Enver Troka: Tomori, kalaja e Beratit dhe Shpiragu

2017
Sigal

                              TOMORI,  KALAJA E BERATIT  DHE  SHPIRAGU

                                 Nga Enver Troka

Tashmë është bërë traditë që çdo vit, mali Tomorit, pret në faltoren e tij besimtarët e vet bektashianë të cilët nga 20 deri 25 gusht, ngjiten deri atje, për të shprehur dashurinë e tyre ndaj këtij mali të shenjtë.

Me këtë rast, meqënëse Tomori me vëllain e tij të vogël, Shpiragun, dhe Kalanë e bukur të Beratit, janë bashkëudhëtarë në historinë e tyre legjendare, ia vlen që në këtë rezyme kushtuar Tomorit, në vazhdim, të shkruhet diçka edhe për ata. Pasi të tre, pavarësisht nga gojëdhëna në të cilën përmenden si qenie mitologjike, ata janë edhe objekte të botës reale. Sipas hulumtimeve të bëra nga studiues të ndryshëm rezulton se prej Tomorit rrjedhin deri në 100 burime ujore. Të cilët furnizojnë me ujë të bollshëm e të freskët jo vetëm fshatrat që ndodhen përrreth tij, por edhe ato qytete që kufizohen me të. Ai gëzon statusin e ‟Parkut Kombëtarˮ në të cilin jetojnë lloje të ndryshëm kafshësh e shpendësh të egra si: ariu, ujku, derri e shqiponja e maleve, e shumë gjallesa të tjera. Ndërsa në të shkuarën e largët, Tomori, ka qenë vendbanim i fiseve të hershme pellazgjike, nga të cilat përmendet ‟Dodonaˮ me fisin e vet, e cila ndjehej më e mbrojtur në trojet e tij. Për bukurinë dhe pamjen e tij madhështore, Tomori, është bërë burim frymëzimi për shumë shkrimtarë e poetë, të cilët në shkrimet e tyre, i kanë thurur hymne e lavde atij, duke e quajtur edhe fron të Perëndisë. Ndërsa grupe me valltarë e këngëtarë  popullorë kanë krijuar këngë e valle që ia kushtojnë atij. Që shekuj më parë, Tomori përveç pamjes së tij vigane, është quajtur prej banorëve të asaj kohe edhe ‟Olimpi i Shqipërisëˮ

Me ardhjen në vendin tonë nga Arabia, e imamit “Abas Ali”, bashkë me vëllain e tij të vogël, të cilin e la në Berat, kurse vetë u vendos me seli në malin e Tomorit, ai e ktheu ‟Çukënˮe tij në faltore, ku shumë besimtarë shkonin e faleshin para ‟Baba Tomorit”, siç e quajnë ata. Nga vëzhgimet e Nasa-s, e cila meret me studimin e tokës dhe të hapësirës kozmike, është konfirmuar se Tomori, në brendësi të tij mban një objekt të panjohur për shkencën, që i bën edhe më të besueshme vlerat e tij hyjnore. Kjo ka ndikuar që adhuruesit e tij, jo vetëm bektashianë, por edhe me besime të tjera fetare të shtohen çdo vit e më shumë. Të cilët ngjiten deri në Çukën e Tomorit për të bërë ritualin e tyre fetar, të cilin e kremtojnë duke u argëtuar dhe zbresin prej andej duke marrë me vehte bekimin e tij.

-II-

-Edhe Kalaja e Beratit, e cila ndodhet mes dy ‟jashikëveˮ të saj legjendarë: me Tomorin në lindje dhe Shpiragun në perëndim, si për karshillëk ndaj tyre, Ajo qëndron krenare mbi lumin Osum, i cili kalon për rrëzë saj.

Kalaja, shquhet për muret e saj të fuqishëm e të lartë të cilët, falë terrenit, majëkodre, të ʽʽimponojnë’ʼ që hyrja brenda saj bëhet vetëm nga porta që ndodhet përballë. 

Ajo shquhet edhe për shtëpitë që krijojnë lagjen brenda saj, tek të cilat spikasin vlerat artistike të skalitura nga dora e mjeshtrave të kohës. E populluar edhe me njerëz që i japin asaj frymë e gjallëri. Për rrugicat e sokaket e shtruara me kalldrëm, të cilët përmenden në këngën: «Edhe gurët e sokakut» në të cilat qarkullojnë lirshëm banorët saj nga një skaj në tjetrin. Që sëbashku kompletojnë kështjellën tonë madhështore e të bukur, e cila me vlerat e saj arkitekturore e arkeologjike e ka bërë  Beratin ‟Qytet muzeˮ të shpallur nga UNESKO. I cili sot pret e përcJell turistë nga vendi e bota që vijnë si vizitorë për të soditur bukuritë e qytetit tonë.

-III-

Ndërsa mali i  Shpiragut,  i cili figuron si personazh në gojëdhënë sëbashku me Tomorin dhe Kalanë, njihet edhe si Mali me vija të cilat e bëjnë atë që të duket shumë simpatik. Deri më tani, Shpiragu, shërben vetëm si ʽmera’ për të kullotur bagëtitë, por nga kërkimet gjeologjike të nëntokës e bëra është zbuluar se edhe ky në thellësi të tij ka një burim të fuqishëm nafte, që së shpejti pritet që të vihet në shfrytëzim. Çka e bën të dobishëm edhe malin e Shpiragut.