Feruz Mataj: Urdhri i Beqir Ballukut: Biga 100-tonëshe të shkojë në Pasha Liman!

857
Sigal

Kujtimet e Kryeinxhinierit dhe drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Porteve,  Kryeinxhinier dhe drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Porteve (dhjetor 1955 – janar 1968):  Në vitin 1928, kompania italiane “Mazorana e Co”, krijoi basenin 67.5 ha në port

Feruz Mataj është me origjinë nga fshati Lekdush i Tepelenës, i lindur më 20 shkurt 1930, rrjedh nga një familje patriotike. I del e drejta e studimit për inxhinier ndërtim anijesh në Poloni. Pas përfundimit të studimeve, fillimisht caktohet kryeinxhinier, pastaj drejtor i Portit të Durrësit. Jeta e tij ka qenë shumë dinamike, shumë e vrullshme. Më vonë emërohet Kryetar i Komitetit Ekzekutiv në Durrës, më vonë me këtë detyrë në Elbasan. Po në këtë qytet caktohet Drejtor i montim prodhimit, në Kombinatin Metalurgjik, më vonë  Zëvendësministër i Komunikacionit. Në këtë post ndodh çudia, pas gjithë atyre arritjeve, e akuzojnë për miqësi me Mehmet Shehun dhe e degdisin përgjegjës  në Drejtorinë e parkut automobilistik në Urën -Vajgurore. Ishte viti 1982. Po këtu me punën e tij arrin që  në fund të vitit 1988 të transferohet si inxhinier për investimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave në Durrës, ku punoi deri në vitin 1990.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf