Flamur Tartari/ Norman Betynin dhe Justina Shkupi mjekët që su larguan nga treni sanitar

801
Një shembull të tille e kam sjellë në librin tim të shkruar mbi dr. Frederik Shirokën “ Kirurgu me duar të arta”, ku, ndër të tjera, citoj në bazë të dëshmive okularë të shumë pacientëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, se në vitin 1945, kur vendi ynë sapo ish çliruar, në Spitalin e Shkodrës u mjekuan shumë partizanë të sëmurë dhe të plagosur. Kjo ishte merita e madhe e personelit mjekësor me në krye dr. Frederik Shirokën, një nder korifejt e kirurgjisë shqiptare. Ai kishte hyrë thellë në zemrat e pacientëve të tij dhe ata, me të drejtë deklaronin : Vërtetë po vuajmë nga dhimbjet, por çdo dhimbje zhduket menjëherë me hyrjen në salle të dr. Shirokës, gjithmonë duke buzëqeshur.
Përkujdesja e këtij mjeku fisnik dhe bujar për ne të sëmurët, të plagosur është me se vëllazërore. Porsa hynë në sallë me fjalët e
ëmbla e me buzëqeshjen e sinqertë dhe të pashoqe shëron çdo plagë dhe na heq të gjitha dhimbjet. Hyrja e tij në sallë që ne e presim çdo ditë me padurim na jep gjithmonë kurajo se do të shërohemi shpejt…
Me kujdesen e tij atërore dhe me mjeshtërinë e tij dhe të personelit mjekësor me shumë se 300 vetë të sëmurë janë shëruar, prandaj me mirënjohje, falënderojmë këtë mjek të shquar për veprën e madhe humane që kryen…
… Këto fjalë s’kanë nevojë për komente në lidhje me marrëdhëniet mjek- pacient. Vepra të tilla në dobi të njerëzve janë krenari për kombin. Para veprave të tilla njerëzimi gjithmonë përulet me respekt dhe dashuri e mirënjohje. Shembuj të tillë pozitivë në marrëdhëniet mjek-pacient ka patur në historinë e mjekësisë sonë të shumtë, por ka edhe në ditët tona dhe prej tyre brezat më të rij duhet të marrin shembull dhe ti paraqesin gjatë ushtrimit të profesionit të tyre… .
Mjekët dhe infermierët janë krenari
Mjekët dhe infermierët janë krenari e armatës së madhe të personelit mjekësor. Prej tyre po kujtojmë edhe një fakt nga kujtimet e shkrimtarit të madh shqiptar Petro Marko në librin e tij “Intervistë me vetveten” ku, ndër të tjera, flitet edhe për infermieren vullnetare në luftën e Spanjës, Justina Shkupin, këtë krenari të personelit të mesëm mjekësor dhe të gruas shqiptare atdhetare, dhe trime. Ajo së bashku me “Mjekun e tre kontinenteve” Norman Betynin, në ekipin e cilit Justina bënte pjesë në luftën e Spanjës më 1937, shoqëronin në veri të Spanjës shumë të plagosur me trenin sanitar. Në ato momente kur po aplikonin një transfuzion gjaku tek një luftëtar i plagosur, lajmërohen të largohen urgjent bashkë me të plagosurit, sepse, po vinin avionët gjermane për të bombarduar këtë tren sanitar dhe rrezikohesh gjithçka për jetën e të plagosurve… …
Dhe kur i gjithë personeli mjekësor u largua dhe fsheh në pyll, në tren, pranë luftëtarit të plagosur, i cili merrte gjak dhe të plagosurve që ngelën në tren qëndruan vetëm dy vetë:- Norman Betyni, dhe infermierja nga Shqipëria, Justina Shkupi. Kjo për mua i kalon caqet e humanizmit mjekësor e të shkencës. Njerëz të tillë janë heronj të mjekësisë dhe duhen respektuar dhe të merren si shembull gjithmonë. Ideali i tyre është t’i shërbejnë popullit me ndërgjegje, në bazë të Betimit të Hipokritit. Shumë prej tyre kanë dhënë jetën, për të ndihmuar pacientin, e duke përdorur veten për ndonjë aplikim të ri në mjekësi, për studimin dhe vërtetimin shkencor të shpikjes së bërë, vetëm për t’i shërbyer njerëzimit, pacientëve të sëmurë.
Dijet e mjekut
Dijet e mjekut e mësojnë njeriun të respektoje të drejtën e tij, qoftë ky i varfër, i mësuar apo i pamësuar. Prandaj shteti ynë, i cili është në prag të associmit në Evropë duhet urgjent të paraqes në parlamentin e ri edhe zbatimin ligjor që ekziston në çdo qendër shëndetësore, poliklinikë apo spital fotoja me numrin përkatës të kodit ligjor për ata persona që dhunojnë moralisht apo fizikisht mjekun dhe personelin mjekësor gjatë ushtrimit të profesionit… A është kjo një domosdoshmëri e madhe edhe në vendin tonë sepse faktet dhe rastet e ndodhura janë të freskëta në spitalet tona… . (gjithashtu duhet të shtoj përse në stadiumet e botës dhe në veçanti në Angli nuk hynë njeri në fushë sepse është vendos ligji që s’ka nevojë për avokate por dënimi është i përcaktuar… …).
Për mjekun këto marrëdhënie janë dhe duhet të jenë gjithmonë njëlloj: t’i shërbejë me ndërgjegje pacientit. Ky duhet të jetë qëllimi dhe ideali i profesionit shumë delikat e të vështirë, por të respektuar i mjekut. 
Shembuj krenarie
Shembuj të tillë përsëri ka plot edhe nga shkencëtare shqiptare si, Bilal Golemi, Bajram Emiri, Hulo Hajderi, Rifat Frashëri, L. Benusi, B. Emiri, S. Cilka, J. Adhami, A. Dibra, S. Dedej, J. Koçi, F. Sharofi, E. Shehu G. Papadhopulli, H. Bimbashi, E. Konjari, F. Kotani, P. Goda, N. Kasapi Y. Fortuzi E. Kanani dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët përgatiten shumë vaksina dhe medikamente në vendin tonë për t’i shërbyer popullit. Shkenca dhe profesioni për mjekët tanë nuk janë vetëm qëllimi personal, i shkëputur nga bota reale, por për t’i shërbyer më së miri pacientit. Kështu vërejmë me kënaqësi se është krijuar prej vitesh një lidhje e fortë, midis mjekut dhe pacientit. Kjo gjë e bën më të lehtë punën për të dy palët.
Qëllimi final
Qëllimi final i këtij bashkëpunimi është: Shërbimi me ndërgjegje dhe Shërimi i pacientit… Këto marrëdhënie kërkojnë, që çdo zbulim shkencor të jetë në dobi të shëndetit. Sot shumë pacientë, duke ju bindur mjekut dhe shkencës, bëjnë të mundur me vullnet e besim të luftojnë sëmundjen dhe në disa raste, edhe në pacientë kur janë me sëmundje të rënda, të mundohen që ti shtojnë jetëgjatësinë. Ky është një bashkëpunim ideal Mjek -Pacient.
Por këto marrëdhënie apo ky bashkëpunim nuk duhen kthyer në abuzim për përfitim personal nga ana e mjekut apo personelit shëndetësor. Këto janë dhe do të jenë gjithmonë të huaja për mjekët. Këtu me të vërtetë, një rol të madh lot edhe formimi i mjekut, edukata që ai ka marrë në familje dhe në shoqëri. Mjeku gjithmonë duhet të jetë shembull pozitiv, që edhe mjekët me të rinj të edukohen me të mirën dhe të jenë te vetëdijshëm për profesionin e tyre human. Mjeku asnjëherë nuk duhet të mërzitet, por të jetë i durueshëm dhe të mendojë thëniet e mësuesve tonë se pacienti gjithmonë ka të drejtë.
Historia na dikton shumë gjëra në lidhje me respektin që shoqëria njerëzore ka pasur për mjekun. Më kujtohet një citat i Senekës, dijetar i vjetër grek që ndër të tjera thotë…:” Për çfarë arsye ne i detyrohemi kaq shumë mjekut? Nuk është se vlera që ai na ka shitur tejkalon çmimin me të cilin ne e kemi blerë, por sepse ai ka bërë diçka personalisht për ne, duke na dhënë jo vetëm dijen e tij, por edhe dhembshurinë e dashurisë njerzore…”
…Sa të vërteta janë këto thënie të tij që edhe për mua tashmë me një përvojë të madhe mjekësore prej një gjysmë shekulli, mendoj se janë të vërteta dhe të përjetshme, dhe duhet të kuptohet e të mendohet shumë nga shoqëria njerëzore dhe në veçanti nga organizmat mjekësore që të kuptojnë gjithmonë se sa vuajnë tërë jetën MJEKU dhe personeli mjekësor, po ashtu nuk dua pa përmendur edhe familjet e tyre, bashkëshortet dhe fëmijët, që në të shumtën e rasteve nuk e gëzojnë dashurinë përkëdhelëse të prindërve mjekë etj, . . I gjithë ky stres akumulohet në vite dhe u transmetohet atyre por mendoj se më e rënda reperkutohen pra siç e citova më sipër edhe në familjet e tyre tërë jetën, prandaj mendoj duhet kujdes, duhen respektuar, gjithmonë respektuar në çdo kohë dhe në vite për punën e madhe të tyre… .
Urdhri i Mjekut
Sipas Urdhrit të Mjekut, që është një nga rregullatorët më kryesore t marrëdhënieve mjek-pacient, personeli mjekësor duhet t’i njohë dhe t’i zbatojë me përpikëri detyrat që ka dhe që i
caktohen nga vartësit por edhe të respektojë gjithmonë pacientin…
Në të gjithë vendet e botës, ky institucionalizim i kujdesit për njeriun organizohet me qëllim që kudo të mbrohen të drejtat e pacientit dhe të mjekut. përvoja e këtyre vendeve ka treguar se një organizim i tillë është mjaft i dobishëm për shumë probleme të marrëdhënieve mjek-pacient. Dhe kjo, padyshim i ka shërbyer zhvillimit të sistemit shëndetësor. Një gjë e tillë, këto vitet e fundit, po vihet re edhe në sistemin tonë shëndetësor.
Duke zbatuar sa u tha më sipër, edhe mjekët janë bërë të ndërgjegjshëm për profesionin e tyre si anëtarë të Urdhrit të mjekut dhe si pasojë ato duhet t’i binden më e me ndërgjegje parimit të të qenurit mjek.
Kështu, në raste të urgjencave mjekësore, ata duhet të bëjnë ç’është e mundur për të dhënë ndihmën e tyre të parë të kualifikuar dhe bashkëkohore, vetëm për të shpëtuar të sëmurin, për t’ia lehtësuar pacientit dhimbjet dhe vuajtjet që i vijnë nga sëmundja.
Marrëdhëniet e suksesshme midis mjekut dhe pacientit në radhë të parë varen nga besimi që ata kanë tek njeri-tjetri, pra, besimi i ndërsjellë, ku edhe mjeku duhet :
-Të dëgjojë pa u lodhur pacientin dhe ta respektojë atë dhe mendimet e
tij.
-Të trajtojë pacientin me kujdes, duke patur bindjen se pacienti ka gjithmonë të drejtë.
-Mjeku duhet të respektojë edhe dinjitetin dhe sinqeritetin e pacientëve, duke dëgjuar me vëmendje çdo informacion të drejtë që japin ata, pa gabuar në lidhje me diagnozën dhe sëmundjen.
-Ai duhet të bëjë përpjekje për të njohur mirë karakterin e pacientit. 
Dr. Petraq Leka, një nga ftiziatrit më të shquar të vendit
Një ndër mjekët që dha jetën nga infeksioni me tifo, duke mjekuar të sëmurët me këtë sëmundje është edhe dr. Petraq Leka, një nga ftiziatrit më të shquar të vendit për kohën që jetoi dhe punoi. Ndër të tjera, për këtë hero të mjekësisë shqiptare, që dha jetën duke mjekuar të tjerët, por veten e tij nuk e shëroi dot, (të tillë ishin edhe mjekët Ilo Ballauri, Theodhori Bllaci, Gaqo Ballauri etj,), dr Spiro Cipi, në ditën e varrimit të dr. P. Lekës, ndër të tjera tha: -Petraqi po bëhet fli i shkencës, së cilës i shërbeu natë e ditë me vetëmohim, pa marrë parasysh rreziqet që mund t’i vinin, vetëm e vetëm për ti ardhur në ndihmë njerëzve në vuajtje të sëmurë. Ai ishte i pajisur me virtyte të larta morale, i armatosur me një kulturë mjekësore të pashoqe. Ai shquhej kudo për zotësinë e tij në zbatimin e artit delikat të mjekësisë dhe kryente me ndërgjegje të kulluar këtë mision të shenjtë. Pasioni i tij ishte t’i shërbente çdo shtrese të popullit qoftë i pasur ose i varfër, nga qyteti ose nga fshati. Dr. Petraq Leka ishte një simbol i mëshirës dhe i dhembshurisë ndaj gjithë nevojtarëve, të cilën ai i kuptonte thellë në shpirtin e tij bujar. Emri i tij i shton prestigjin e mjekësisë shqiptare. Me të drejtë të gjithë e donin dhe e respektonin…
Nga sa u tha më lart nga prof. Spiro Cipi, një prej themelueseve të Mjekësisë Ligjore Shqiptare, del e qartë se për respektin e popullit ndaj mjekut dhe se: pacienti i ka sytë nga mjeku, tek i cili ka besim të madh që, fatkeqësisht sot në disa raste, për shumë shkaqe, ka filluar të zbehet, sepse disa nga mjekët e rinj jo se nuk e kuptojnë që duhet të jenë besnikë Betimit të Hipokratit gjatë ushtrimit të profesionit, por në disa momente, e harrojnë dhe mund të gabojnë. Kjo ka edhe disa shkaqe të ndryshme, për arsye të mostrajtimit të mirë ekonomik-financiar nga organizmat përkatëse shtetërore. Edhe në këtë periudhë tranzicioni të vështirë që po kalon vendi ynë, duhet tu kujtoj shoqërisë dhe organizmave përkatëse, se kur organizmat e shtetit, në momente të caktuara nuk funksionuan (vitet
90-91 dhe 1997), armata e mjekëve dhe e personelit mjekësor e shëndetësisë nuk i hoqi bluzat e bardha asnjëherë, por natë e ditë u
gjend pranë shtratit të të sëmurit duke i dhënë shërbimin e domosdoshëm për ta shpëtuar pacientin e sëmurë. Kjo, pa dyshim është shprehje e ndërgjegjes së lartë humane për t’i shërbyer popullit, por që edhe duhet të shpërblehet sot në kohën e demokracisë…
Nëpërmjet shembujve të mjekëve tanë mund të shpjegojmë shumë mirë që të kuptohet drejtë që marrëdhëniet mjek-pacient të jenë sa më normale dhe të funksionojnë gjithmonë për të mirën e pacientit të sëmurë. Sa mirë flasin sot edhe pas shumë vitesh, për dr. F. Shirokën dhe për dhjetëra e qindra të tjerë mjekë dhe personel mjekësor dhe ka qenë dhe është realiteti ynë, sepse të gjitha ngjarjet janë reale dhe të vërteta. Mjekët duhet të kenë ambicien pozitive për të ngritur njohuritë profesionale mjekësore në dobi të njerëzimit dhe shkencës mjekësore dhe vendit. Dhe jo në të kundërtën që, fatkeqësisht në disa të pakët ndodh edhe sot. Jetëgjatësia e këtyre të fundit, nuk mund të jetë në profesion kur e ushtron ate, sepse mjekësia është një nga disiplinat më aplikative dhe rezultatet janë fakte të pamohueshme që vlerësohen nga vete koha dhe populli, se pse i sëmuri shërohet ose jo…
Kështu, shumë vite më parë, kur dr. Shiroka së bashku me dr. Jul Koliqin shkonin për mjekimin e një partizani të plagosur në spitalin e Burrelit dhe pasi i shpëtuan jetën atij gjatë disa vizitave që bënë fshehtas(ishte koha e luftës), pacienti u thotë: Doktorë, faleminderit shumë që më shpëtuat jetën por a keni frikë nga pasojat? Ata me ëmbëlsi dhe urtësi iu përgjigjën: Kur përpiqesh të shpëtosh një jetë njeriu nuk ndjen frikë, sepse ne si mjeke kemi bërë Betimin e Hipokratit që ai gjithmonë na mbron kur e zbatojmë drejt dhe me ndërgjegje… Djaloshi i përlotur u puthi duart…
• Shembuj të shumtë kemi edhe në ditët e sotme, kur për të shpëtuar jetë njeriu shumë kur njerëz të ndërgjegjshëm dhurojnë gjak falas. Apo, një shembull më real aktual është: kur dr. Xhorxhi Jani, mjek i shquar në I. Sh. Publik, që përgatiti për herë të parë Gama Glubulinën për fëmijët, në një lindje të vështirë, kur nëna kishte nevojë për gjak rezus negativ, ai menjëherë nuk hezitojë por dhuroi gjakun e tij, duke shpëtuar nënën dhe fëmijën e porsalindur. A është edhe kjo dëshmi e humanizmit mjekësor?
• Gjithashtu nuk dua pa përmendur sakrificën e madhe të bërë nga mjekët e spitalit të Tiranës, të cilët u nisën në kohë të keqe në Himarë për të shpëtuar studentët e plagosur dhe në kthim të gjithë humbën jetën… Apo reanimatori A. Baloj që edhe ai humbi jetën kur dërgonte edhe ky me helikopter të sëmurin rëndë në Itali… . pra këto janë disa nga sakrificat sublime të armatës së mjekëve dhe të personelit mjekësor që nuk harrohen asnjëherë…
• Papërmendur me qindra raste të shumta që gjatë ushtrimit shumë mjekë janë sëmurë nga shumë sëmundje dhe fati i ndihmoi që shumë janë shëruar por me shumë pasoja si nga hepatitet, sëmundjet nga rrezatimet e tjerë e tjera, të shkruar edhe në librin”Lindi një jetë. “ e prof. tonë të shquar që fatkeqësisht nuk jeton më Emil Cimbit ku tregon më së miri forcën, mendimin dhe ndërgjegjen e madhe të mjekëve tone në vite…
Kujtime të poetit Agim Pepa
I rikthyer vitesh në kujtesë, ia dedikoj mjekëve tanë të shquar, Flamur Tartarit, kirurg, dhe anestezistes Tatjana Afezollit dhe nëpërmjet tyre të gjithë plejadës së mjekësisë shqiptare, që me kontributin e tyre të madh, trashëguan traditat e të parëve tanë, duke ecur në gjurmët e mjekëve të vjetër, që kontribuuan në shërimin e një pacienteje të aksidentuar, që kish hemorragji të brendshme. Ata, përveç operacionit që bënë duke hequr shpretkën e duke i ndalur hemorragjinë, i shpëtuan jetën, dhanë edhe gjakun e tyre për ta shpëtuar përpara operacionit dhe gjatë tij, duke kryer një vepër të madhe humanitare, e cila mbetet shembulli i gjallë për brezat e tanishëm e te ardhshëm.
Dritë në frymën e harresës
Ëndrra dritë të përjetëshme Rilulzojnë në errësirën e vdekjes. fryhen rremba, fryhen damarë. Sinjale vetëtimash bien pika gjaku mbi njëra tjetrën, në bacinelën e bardhë. S’ka varrosje të diellit. në rikthim të jetës përkunden ëndrrat e pacientes. Në kujtim të Agimit, Flamuri dhe Tatjana, përvijim i frymëmarrjes… Me fjalët e besimit, hapen zemrat të fluturojnë, sjellin gjakun e tyre, të sajin me dashuri e shtojnë… Nëpër perëndime të ëmbla, një jetë rikthehet në qetësi. Të gjitha janë të shtrenjta në zemër, dhe një dritë në frymën e ndërprerë…
Dhjetor 2002
Operacioni është kryer në vitet
‘70. Pacientes 19 vjeçare iu bë heqja e shpretkës. Sot ajo, jeton normalisht dhe është bërë nënë me fëmijë. Prandaj edhe njerëzit duhet ta njohin dhe ta vlerësojnë punën humanitare të mjekut dhe të personelit mjekësor të mesëm. Të flasim për të mirat e shumta që behën prej tyre, por edhe të dënojmë ato pak akte negative të tyre, që e dëmtojnë pacientin dhe ulin figurën e mjekut, sepse ideali i mjekëve dhe i personelit mjekësor në Shqipëri ka qenë, është dhe do të jetë: shërbimi me përkushtim dhe ndërgjegje të lartë deri në shërimin e pacientëve të sëmurë. Gjithashtu për respektin ndaj mjekut po ju citoj disa vargje të bëra me gjithë zemër e bija e një personeli të vjetër të mjekësisë që humbi jetën gjatë punës…të cilën unë e falënderova me gathë zemër kur ajo jetonte në ato vite që e shkroi…
Bluzat e bardha kur s’duhen harruar 
Humanizmi mbetet gjithmonë tek ta
Në luftë me mikrobet çdo ditë ndeshen 
Jeta ju kërcënohet kur ata se presin
Se jetën pacientit përpiqen t’ia shpëtojnë Pa marre parasysh jetën që ju kërcënohet Jetë të gjatë Dr. Flamurit
Që mori penën dhe shkruan për ta
Fëmijët e tij të lumtur i lëntë
Mos mbetshin kurrë si mua pa baba
Brezat librin ta lexojnë
T’ju dridhet dora kur venë mbi ta (bluzave të bardha) Se luftërat ndodhin një herë ose dy herë në shekuj
Por mjeku luftën e ka përpara çdo ditë dhe natë.
Qerime Lulo (Sinani) Tiranë 14. 01. 2000
Këtë e ka shkruar e bija e pionierit të infermieristikës shqiptare Sulo Sinani, i cili ka marrë pjesë në themelimin e spitaleve të Gjirokastrës dhe të Vlorës ku gjatë manipulimeve tek një pacient në Vlorë i shtruar me sëmundjen e Plasjes u infektua dhe vdiq duke dhënë kështu jetën për të shpëtuar një njeri…
Sigal