Hyqmet Zane: Kujtesë pas 60 vjetëve nga vrasja e të ashtuquajturit “grupi i Teme Sejkos”

681
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Historia që nuk shkruhet siç ka ndodhur. Të pushkatuar dhe të dënuar më 1250 vitë burgim pa asnjë faj. Halim Xhelo si i rrëfehej Lutfi Sejkos në burgun e Laçit

Shkruarja e historisë së Shqipërisë siç po diskutohet tanimë me protagonizmin e Akademisë së Shkëncave  përmes Skënder Gjinushit, Pëllumb Xhufit dhe Paskal Milos që bëjnë beli në këtë projekt, të krijon një ndjenjë mosbesimi për sinqeritetin e tyre. Duke treguar në kohë për njëanshmërin e qëndrimit të tyre pro diktaturës dhe diktatorit, kuptohet se edhe kjo histori do të shkruahet sipas modelit që “fituesit shkruajnë historinë si e duan ata”. Në fakt kështu u bëdhe ngjarjet e mëdha historike që lanë gjurmë në kujtesën e brezave, ose nuk trajtohen fare, ose shkruhen të pavërtetat, siç i ka thënë historiografia komuniste.

Tirane-Gjyqi i Teme Sejkos me shoket e tij.

Në vend të hyrjes

Me këtë natyrshmëri dhe logjikë të ftohtë diskutoja rreth 30 vjet më parë me Lutfi Avdul Sejko, të përndjekurin politik të të ashtuquajturit “grupi çam i Teme Sejkos”. Intelektualizmi i këtij njeriu dhe formimi i tij cilësor me një prejardhje nga familja e Sejkatëve të Filatit të , krijonin besueshmërinë e fjalëve dhe të mendimeve që shprehte. Pothuajse çdo ditë do t ëisha një dëgjues i mirë i xha Lutfiut që tregonte me një narracion të bukur dhe me një shqipe të cilësuar çame prej njeriu të shkolluar. E dëgjoja me vëmendje, sidomos pas shkrimit që doli në gazetën Çamëria për të vërtetetat e atij skenari dhe asaj batërdie armiqësore që u derdh mbi shqitparët e Çamërisë që erdhën copë e çikë nga shpërngulja si pasojë e genocidit grek përmes bandave të andartëve me

Napoleon Zervën në krye mbi popullatën çame. Lutfi Sejko ishte nga të arrestuarit e fundit të atij grupi në Elbasan që më pas do i bashkëngjitej edhe Dalan Sulo në Cerrik që ishte nga Galbaqi. Kur Lutfiu ishte në burgun e Laçit së bashku me Petrit Hoxha nga Elbasani, i lauruar shkëlqyeshëm në “Lui Pastër” në Francë, vjen i burgosur edhe Halim Xhelo, ish zv/ministër i Punëve të Brendshme që u dënua nga Enver Hoxha. Sipas xha Lutfiut, që i kishte treguar Halimi, ai ishte i pranishëm së bashku me Kadri Hazbiun, kur u takuan në Sarandë së me Enver Hoxhën dhe Nikita Hurshovi me Teme Sejkon. Ankesat e Enverit te Hurshovi për Mehmet Shehun kryeministër që nuk e dëgjonte, ishte kokëfortë dhe arrogant, Sekretari i parë i BS iu përgjigj”ti më ankohesh mua për Mehmetin. Po ja ku e ke Teme Sejkon të shkëlqyer që mund të jetë jkryeministër”. Në këtë moment, sipas Halim Xhelos u ideua i ashtuquajturi “grupi çam” si xhelozi dhe grup me Mehemt Shehun.  “Çfarë patët me ne o Halim?” – e pyeti Lutfiu dhe ai iu përgjigj “gjeteëm dhe bëmë” dhe kështu rrëfimi i Halimit tek Lutfiu mu tregua mua me ditë të tëra fragment pas fragmenti., deri sa ndrroi jetë më 13 prill 1995. Shumë vite më pas jo vetëm shkrimet e shumë protagonistëve që duhet thënë se edhe kanë mashtruar në jo pak raste ose i kanë tjetërsuar të vërtetat, kam saktësuar shumë të vërteta nga studiuesi i nderuar Kastriot dervishi ish kryetar i Arkivit të Ministrisë së Brendshme. Por më shumë nga të tjerët, hektor Sejko (i ndjeri), djali i Taho Mehemt Sejkos, vëllai i Teme Sehjkos, më ka rrëfyer me ëprpimëri gjtihë tablonë e asaj ngjarjeje që vazhdon t ëmbetet një tabu për historiografinë dhe që në shumë raste shmanget dhe retushohet.

Historia

Pas 10 muajsh arrestimi të atij 28 korriku 1960 në orën 11, hetimi dhe shantazhizmi barbar në dhomat e inkuizicionit komunist, diktatori dha verdiktin e pushkatimit të grupit të asahtuquajtur “grupi i Teme Sejkos dhe Tahir Demit”. Ka qenë 30 dhe 31 maji i vitit 1961 që togat e pushkatimit do të zbraznin karikatorët e armëve të tyre mbi bijtë shqiptarë të nënave çame. Ishin Teme Sejko, Tahir Demi, , Taho Sejko, Shaban Ademi, Avdul Resuli, Ali Xhelo Arapi, Hajri Mane, që pas atij gjyqi të fund majit 1961 do të pushkatoheshin, ashtu siç nuk viteshin as edhe kuajt e jo më njerëzit. Shumëkush ka hamendësuar përmes copëzave të bisedave dhe historive të treguara dhe të shkruara se vrasjet e këtyre djelmëve të Çamërisë kanë qenë të formave të ndryshme dhe në vende e kushte të ndryshme nga më çnjerëzoret dhe makabre. Për Teme Sejkon ka edhe më shumë se kaq, se janë kujtime të njerëzve që kanë qenë edhe dëshmitarë se çfarë mënxyrash nga më të paimagjinueshmet që mund t’i bëhen një njeriu, një shqiptari nga pseudoshqiptarët, një luftëtari antifashist dhe kundëramiralit të vetëm që kishte flota shqiptare që përfundoi aq tragjikisht pa nam e pa nishan. Nuk ishte as i pari e as i fundit Teme Sejko, se edhe të tjerët bashkëkombas të tij, që mbanin edhe grada e pozicione pune për merita të veçanta, asnjëherë nuk janë rikthyer ato vlerësime nga ana e Presidentëve të Republikës së Shqiëprisë, si shenjë e rikthimit tek të vërtetat që ekzistonin dhe që u tjetërsuan padrejtësisht. Është harresë apo e qëllimshme, është një zgjatim në kohë i një pushkatimi dhe dënimi të pamerituar që po bëhen nga segmentet e ish sigurimit të shtetit që bëjnë kujdes për të mos vënë në vend dinjitetin e së drejtës morale dhe ligjore të atyre bijëve që ishin shqiptarë dhe që u trajtuan si armiq.

Dhe jo vetëm këta, por edhe më pas u dënuan me pushkatim Beqo Plaku, Ilia Gjyzeli, Jorgji Cukali, Nikolla Goçi, Theodhori Veto, që u cilësuan si bashkëpunëtorë të kryetarëve të grupit dhe që ishin sajesat e mendjes antishqiptare që kërkonte të zhdukte nga faqja e dheut çdo njeri që ishte intelektual dhe që nuk ishte grek e serb. Për hir të së vërtetës duhet thënë se veç të pushkatuarve, nëse kanë qenë të tilla, se nuk ka as edhe një procesverbal të mbajtur, janë edhe një grup bijsh shqiptarë nga Çamëria që jo vetëm nuk dolën në gjyq, por u trajtuan në atë farë feje që iu mor jeta në dhomat e hetuesive të komanduara nga vetë Enver Hoxha përmes Kdsri Hazbiut, Mihallaq Ziçishtit, Nevzat Hasnedarit dhe një farë Rexhep Kolli etj. Taho Sejko, vëllai i Temes, nuk doli në gjyq, u eleminua në fshehtësi, ashtu si edhe Shaban Adem Kalo, që kërkoi t’i dilte në mbrojte Tahir Demit, kur shkuan për ta arrestuar. Nuk dihet se si përfundoi por jeta e tyre ishte aq e lirë për kriminelët e diktaturës komuniste. Ndërsa i mirënjohur komandant i “Çetës Çamëria”, antifashiste, Haki Rushiti u dënua 3 herë me vdekje në mungesë. Do të ishte fatale për një pjesë tjetër të këtyre bijëve të Çamërisë që u dënuan me dënime maksimale dhe vdiqën në bugjet e Burrelit e Spaçit e gjetkë si Sami Murati, Jonuz Purizo, Rushan Hasan Mullai, Dr Aleksandër Kalivopulli, pasi ishin dënuar me nga 25 vjet, vdiqën në burgje në Burrel e gjetkë, ashtu sie dhe Vangjel Xhomaka 25 vjet, vdekur në burg, Yzeir Sollopia, Kostandin Petro Vaso, dënuar me vdekje, kthyer 25 vjet, vdiq në burg, Pandeli Varezi, dënuar me pushkatim, kthyer në 25 vjet, vdekur në burg, Kasëm Karafili, 25 vjet, vdiq në internim. Çdo gjë e ndodhur ndaj grupoit të ashtuquajtur të “çamëve”, kishte si prolog  Hilmi Seiti, që në prill 1960 nuk e pranoi planin ogurzi të sajimit të një grupi armëqësor për t’iu pëergjigjur sociaslimperializmit rus pas prishjes. Pa e zgjatur, Hilmian, siç e thërrisnin me respekt në Shkodër dhe ku mbeti i nderuar gjithnjë, e helmuan. Kështu tregohet dhe kështu ekzistojnë faktet, se ajo që ndodhi më pas vërtetoi gjithçka : mashtrimin me ç’do mjet që justifikonte qëllimin të Teme Sejkos e të tjerë që nuk mund të besonin se mendjet e asaj pjese bastarde shqiptare i kishin bërë llogaritë si kriminelë që ishin  shkonin aq larg sa realisht do tu merrnin jetën, vetëm e vetëm se i ishin futur lojës së sajuar. Këto Halim Xhelo ia tha Lutfi Sejkos një ëpr një në burgun e Laçit. Sa e sa grupe u sajuan më pas, vetëm e vetëm që të çohej në vend idea fikse e diktatorit për të eleminuar të gjithë elitën intelektuale shqiptare që nuk u bënë pjesë e strategjisë së UDB përmes emisarëve serbë të saj, Popoviç, Mugosha, Stojniç e Tempo, por edhe sa e sa të tjerëve. Ishte kjo ide që zhduku klerin katolik shqitpar vetëm e vetëm pse ata ushqenin antishkjaun të frymëzuar nga Homeri shqiptar, Gjergj Fishta.

Ekziston mendimi se të gjitha të ashtquajturat “grupe armiqësore” që u eleminuan pas atij nëntori famëkeq 1944, do të ishin eskluzivisht intelektualë që kishin studiuar jashtë shtetit, ish nxënës të shkollës amerikane të Fullcit, apo që nuk pranuan të viheshin në shërbim të planeve serbe që nga Mustafa Gjinishi e më tej që u bënë viktima të tradhëtisë komuniste. Ishte kjo klikë antishqitpare që në “emër të popullit” vranë, ekzekutuan, varën apo eleminuan pa gjyq edhe këtë grup të Teme Sejkos e Tahir Demit. Ishte i pari dhe i vetmi gjyq që u bë me altopolantë dhe publik, si shprehje e urrejtjes krahinore që futi vetë Enver Hoxha në mes shqiptarësh. Këtë fenomen nuk mund ta ndalonin as trupa e avokatëve që ishin thjesht formalë, sa për të thënë përballë një prokurori xhahil, si Aranit Çela, që në atë kohë ishte Prokuror i Përgjithshëm dhe një trupi gjykues që vepronin mbi bazën e urdhërave dhe jo të drejtësisë siç ishin Shuaip Panariti, kryetar i Gjykatës së Lartë, gjen.major Muharrem Kokomani, kol. Sotir Spiro, kol. Bejto Isufi, n/kol. Hilmi Telegrafi dhe sekretar séance Murat Deliallisi. Përballë këtij grupi “armiqsor” të sajuar ishin vetë ata që e kishin sajuar, ishte vetë diktatori dhe sigurimi i shtetit. Ky moment ka qenë bërë publik në debatin mes Enver Hoxhës dhe Kadri Hasbiut kur do të dënohej ky i fundit. Eleminimi i këtij të ashtuquajturi “grup armiqësor”, ishte edhe një avokati e shkëlqyer që qeveria e Enver Hoxhës i bënte tezës greke për eleminimin e elitës intelektuale çame që kishte dalë nga lufta antifashiste dhe që ishin përfaqësuesit e atij angazhimi të kësaj krahine në Luftën II Botërore. Ishte kjo tezë që ende edhe sot e kësaj dite qarqet zyrtare greke e thonë dhe rithonë sa herë që vjen fjala tek çështja çame dhe zgjidhja e saj. Është rasti për të thënë se shumë nga ata që u cilësuan armiq ishin në strukturat drejtuese të luftës dhe që së bashku me pjesën tjetër të çamëve të organizuar në Batalionin 4 të Regjimentit 15, përbënin edhe pjesën e rëndësishme të kontributetve të Çanërisë në këtë luftë. Do të doja të fiksoja këtu luftën 55 ditore të Konispolit ndaj focave gjermane, ku edhe ranë shumë dëshmorë. Ishte një luftë e vërtetë si asnjë luftë tjetër e ta ashtuquajturës ushtri shqiptare. Dhe kjo është meritë e kësaj popullate të Çamërisë që u hodh poshtë dhe u shkel me këmbë nga segmentet pro greke brenda udhëheqjes komuniste shqiptare të cilat ndikuan ndjeshëm për të hedhur idenë e të ashtuquajturit “bashkëpunëtorë me pushtuesin” të kësaj popullate të Çamërisë. Ndoshta duhet të ishte gjallë im atë, Nuri Zane, së bashku me Hajri Fetahu dhe Osman Zeneli, Mezan Emin Jonuzi dhe Bejaz Muhamet Muho apo Alush Xhemil Sejko e me shumë të tjerë që ishin të internuar në kampet e përqindrimit gjermane dhe italiane si antifashistë që të rrëfenin se sa të pavërteta janë tezat greke.  Por më shumë se kaq, se sa tradhëtare ishte qeveria e Enver Hoxhës ndaj interesave mbarëkombëtare shqiptare, kur jo vetëm i vrau çamët, por i dërgoi edhe në internimin e Llozhanit në Maliq më 1949, u hoqi shtetësinë greke më 1953 dhe më vonë u hodhi baltë gjithë komunitetit çam, pas pushkatimit të pjesëtarëve të këtij grupi.

Komenti im

Çfarë faji kishin bërë këta bij shqiptarësh që u dënuan dhe u pushkatuan, si pararojë e atij dënimi të madh që i bëri Enver Hoxha gjithë popullatës çame të shpërngulur me genocid nga shtëpitë e tyre në Çamëri, pas atij 1961-shi ? Asnjë faj, por kjo ishte filozofia e një regjimi kriminal që mbeti në pushtet përmes netëve makbethiane ndaj shqitpatërve. Të shkruash për të vërtetat e atyre ngjarjeve që ndodhën 60 vjet më parë, nuk është çështje e një shkrimi, se shumë e shumë herë janë shkruar dhe dokumentuar pabesitë e bëra dhe barbaritë e zbatuara. Ajo që të vjen keq edhe pas 60 vjetësh është fakti se ende edhe sot nuk është hequr balta që u hodh mbi këtë popullatë të pafajshme, por edhe mbi viktimat e tij. Asnjë falje nuk kanë marrë ata 63 njerëz nga Çamëria dhe pjesa brenda kufirit shtetëror përfshiunë në këtë gjyq në atë fillim të viteve ’60 me të ashtuquajturit “grupe armiqësore” inekzistente dhe të sajuara për hatër të antishqiptarizmit serbo-grek të instaluar në kokën e Byrosë Politike të Enver Hoxhës. Kush duhet tu kërkojë falje, shteti, Presidenti, drejtësia apo kush tjetër për ato rreth 1.250 vjet burgime që u dhanë ndaj këtyre shqiptarëve. Kur sot flasim për të shkruar historinë e Shqiëprisë nga emra të njohur dhe me lidhje me sistemin komunist, kupton pse në tekstet e historisë së Shqipërisë vazhdon të bëhet ende luftë klasash dhe të mospërmenden këta që u bënë viktima të një ideje të çmendur nga një njeri dhe një sistem stalinist. Shumë dokumentacione ekzistojnë për këtë ngjarje tragjike, po aq sa edhe çnjerëzore, por ajo ngjarje makbethiane kërkon një film të tërë që do të ishte tronditës për kineastët hollivudianë, tamam si hebrejtë e Europës.

Të dënuar të tjerë

Skënder           Bariu,   me vdekje,       kthyer 25 vjet

Dervish            Sulo,    me vdekje,       kthyer 25 vjet

Nasho              Gërxho, me vdekje,     kthyer 25 vjet

Gani                Tartari, me vdekje,      kthyer 25 vjet

Rexho              Plaku,                        dënuar 2 herë  33 vjet burg,

Xhemal            Bali,                              27 vjet burg

Zalo                 Goxhai,                        25 vjet burg

Ali                   Goxhaj,                        25 vjet burg

Adem Osman Kalo,                              25 vjet burg

Osman             Emini,                          25 vjet burg

Hasan              Mero,                           25 vjet burg

Haxhi Bilal      Mullai                            25 vjet burg

Kadri               Saliko, oficer marine      25 vjet burg

Sulo                 Veshi,                          25 vjet burg

Eqerem            Veshi,                          25 vjet burg

Miho                Shëngjergji,                 25 vjet burg

Petro                Duro,                           25 vjet burg

Miço                Gogo,                          25 vjet burg

Mushir             Plaku,                          25 vjet burg

Lole                 Dhjamanti,                  25 vjet burg

Luan                Goxhai,                       22 vjet burg

Qerim              Demo,                         22 vjet burg

Lutfi                Sejko,                          20 vjet burg

Mehmet Kadri   Bello,                          20 vjet burg

Hiqmet            Bello,                           20 vjet burg

Mero Ali          Plaku,                          20 vjet burg

Lelo                 Guda,                          20 vjet burg

Pilo                  Bushi,                          20 vjet burg

Dule Maze       Mullai,                         18 vjet burg

Spiro                Gogo,                          17 vjet burg

Asllan              Veliu                           15 vjet burg

Tefik Emin      Mero,                           15 vjet burg

Xhemil            Demi,                          15 vjet burg

Hasan              Plaku,                          15 vjet burg

Taip                 Kaloshi,                       15 vjet burg

Petro                Gogo,                          15 vjet burg

Sotir                Taho,                           15 vjet burg

Lole                 Gogo,                          15 vjet burg

Kaso                Agushi,                        15 vjet burg

Syrja Musa      Shehu,                         15 vjet burg

Janaq               Gerxho,                       15 vjet burg

Nazmi Sulo     Veshi,                          11 vjet burg

Hamit              Demi,                          5 vjet burg

Tirane-Gjyqi i Teme Sejkos me shoket e tij.Foto:Atsh

Epilog

Vazhdon lista me emra dhe vite burgu për secilin që janë të vërtetat që flasin dhe kërkojnë shpagim me faljen që është domosdoshëmri për t’ua bërë në emër të drejtësisë njerëzore. Ata u dënuan si bashkëpunëtorë me anglo-amerikanët dhe më qesharakja dhe absurdja prej këtyre akuzave ishte se u akuzuan edhe si bashkëpunëtorë me grekët. (?!) Dhe kush, bijtë e Çamërisë që grekët i vranë dhe i dëbuan mizorisht nga trojete  tyre stërgjyshore. Ata meritojnë nderimin shtetëror nëse vërtet ky shtet ka një president që duhe të bëjë edhe këto lloj nderimesh.

60 vjet më parë, plumbat e diktaturës vranë djemtë dhe Çamërinë

Cili shtet do t’ua heqë baltën “grupit armik të Teme Sejkos dhe Tahir Demit”?

63 të dënuar dhe 1.250 vjet burgim, veç vrasjeve.

Ashtu ndodhi, plumbat e pabesisë së pushtetit komunist ranë pamëshirshëm mbi trupat e djemëve shqiptarë nga Çamëria për të vrarë jo vetëm atë grup të cilësuar “armik”, por për të vrarë idealizmin e gjithë popullatës dhe vetë Çamërisë.për të kërkuar të drejtën legjitime që të dënohet një genocid tipik.