Gëzim Llojdia: Kur zhvillohej kongresi i parë i shkrimtarëve. Letërsia i kushtohej hekurudhës, punës dhe planit dyvjeçar

…Fishta i madh ka lindur në një kasolle të harrueme dhe Shuteriqi i vogël në një shtëpi borgjeze të nderueme, thuhet në kronikën e gazetës që botohej jashtë vendit.

Gëzim Llojdia

Sigal

1.

Nga vitet e largëta 1950 letërsia e e asaj kohe për shkakun e vetëm se ishte tipike në shërbim të pushtetit.

”Vet emri i Stalinit na mbush me jetë…”

Kështu Gazeta Flamuri”,shkruan :”Më 7 shkurt të këtij viti fletorja ‘Bashkimi’ botoi se viti 1949 ka shënua një përparim në zhvillimin e muzikës sonë . Ndërsa në vitin 1948, ka pasur vetëm 8 kompozime dhe 6 harmonizime. Gjatë vitit 1949 u punuan 23 kompozime, 80 harmonizime e punime këngësh për kor, bandë kanto, pianofortë, orkestër etj.

Me gjithë këtë gazeta ankohet se i ashtë këndue hekurudhës. Punës dhe Planit dyvjeçar. Në vijimësi shkruhet 21 copëz tekste këngësh nga Aleks Çaçi, tek fletorja ‘Bashkimi’, që i kushtohen Stalinit.

”Dhuratat e Stalinit” , Bashkimi 20 dhjetor 1949 me rastin e 70 vjetorit të ditëlindjes së gjeneralismit Stalinit. Fjalët nga Aleks Çaçi, muzika K.Kono:

Dielli ka dalë/çpo këndon bilbili/eja të punojmë o zambakë prilli//më dogje ne zemër/erë e trëndafili/eja të këndojmë shpirti im moj Rinë/I ke parë tinë/o zambak i prillit/ndihmat që na vijnë /që tej nga Rusia/I kam pare Rinë/ gonxhe e trëndafilit/janë të gjitha dhuratë e Stalinit/Pra më thuaj tinë/emrin si e kanë/se për kokën tënde/po vite vërdallë/më dogje moj Rinë/moj vetull kurorë/dhe në zemër shkruaj/u thonë traktorë/pa shiko si ecën/shih si çahet fusha/si do të bëhet stivë/dhe si do festojmë në kooperativë/të rroj sa malet/sa populli vetë/emri i Stalinit/që na mbush me jetë/Hurra,hurra.hurra.

2.

Nisemi nga çfarë shkuajnë për këtë fakt gazetat e kohës.Gazetat brenda vendit ishin të gjitha të kontrolluara. Gazetat në gjuhën shqipe jashtë vendit nuk e kishin këtë censurë.

Kështu që nga ky fakti i gazetës periodike, qartazi kuptohet se letërsia e vërtetë ishte e kurthuar. Murre dhe qelitë ishin shtrojerat e saj. Poetët duken se kanë filluar të përdorin :”plugun në vend të penës”. Gjithsesi në vend të frymës yllësore kanë përdorur forcën e muskujve. A çfarë mund të quhej ky soj krijimtarie? Përveç se do t’u shtonin :” Qani moj çobanka qani ….u shkojnë për shtat letrave të asaj kohe, kur Lasgushi, apo të tjerë poet me brymë vese e lëndë shpirti kishin heshtur e shtrënguar të heshtnin. Kështu filloi të lërohet e plehërohen ugarishtet, që nuk prodhonin kurrë fare prodhimi përveçse ca mbeturinave që askush nuk i përtypte dot. Kjo filloi të quhej letërsia e re . Por më shkoqur dhe më mirë e ka bërë në një rubrikë të veçantë tek krahasimet:”Flamuri, ku shkronjësit e saj po shijonin dritëzën që të jep qytetërimi dhe letërsia e një kohe tjetër.

3.

Po Gazeta “Flamuri”, në gjuhën origjinale shkruan: “Mirëpo çfarë ka nxënë mëndja dhe penda e Naimit?

“O malet e Shqipërisë! ‘e ju o lisat e gjate! Fushat e gjera me lule! q’u kam ndërmend ditë e natë.

Ju bregore bukuroshe e ju lutnenj të kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërrxhe, dhe pylle të gjelbëruar!

Do të këndonj bagetinë, që mbani ju e ushqeni .O vendëthit e bekuar ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri më ep nderë, m’ep emrin Shqipëtar zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarrë.

Shqipëri o mëma ime! Ndonëse jam i mërguar. Dashurinë t’ënde kurrë, zemra s’e ka harruar.

…Lahuta e Malëcisë e at Gjergj Fishtës:”Te një mrriz, te nji lejthi/kishin ndodhur tre barinj/dy me dhen e një me dhi, njëri plak e dy të rinj//Marash Uci e të bijtë e Calit/ dy djem të lehtë si shpezt e malit/Marash Uci i Uc Mehmetit, an e mban i kish rënë detit/kishte pa pronat e mbretit/cak prej Hotit tuj xanë filli/der kur piqet buka n’diell…

Pa hequr asnjë presje citojmë shkrimin e gazetës…Vjersha “Vajtimi”që po ju lexojmë tash, hartue nga GRUDA dhe botue në të përkohshmen ‘Hylli i Dritës’ shumë vjet ma parë, i përshtatet shumë bukur gjendjes së sotshme të Atdheut tonë të robnuem, thotë gazeta.

Kemi mbetë si vend pa zot, kemi vojtë si pralla mot: Nji krajl hin e t’jetri del! Aj na rrahe, t’jetri na shkel. Toka e fortë e qiella e naltë. Kemi mbetë si kali n’baltë! Njeh por t’ramet, strukun brendë, S’ kerni bux’ra m’ u-përmende, Hiq kanu e mos ven ligje. Kemi mbetë si vath pa grigje. T’ gjithë sa jemi dekë për s’gjallit! Besa e burrave, ndera e grues lanë mbas dorët pa namuz.

Kemi mbetë mo Zot ma keq! Porsi t’ kem’ për bri ndoj dreq. Që pret ditën me na marrë. Pa na lanun kurkund fare. Pa lanë fare, as rod shqyptarit. Tuj na hupe gjuhën e t’parit!

Pastaj gjejmë këtë paragrafë:-Çfarë do ti shtonim fundit të kësaj Jude Makabre të at Gjergj Fishtës. Kjo gazetë këtë e bën për të treguar si ishte rrëzuar letërsia në kohën e atij regjimi.

O Perëndi, a ndjeve? Tradhtarët na lan pa Atdhe. E Ti rrinë e gjuen me rrëfe,/ Lisat n’për male kot!

5.

Kur u mbajtë Kongresi i parë i shkrimtarëve shqiptarë? Wkipedia na thotë se “Lidhja e Shkrimtarëve u krijua më 7 tetor të vitit 1945, ndërsa Lidhja e Artistëve në vitin 1949. Kongresi i Parë, i mbajtur më 1957, i bashkoi këto dy organizata në një institucion të vetëm: në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Kronikat e kësaj gazete në një numër tjetër përcjellin lajmin se në 16 maj u mblodh në Tiranë, Kongresi i parë i Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në prani të përfaqësuesve sovjetik u shtrua puna që ishte bërë . Kryetari i shkrimtarëve Dhimitër Shuteriqi…” Gjergj Fisha,dhe Ernest Koliqi më shokë himnizues të jetës patriarkale, të shovinizmit, të misticizmit, apo të një fare lustre qytetërimi perëndimor, që nuk ishte tjetër veçse kozmopolitizmi i njohur i shtresave të larta të shoqërisë shqiptare…Raporti i Shuteriqit, thotë kronika e vitit 1957 ishte vetëm një ideologji.

-Cili qe faji i Mark Ndojës që u pushkatua , pyet kronikani?

-Shuteriqi thotë në këtë kongresë:”Mark Ndoja me shokë deshi të fshijë nga defteri gjithë përpjekjen e re letrare të vendit tonë, duke u nisur pikërisht nga mohimi i i frymës së partisë dhe udhëheqjes së partisë në art. Dhe në letërsinë sovjetike, ai me shokët e tij të fshinte jo vetëm Gorkin, Majakovskin, ndofta edhe Shollohovin….

Sa për Sejfulla Malëshovën u paditë për liberalizëm. Borgjez dhe pse pengonte triumfin e ideologjisë socialiste në letërsinë shqipe…

Ky kongres do të ishte sëpata e parë e mbrapme që do të godiste poetin kombëtar Fishtën, ai filloi si një realitet duke krijuar letrat me Hoxhën dhe Shuteriqin, por fillesat kanë qenë me shkëndijat e para, me shqiptarin e pashkollë, me këngëtarin e pamësuem, me atë lahutën me një tel që ka mbushur vëllime bukurie të pakrahasueshme. Në letërsinë shqipe nuk kanë sunduar, por kanë lëshuar shkëndijime Fishta, Fan Noli, ,Mjeda. Kronika thotë se veprat kalojnë mbi kohë, poezia, proza nuk pyet ku ka lindur, por edhe sikur të pyesi do të zbulojë se Fishta i madh ka lindur në një kasolle të harrueme dhe Shuteriqi i vogël në një shtëpi borgjeze të nderueme.

Kronika duke sjellë momente të asaj dite kuvendi thotë se cilët ishin mjeshtrit e penës që u paraqitën në kongresin e Tiranës?

Dhimitër Shuteriqi, Kol Jakova, Andre Varfi, Shefqet Musaraj, Aleks Çaçi. Pjesët e tyre quhen vetëm letrare pse trajtojnë luftën kundër kundërshtarëve politik . Por këto krijime nuk e kalojnë vijën mesatare të krijesës së fluturimit. Jo nga poezitë e veprat e Fishtës, Nolit që janë larg, por nuk afrohen as me krijimet e Koliqit, as me ambëlsitë e Prendushit, as me krojet e Lasgushit. Si më të rinj dhe më të kapërcyeshëm më kohën komuniste dualën në shesh Llazar Siliqi, Fatmir Gjata, Mark Gurakuqi…Cilat ishin tiparet e këtyre veprave: frymëzimi i zbehtë, fuqia e fjalës së mekur, rreshtimi mekanik, fluturimi me krahë të rënduar.

Në lëmin e prozës kronika përmend Dhimitër Shuteriqin me romanin me dy vëllime: Çlirimtarët”. Sterjo Spasse me romanin “Afërdita përsëri në fshatë”.

Si do të duhej të ishte proza, ja çfarë u tha në këtë kongres:”Proza jonë në përgjithësi, e veçanërisht e tërë letërsia jonë, duhet të jetë brumosur me një frymë të thjeshtë optimiste…

Kjo frymë optimiste të fryjë jo vetëm kur ka gaz, por edhe kur ka vështirësi të mëdha…”

Kronika e gazetës përmend si më të rinjtë e farkëtuar me kohën u paraqitën romancierët dhe novelistët, Fatmir Gjata,”Uji fle, hasmi s’fle” ”Tana”.Zini Sako me “Bereqetin”. Naum Prifti, Veis Sejko. Dhimitër Xhuvani. Moisi Zaloshnja. Spiro Xhai, shumica e këtyre tregimeve vizatojnë gjoja jetën e fshatarësisë së lumtur, luftën, por të bësh një krahasim me krijimet e E.Koliqit, M.Kokalarit, A.Logorecit, dallimi është një distancë që nuk arrihet dot me këmbët e tyre.

Kronika përmend se pa ndihmën e kurrkujt në Shkodër Dom Ndoc Nikaj, Mihal Grameno në Korçë, Simon Shuteriqi në Elbasan i çelën rrugën romanit shqiptar.

Në kohën e rilindjes qenë shkrimtarët e mërgimit Frashëri, Peci, Konica, De Rada, Skiroi që bënë gjuha në zgjimin dhe shkundjen e shpirtrave, poetët që pikturuan burrërinë, kryengritjen Fishta, Mjeda, Gurakuqi, Prendushi, Nikaj, PoStoli, Grameno .

…Në Shqipëri përmbyllet kronika e gazetës, shkrimtarët e vjetër kanë vdekë ose janë vrarë, kritikët janë bërë përkthyes e veprave marksiste, të rinjtë pjekin vjersha të pagueme…