8 ushtarakë në Vendkomandën e Luftës, 47 vjet më parë

921
Sigal

Ekskluzive/Ushtaraku Kolë Ndreka rrëfen tragjedinë e 25 tetorit 1965, ndër më të rëndat e ushtrisë shqiptare

“Beqir Balluku urdhëroi arrestimet, brenda një ore u njoftua Enver Hoxha”

Më 25 tetor të vitit 1965, plot 47 vjet më parë, në Bizë të Burrelit, gjatë punimeve të Vendkomandës së Përparuar të Luftës, është shënuar një nga tragjeditë më të rënda të ushtrisë shqiptare në vite. Gjatë shpërthimit të fuqishëm me eksplozion për bashkimin e tre tuneleve të kësaj Vendkomande, humbasin jetën nga helmimi i lëndës plasëse 8 ushtarakë, dy prej të cilëve (drejtuesit e repartit ushtarak) ishin oficerë, ndërsa 6 të tjerët ushtarë. Pas informacionit të parë, Ministri i Mbrojtjes rrinte në kontakt të pa ndërprerë me Gjeneral Vehbi Hoxhën, komandant i Korpusit të Burrelit, ndërsa informacioni i duhej dhënë Enver Hoxhës brenda një ore. Detajet e kësaj ngjarje të rëndë, rrethanat, masat konkrete, etj., i sjellë në intervistën e tij publicisti ushtarak Kolë Ndreka, personi që ka bërë administrimin e provave në vendin e tragjedisë…