Kur vlerësohen figura të shquara historike, është e pamundur të kufizohet në një shkallë njëdimensionale ose të së “mirës – ose të së keqes”.
Edhe qëndrimi i mjeshtrit të gazetarisë italiane antikonformistit dhe antikomunisti Montaneli ndaj Enver Hoxhës, si ndaj çdo personaliteti historik përcaktohet nga balanca e veprave të tij ,duke evidentuar në mënyrë të sintetizuar karakterin shumëdimensional dhe kontradiktor të këtij personaliteti historik, duke e vlerësuar si më poshtë vijon në artikullin e tij të botuar për herë të parë në shqip në ciklin “Le vie del mondo – Viaggi d’autore – Albania” dhe në shqip nga gazeta DITA:
“Ishte i fundit i stalinianëve; dhe burri i shtetit më jetëgjatë përsa i përket ushtrimit të pushtetit. E fitoi pushtetin si partizan dhe e mbajti më gjatë se Franco dhe Salazari. Në shekullin e fundit, përsa i përket vjetërsisë së shërbimit e kanë mposhtur vetëm Mbretëresha Viktoria dhe Franc Jozef.”
STALINIANI I FUNDIT
Është më se e vërtetë se ishte staliniani i fundit.
Shkruan në librin e tij “A COMING OF AGE ALBANIA UNDER ENVER HOXHA – JAMESS. O’DONNELL:
“Stalini dhe Enver Hoxha kishin një marrëdhënie të çuditshme simbiotike, e cila domosdoshmërisht duhet analizuar. Për shembull, ishte Stalini ai që e shpëtoi Hoxhën nga përmbysja dhe ka shumë të ngjarë të vritej nga Tito në 1948,si shkaktar i dëbimit të Jugosllavisë nga Informbyroja, por ishte gjithashtu Stalini ai që i kishte dhënë Titos “cartablanche” për të “gëlltitur” Shqipërinë duke e bërë atë republikën e shtatë të Jugosllavisë. Më vonë, Stalini gjithashtu i dha “dritën jeshile” Dimitrovit dhe Titos për të formuar federatën e tyre ballkanike dhe për të aneksuar Shqipërinë.
Para së gjithash, Shqipëria dhe PPSH ,nuk kishin lidhje historike me Bashkimin Sovjetik dhe e ishin çliruar vetë nga gjermanët dhe italianët në Luftën e Dytë Botërore pa vendosur trupat sovjetike në Shqipëri – ndryshe nga të gjitha kombet e tjera të Evropës Lindore. Kështu, Shqipëria dhe E. Hoxha nuk kishin asnjë “borxh” direkt për të paguar në formën e besnikërisë ndaj udhëheqësit të dashur të BRSS . Po kështu, si një komb josllav, edhe Shqipëria nuk kishte asnjë “borxhi” historik për t’i paguar Rusisë si mbrojtëse e popujve sllavë.”
Referenca e Molotov për “ndikimin perëndimor të “Hoxhës” është mbresëlënëse:
” Nga një bisedë midis Stalinit dhe Molotovit, marrë nga libri “Shqiptari dinak” i Jon Halliday, gazetar dhe analist anglez. Ai ka shpjeguar një rast kur ata kanë biseduar për Enver Hoxhën, Stalini dhe Molotovi.
E pyet Stalini, Molotovin:
– Më thuaj kush është ky Enver Hoxha dhe çfarë përfaqëson?
Molotovi i përgjigjet.
-Pa asnjë dyshim është udhëheqësi më simpatik i vendeve lindore dhe natyrisht më i mençuri. Hiqet si marksist, por është pro perëndimor dhe është një nacionalist që e do shumë vendin e tij!”
” Pra , pavarësisht se vinte nga vendi më i prapambetur i Evropës, Enver Hoxha nuk ishte thjesht “mjaft” i mençur e i kulturuar, por një intelektual shumë i kulturuar- shkruan James O’ Donnell
Ai ishte në atë kohë kreu i shtetit më i lexuar nga krerët komunistë të Evropës Lindore. Përveç njohjes së rrjedhshme të frëngjishtes, Hoxha kishte njohuri pune edhe të italishtes. , serbo-kroatisht, anglisht dhe rusisht. Ai lexonte shtypin perëndimor dhe i referohej mjaft shpesh Le Monde dhe International Herald Tribune. Ka dëshmi se Hoxha lexonte kujtimet e shumë burrështetasve botërorë, të dy të mirënjohurit, si Churchill ,por edhe më pak të njohurit, si Harry Hopkins (thotë Roosevelt).
Hoxha tregon në shkrimet e tij se ndër shkrimtarët e tij të preferuar ishin Moliëre, Shakespeare, Bajroni (i cili shkroi jo pak për Shqipërinë) dhe Gëte. Një provë e mëtejshme e gamës së gjerë të leximit të Hoxhës shihet në fjalimin e tij kryesor gjatë Revolucionit Kulturor në vitin 1967 në lidhje me rolin e gruas në shoqërinë shqiptare. Për shembull, pesë burimet kryesore të shtypjes së grave që citon Hoxha janë: Eklisiasti, Shën Gjon Chrysostom, St. .Thomas Aquinas, Nietzsche, dhe Frojdi.
Peter Prifti, një ekspert i njohur për Shqipërinë reflekton për liderin shqiptar duke thënë se:
” Hoxha duket se është i informuar mirë për letërsinë, teatrin, dhe filozofinë, veçanërisht për filozofinë dhe edukimin…”
Shkurtimisht, interesat e Hoxhës për leximin nuk janë ato që priten nga një stalinist “mesatar” ballkanas-musliman” .
Logjika ta dikton që Stalini do të ishte më dyshues ndaj një lideri që tregonte prirjen për mendimin origjinal sesa “udhëheqësit” tipikë sikofantë dhe borozë që drejtonin kombet e tjera të Evropës Lindore në periudhën e menjëhershme të pasluftës. Shumica e këtyre “udhëheqësve” të tjerë, drejtpërdrejt ose indirekt, u detyroheshin pozicioneve të tyre jo për cilësitë e tyre të brendshme personale, por për besnikëri ndaj Jozefit Stalinit.”
Kurse Enveri jo vetëm që nuk i kishte asnjë borxh Stalinit si vendet e tjera , por ishte i kompletuar si personalitet me kulturë dhe intelekt
E ,megjithatë ,Enver Hoxha mbeti pasuesi më besnik i Stalinit. Siç duket, në këtë qëndrim kanë ndikuar pesë takimet direkt me Stalinin,sy më sy e ballë për ballë , të cilat ai i ka përmbledhur në një libër të veçantë ” Me Stalinin” (Kujtime)
As një njeri nuk ka nevojë për një prezantim. Ky libër përshkruan pesë takimet e shokut Enver me Stalinin që ndodhën në vitet 1947-1951.
Në këtë periudhë ai farkëtoi një miqësi të veçantë midis popullit shqiptar dhe popujve sovjetikë miqësi që ka lënë mbresa sidomos tek brezi i vjetër.
Kujtojmë deklaratën e Enverit në numrin e 7 marsit 1953 të Zëri i Popullit ku thoshte:
” Emri i Stalinit është lidhur me të gjithë fitoren e popullit të lidhur me jetën tonë. Gjithçka gëzon sot populli në Atdheun tonë të lirë,ia detyrojnë Atij mësonjësit tonë të shtrënjtë Stalinit të Madh . Stalini na dha lirinë, dritën dhe jetën tonë të re.
Për të parafrazuar Hoxhën: Emri i Stalinit është i lidhur ngushtë me të gjitha fitoret e popullit tonë. Gjithçka që gëzon populli ynë ia kushtojmë mësuesit tonë, Stalinit të madh. Stalini na dha dritë, liri dhe jetë të re.
Kështu, nuk është për t’u habitur që Shqipëria ishte një nga vendet e pakta në botë ku një statujë vigane e Stalinit ishte në qendër të vëmendjes në sheshin kryesor të kryeqytetit deri në vitin 1990.
“BURRË SHTETI MË JETËGJATË”
Hulumtimi im i historisë së Shqipërisë – nga skllavëria osmane ,nga Rilindja Shqiptare për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare për pavarësim ,nga feudalizmi mesjetar i mbretërisë së Zogut , nga vjedhjace thesarit e arratisja e Zogut në prag të pushtimit, nga pushtimi nazi- fashist me veprimtarinë tradhëtare të Ballit Kombëtar dhe kolaboracionistëve të tjerë ,nga Lufta dhe heroizmi i popullit shqiptar i bashkuar rreth FKNÇ nën udhëheqjen e PKSH për çlirim kombëtar dhe shoqëror ( LANÇ) ,nga përpjekjet diversioniste të anglo- amerikanëve për përmbysjen e socializmit në vitet e para të qeverisjes demokratike të zgjedhur nga populli , nga veprimtaria e PPSH pas Çlirimit përmes reformave radikale për të transformuar një ” moçalishte feudale” si Shqipëria në një shtet modern në një shoqëri socialiste, nga këta 30 ÷ vjet shkatërrime, krime,vjedhje të pronës publike,shitje të aseteve .emigrim në rrugë të paditura ,korrupsion,padrejtësi,pabarazi sociale ,varfëria deri në palcë,skllavëria por tashmë jo osman por modern,perëndimor më i ëmbël ,i sheqerosur me ” demokracinë neoliberale” lajtmotivi i së cilës është ” gjithçka për be ,asgjë për të tjerët( kuptohet kush janë ” ne” e ” të tjerët”) pra ky hulumtim – dëshmon pikëpamjen e gazetarit të shquar italian, politikisht i djathtë, Indro Montaneli ,me të cilin pajtohem plotësisht se Enver Hoxha mbetet :…”burri i shtetit më jetëgjatë përsa i përket ushtrimit të pushtetit.”
Kjo thënie e Montanelit ,mund të shkaktojë disa vetulla të ngrysura apo buzë të përdredhura Shumica mund të kenë të drejtë nëse këtë përcaktim do ta kishte bërë ndonjë nga politikanët apo shkrimtarët marksistë ( me të drejtë)
Por çuditërisht e ka bërë Indro Montaneli .
Kush e pagoi? Kush e detyroi? Pse e bëri ,një gjë të tillë një ditë pas vdekjes së Enver Hoxhës? Pastaj krahasojeni me Blendi Fevziun edhe me gjithë ata gazetarë që paguhen për të shkruar kundër Enverit ,Stalinit e komunizmit me burime ” arkivore” ,jashtë kontekstit historiko- logjik dhe me thashetheme ” kakopinoje” të mëhallave ku kërkon të gjejë më të keqen ky Blendi e mentorët e tij për të denigruar figurën e Enverit .Këta, që të paguar shkruajnë gjithë të zezat e sajuara në mënyrë fantazmagorike kundër Enverit,Stalinit e komunizmit quhen në literaturën komuniste “Qentë e tërbuar të antikomunizmit” .
Nejse ,do flasim herë tjetër për këtë lloj sekti fondamentalist…kalojmë tek arsyetimi tonë .
Askush nuk e detyroi Indron ,përveç ndërgjegjes së tij profesionale për t’i thënë të vërtetat opinionit publik pa emocione,pa urrejtje ,pa indinjatë ,pa militantizëm( indro është i djathtë, madje ekstremist ,kohë më më parë )
Është e lehtë të cilësosh burrë shteti Ruzveltin,Stalinin,Çurçillin apo De Golin .
Por Enver Hoxhën, liderin e një vendi të vogël, me një popullsi prej më pak se katër milionë banorë,si mundet? . A mund të jetë ndonjëherë lideri i një vendi të vogël një burrë shteti, apo burrë shteti me pozitë botërore?
Ja që Indro e pranon se mundet . Dhe pse?
Mendoj se Indro si mjeshtër i gazetarisë,njohës i mirë i historisë së Shqipërisë dhe politikanëve shqiptarë protagonistë të kësaj historie e Shqipërie , ka qenë i njohur me kriterin e vlerësimit funksional sipas të cilit njerëzit ,që qëndrojnë në krye të shtetit ndahen në politikanë dhe burrështetas.Sipas kësaj ndarje ,politikanët janë ata që zgjidhin problemet e çastit ,por që u mungon kapaciteti vizionar dmth nuk shohin më larg se hunda e tyre .Thënë ndryshe fuqia e tyre arrin deri aty, sa t’i sigurojë shoqërisë aq sa jetohet ,por jo edhe atë për çka jetohet.
Pikërisht për shkak të fuqisë për të formuluar identitetin ,ardhmërinë e qartë dhe vizionin afatgjatë për vendin e tyre ,burrështetasit janë një ” specie” e superpolitikanëve ,forma më e përkryer, sepse ata janë të suksesshëm në të dyja fushat. Më thjesht dallimi midis të parëve dhe të dytëve qëndron në faktin se të parët nuk shikojnë më larg se hunda e tyre ,kurse të dytët e shikojnë agimin më herët se të tjerët.
Është kjo arsyeja që këta të dytët shfaqen rrallë sepse vështirë të sintetizohen tek një individ kriteret për burrështetas .
Enver Hoxha ,i mençur,i kulturuar,inteligjent ,konsekuent në synimet e tij ,vizionar për të ardhmen është një “burrështetas” dhe sigurisht lideri më i suksesshëm marksist leninist i shek të 20,pas Stalinit .
Një filozof kinez ka thënë dikur se një burrështetas duhet të ketë hijeshinë e një valltari të mirë, dhe ka shumë mençuri në këtë thënie. Ai duhet të dijë si të shfaqet i çlirët dhe besimplotë. E ecura e tij duhet të jetë e ngulët dhe e paracaktuar. Ai duhet të jetë i aftë të bëjë një të qeshur të fortë, me gjithë zemër, në vend të gajasjes vesh më vesh,të jetë i komunikueshëm , kur përmes manierave të zhdërvjellëta dhe mirësjelljes së dallueshme, ai ia del të përçojë tek njerëzit realizimin e aspiratës së tyre duke qenë një hap para tyre , për t’i frymëzuar e mobilizuar për atje ku ata duan të shkojnë.
I tillë ishte Enveri
Shqiptarët donin dhe kishin luftuar në shekuj për një Shqipëri të lirë dhe sovrane dhe kishin nevojë për dikë që t’u thonte se ata mundeshin dhe Enveri e bëri këtë duke bërë atë që nuk e bëri as Skënderbeu. Ja çfarë shkruan Indro -” … kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar; ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë më parë i tillë as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën. Mbi mënyrat me të cilat Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, babai mitik i një atdheu po aq mitik shqiptarësh, ndoshta është më mirë që të mos hetohet.”
Enveri duke kuptuar këtë aspiratë ,gjendjen shpirtërore të kombit dhe vendosmërinë e tyre për të luftuar për këtë vendosi të fokusojë dëshirat dhe energjitë e popullit, të përcaktojë ato në terma të thjeshta, të frymëzojë, të bëjë ato çka populli tashmë kërkonte të duken të arritshme, të rëndësishme, brenda rrezes së kapjes.
Mbi të gjitha, ai u dha dinjitet dëshirave të tyre , i bindi se janë duke marrë pjesë në bërjen e një historie të madhe, që do t’ju japë një ndjesi lavdie e krenarie për veten e tyre .
Dhe Enveri ua dha këtë ndjesi !
Por kjo sfidë nuk mund të kapërcehej pa një cilësi të caktuar iracionaliteti, një refuzim kryeneç për t’u përballur me faktet, një optimizëm infektues, aftësinë për të na bindur se jo gjithçka është e humbur, edhe kur ne kemi frikë se po. Konfuci sugjeronte se, – ndërsa këshilltarët e një lideri duhet të ishin të ftohtë si akulli, – lideri vetë duhet të ishte si zjarr, një shkëndijë e çmendurisë hyjnore.
I tillë ishte Enveri !
U shfaq si një pasqyrë, që reflektonte ndjenjat e qëllimit tonë, duke i shprehur në fjalë vetë ëndrrat dhe shpresat tona, duke i transformuar nevojat dhe frikërat tona në politika koherente dhe programe.
Dëshmi për këtë janë të gjitha sfidat që kapërceu gjatë 45 vjetëve duke qëndruar sipër valëve e duke lëvizur sipas baticave për të përballuar ato sfida ,që Indro i ka stigmatizuar me shumë elegancë intelektuale ,sfida, që në të vërtetë shërbejnë si gurë kilometrike të historisë sonë ,kur për secilën prej tyre mund të shkruhen vëllime të tëra :
1- E fitoi pushtetin si partizan dhe e mbajti më gjatë se Franco dhe Salazari. Në shekullin e fundit, përsa i përket vjetërsisë së shërbimit e kanë mposhtur vetëm Mbretëresha Viktoria dhe Franc Jozef.
2- Për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar; ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë më parë i tillë as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën. Mbi mënyrat me të cilat Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, babai mitik i një atdheu po aq mitik shqiptarësh, ndoshta është më mirë që të mos hetohet.
3- -Hoxha e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.Dhe nga kjo fshehtësi mbërrinin zëra për persekutime alla-Pol Pot, për spastrime të përgjakshme dhe kampe asgjësimi. Mundet që diçka e tillë të ketë ndodhur gjatë epokës hoxhiane, por ishte edhe një situatë që e justifikonte, apo të paktën e shpjegonte.
4- Pas ikjes së gjermanëve dhe italianëve Shqipëria ishte për pak kohë, nga fundi i luftës deri në Konferencën e Paqes, tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
6- Prozelitë e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit. Dhe, në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race. Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencë.Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës që arrinte deri në arrogancë.
7- Fakt është që, që kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe. Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi. Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur duke i ofruar Moskës shërbimet e tij.Por kur Krushovi mohoi Stalinin, ai mohoi Krushovin dhe zgjodhi si mbrojtës Maon, i cili nuk mund ta mbronte kushedi sa; dhe pas pak kohësh e mohoi edhe atë. Ujku i vetmuar nuk kërkoi tufë tjetër Dhe vetëm grushti i hekurt me të cilin mbajti të bashkuar vendin e tij mund të shpjegojë faktin që vdiq pothuajse 80 vjeç, në shtratin e tij dhe akoma në detyrë.
8- Të huajt e paktë që vizituan Shqipërinë thonë se Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar. Shqipëria është një vend arkaik dhe baritor ku nuk mund të bësh pasuri, por varfëria është shpërndarë në mënyrë të barabartë; dhe deri këtu, komunizmi ia doli mbanë. Por komunizmi i pëlqente Hoxhës, edhe pse i jepte instrumentet e pushtetit absolut.
9- Hoxha nuk e fshihte vokacionin për kultin e personalitetit. Ishte një satrap edhe ai. Kishte karakter gjaknxehtë, por nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut. Kërkonte bindjen më absolute, por në publik shfaqej rrallë dhe xhaketa e tij ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
10 Nuk besoj se hoxhizmi mund t’i mbijetojë Hoxhës dhe as nuk mendoj se pasardhësi i tij kushdo qofshtë ai, mund ta mbajë Shqipërinë në pozicionin e “izolimit (le të themi) të mrekullueshëm”, në të cilin Hoxha e kishte vendosur në planin ndërkombëtar.Siç ndodh me disa burra shteti proporcionalisht të sproporcionuar me shtetin që përfaqësojnë, Hoxha do të lerë pas vdekjes një boshllëk më të madh sesa vendi që zinte ndërkohë që ishte ende ne jetë. Dhe, boshllëqet në raportin mes forcave politike janë gjëja më e rrezikshme që mund të ndodhë.”
Sikur ta dinte që edhe 38 vjet pas vdekjes së tij në Shqipëri do vazhdonte të bëhej politikë me Enverin, me flamurin e anti apo pro tij.
Për disa ishte një “diktator gjakatar”, për të tjerë, njeriu që rindërtoi Shqipërinë dhe i dha vendit zhvillim real, qëndrueshmëri dhe dinjitet që ende nuk e ka rifituar.
Shkrimi i Indros ,i strukturuar me një optikë shumëdimensionale na orienton drejt gjendjes së Shqipërisë dhe sfidave në të cilën është gjendur Enver Hoxha para më pak se 45 vjetëve kur më 11 prill të 1985 u nda fizikisht , por që nuk është harruar ,por siç thotë Indro : “Hoxha do të lerë pas vdekjes një boshllëk më të madh sesa vendi që zinte ndërkohë që ishte ende në jetë”
Sikur ta dinte që edhe 35 vjet pas vdekjes së tij në Shqipëri do vazhdonte të bëhej politikë me Enverin, me flamurin e anti apo pro tij.
Që të gjesh të vërtetën pas këtyre termave dhe të bësh diskutimin racional e objektiv ,të çliruar nga emocionet ,ndjenjat,indinjata, urrejtja patologjike militantizmi partiak,adhurimi për idhujt ,iluzionet ,shtrembërimet apo keqkuptimet nga mosmendimi , moskuptimi apo lodhja epistemike ,është një sfidë duke marrë në ballafaqim kulturën moderne dhe komunitetin shqiptar .Përballë kësaj sfide na vuri Indro Montaneli me shkrimin e tij .
DUKE MOS PARË NË FUQINË E VULLNETIT PËR TË KAPËRCYER NEVERITË AKTUALE, SHUMË I
Pavarësisht se sa “e pakëndshme” është ,për ata që urrejnë Enverin,Leninin dhe Stalinin “mizor”,diktator,tiran, satrap etj duhet të pranojnë se me ta dhe me ndihmën e tyre pati arritje të jashtzakonshme në vendosjen e sistemit socialist herë me persekutime,herë me heqje lirie apo pushkatime, por sikurse tregon historia e zëvendësimit të rendeve janë të justifikueshme se shpesh herë kanë shpëtuar vendin …” Mundet që diçka e tillë të ketë ndodhur gjatë epokës hoxhiane, por ishte edhe një situatë që e justifikonte, apo të paktën e shpjegonte”
Enveri sundoi vendin në epokën pas luftës së dytë botërore ,kur asnjë vend nuk i hodhi dorën sikurse ndodhi me vendet e tjera, madje as në Konferencën e Paqes në Paris nuk e ftuan si vend fitues e vend ” shok” me aleatët ,se nuk desh Britania .E në mungesë të delegacionit shqiptar , në aulat e konferencës, luheshin fatet e Shqipërisë nga arroganca dhe urrejtja fashiste e Caldarisit grek për ” Vorio Epirin” dhe loja e titistëve gjoja në mbrojtjen tonë ,luftonin grekun për të përfituar për vete Veriun prandaj dhe Indro e përmend veçanërisht në shkrimin e tij rolin e Enver Hoxhës që edhe i vetëm me trimëri, zgjuarsi,kurajë deri në arrogancë fitoi :”Dhe, në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race. Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencë.Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës që arrinte deri në arrogancë” – thotë Indro .
Dhe ja si përfundonte fjalimi i gjatë i Enver Hoxhes në konferencën e paqes Paris ,1946:
“Edhe një shqiptar i gjallë të mbetet,grekët nuk futen dot në tokën tonë”. Dhe prandaj populli i këndoi : Në Paris u mblodh UNO- ja / Fol Enver të lumtë goja / Fol e mbro të drejta tona ….
Enveri ,pra e sundoi vendin në epokën që pasoi pas luftës së dytë me intriga e prapaskena të fuqive të mëdha e pretendime territoriale për ” vendin tonë të lakmueshëm” . E, Indro na thekson atë që disa infantile psyop e mohojnë rrezikun e e ndonjë armiqësie të jashtme duke e paraqitur si ” paranoja e Enverit” :” E,mo kush e kishte në mendje Shqipërinë ta pushtonte ,ishte paranoja e Enverit …etj etj..
Dëshmi për të kundërtën e këtyre psyopëve infantile është ” pushtimi” i Shqipërisë në 49- 53 me zbarkim diversantësh e armësh të rekrutuar nga CIA e MI6 për të përmbysur pushtetin popullor me dhunë .Dihet si përfundoi kjo përpjekje e turpshme që u quajt ” Radiolojë” .
Me çdo kusht duhej të mbrohej liria dhe sovraniteti i vendit dhe sikurse ka thënë dhe shkrimtari Maxim Gorky – “Nëse armiku nuk dorëzohet, ai shkatërrohet”.
Është krejtësisht normal edhe mësimi nga historia e lindjes së rendeve të reja nga shkatërrimi i të mëparshmit. Është edhe kjo një arsye që Indro i ” justifikon” prozalitë e atij sistemi .
Historia e zëvendësimit të një rendi të vjetër me një rend të ri më progresiv ( sklla ropronar- feudal- kapitalist- soocialist) tregon se: Mizoria ndaj mizorisë tenton të përshkallëzohet derisa të fitojë një nga më mizorët, i cili arrin të shkatërrojë rivalët e tij më pak me fat dhe jo gjithmonë më pak mizorë. Pas kësaj, “flaka” e mizorisë do të fillojë të dobësohet për faktin se “karburanti” dhe rezistenca mbarojnë.
Çdo fazë kishte nxitësit e saj të mizorisë.Montaneli na ” ndriçon” mendjen , jo për justifikimin e krimeve dhe mizorisë, jo për dashurinë apo urrejtjen për personalitete të caktuara, por për një vlerësim gjithëpërfshirës të epokave dhe figurave historike të kaluara, duke marrë parasysh kushtet në të cilat ata kanë vepruar – ” Fikni emocionet e indinjatën- ndizni mendjen ” – duket sikur na thotë Indro.
Është e nevojshme të bëhen vlerësime racionale objektive historike për të mos patur indinjatë publike . Edhe zëvendësimi i socializmit me kapitalizmin e egër pati mizoritë e veta.
Nuk ka nevojë të mashtrohet populli me sloganin se – “revolucioni i vitit 1991 u dha me pak gjak.”
Bëni një bilanc të thjesht duke iu përgjigjur pyetjes se – sa qytetarë kanë vdekur për periudhën30+vjeçare të rivendosjes së kapitalizmit neoliberal nga përkeqësimi i kushteve të jetesës dhe kujdesit shëndetësor ( rritja e kriminalitetit -vjedhjet,krimet,vetëvrasjet etjnga varfëria,droga,dëshpërimi, papunësia etj),nga padrejtësitë për pronat nga gjakmarrja,nga aksidentet në punë e në rrugë dhe mijëra qytetarë të palindur që nuk dolën në dritë nga pamundësia ekonomike për t’i rritur .I gjithë ky kriminalitet është pasojë e këtij sistemi, i cili operon sipas parimit pervers ” gjithçka për ne asgjë për të tjerët ” duke mbivlerësuar kapitalin si gjënë më ë të çmuar, pasojë e të cilit shumica e shumica e popullsisë është në skllavërim të lirë , të lirë për të folur ,sharë e demonizuar ,por të skllavëruar me ” kurthet financiare”( taksa ,tarifa,ryshfete et)
Ndërsa në socializmin e Enverit apo Stalinit – ” Njeriu ishte kapitali më i çmuar” dhe për këtë u luftua për” … një shoqëri pa fitim, pa milionerë, pa papunësi, pa inflacion, pa taksa dhe me standarde jetese në rritje të vazhdueshme – që është një kërcënim për gjithçka që “The Sunday Times” dhe BBC pretendojnë si “qytetërimi perëndimor”.(Bill Blend ,historian britanik)
Në të gjitha fushat, Atdheu ynë tregoi arritje kolosale. Dhe e gjithë kjo në sfondin e feudalizmit, robërisë, represioneve brutale, poshtërimit të të drejtave të njeriut, censurës etj., etj..
Çfarë nuk ka ndodhur në historinë tonë! Dhe i madh, dhe tragjik, dhe naiv, dhe kriminel, dhe njerëzor dhe gjakatar. Dhe në këtë sfond, arritje të mahnitshme u realizuan në epokën e Enverit,pavarësisht ” disa njollave të murme” të figurës së tij (,të cilat do t’i trajtojmë në një shkrim tjetër) …Të pakrahasueshme me “kohën e sotme të lirisë dhe demokracisë”!
Ne e dimë se në kohën e Enverit u bënë gabime ,pati edhe tejkalime si pronësimi shtetëror absolut i mjeteve të prodhimit , në politikën me fshatin(tufëzimi e ” izmat” e tjerë në drejtim të fshatit) , u bë izolimi i Shqipërisë me ” parimin e mbështetjes në forcat e veta” etj .Shumë flasin,kritikojnë,lavdërojnë etj…dhe mirë bëjnë se duket se kanë kuptuar diçka
Dhe përvoja e 30+ viteve të fundit ka bërë që shumë njerëz të kuptojnë më shumë, sesa kuptojnë interpretuesit njëdimensionale të historisë. Shumë e kuptuan se, megjithë këto dështime të rritjes e zhvillimit( reformat bujqësore dhe izolimi me pasoja ekonomike ) dhe persekutime e dënime të ” justifikueshme” , nuk e zbehin figurën e Enver Hoxhës si burrështetas serioz e i pa kompromis, kur në momente kruciale ka treguar forcë të pamëshirshme dhe intelekt të fuqishëm.
Për ata që jetojnë sot, nuk është frika e represioneve shtetërore fizike , por frika e mungesës së vullnetit krijues nga ana e qeverisë aktuale për të zgjidhur problemet kyçe të vendit,që njerëzit të mos humbasin shpresën e të bien në dëshpërim.
Dhe si të trajtohet qeveria aktuale, kur paga e një profesori është 10 herë më e vogël se paga e një deputeti të Parlamentit rus?! Dhe 20 herë më e vogël se e një pensionisti .
Ka shumë multimilionerë mes deputetëve, ministrave dhe kryebashkiakëve. Ata do të mendojnë para së gjithash për pasurinë e tyre. Kjo është absolutisht e vërtetë. Lërini të pasurit të merren me organizimin e pasurisë, kapitalit, investimeve të parave të tyre!
Thelbi klasor i shtetit tonë po bëhet gjithnjë e më i theksuar – pasurimi i të pasurve dhe varfërimi i të varfërve.!
Dhe këtu qëndron ” Thembra e Akilit” të këtij sistemi antinjerëzor:Duke mos parë në fuqinë e vullnetit për të kapërcyer neveritë aktuale, shumë veta i drejtohen imazhit asketik të Enverit për vullnetin e tij të hekurt dhe fiksimin për një Shqipëri të lirë dhe sovrane ,fiksim që përputhej edhe me aspiratën në shekuj të popullit tonë …
Ai mblodhi në mënyrë të “pamëshirshme” të gjithë njerëzit, si në Frontin Antifashist Nacional-Çlirimtar ,ashtu edhe në pjesën e pasme në vendosjen e këshillave nac- çl si themel i pushtetit të ardhshëm . Jo vetëm burra, por edhe gra dhe fëmijë. Ai mobilizoi me mençuri shpirtin e tij historik dhe patriotik dhe ia doli që të gjitha këto t’i drejtonte në mbrojtjen e vendit në zhdukje – çlirimin kombëtar dhe shoqëror të vendit nga fashistët dhe bejlerët feudalë dhe më vonë për ndërtimin e Shqipërisë së re dhe mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të saj
Në këto vite tragjike dhe të përgjakshme të LANÇ- it dhe të transformimeve gjigante të realizuara për një periudhë fantastikisht të shkurtër ( kur vendeve të tjera u janë dashur dhjetra e ndoshta qindra vjetë) të ndërtimit të Shqipërisë së Re ,ai arriti të bëhej udhëheqësi i palëkundur i popullit të tij.
Është pikërisht kjo aftësi që populli nuk e sheh tek drejtuesit e sotëm të lartë të vendit, por deri tani është në pritje dhe shpresë.Dhe deri atëherë do të dëgjojmë shprehje të tilla si: ” në kohën e Enverit”, ” kur ishte gjallë Enveri”,”sikur të ngjallej Enveri” etj edhe për një kohë shumë të gjatë.
Pikërisht njerëzit ,duke mos parë në fuqinë e vullnetit për të kapërcyer neveritë aktuale, shumë i drejtohen imazhit të Enverit.



















