Hashim Thaçi: Rrugova e ka hak t’ia bësh si Esat Pashës!

740
Kur ishim duke ndjekur lajmet në TVSH dhe Rugova doli në Televizionin e Beogradit duke i bërë thirrje NATO-s që të ndërpriste bombardimet mbi Serbi, Hashim Thaçi m’u drejtua mua dhe më tha: A e ka hak edhe ky t’ia bësh si Esat Pashës? Po, i thashw unë, por një herë ua morëm hakën ne labët, kur Esat Pasha tha “E dua Kosovën, por pa kosovarët”, shkoi Avni Rustemi dhe ia numëroi deri në Paris, në mes të ditës. Edhe tashti nga ne e doni t’u merret haka?! Më pa si me gjysmë buzëqeshje dhe heshti.
– Pa ndihmën e Shqipërisë a do të fitohej kjo luftë dhe sa oficerë shqiptarë morën pjesë në këtë luftë?
Pa ndihmën e Shqipërisë, në mënyrë të veçantë, pa ndihmën e popullit shqiptar në Republikën e Shqipërisë, as që mund të mendohej fitorja e asaj lufte dhe qëndresa e asaj ushtrie çlirimtare. 
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal