Ëndrra e Gaqo Mborjes: Një muze në Korçë në shenjë adhurimi për nënën e tij

861
Sigal

Gaqo Mborja, dhuruesi i muzeut “Bratko” në Korçë, jeta, gratë  tij dhe misteret

Ku humbën shpatat e argjendta të samurajve, kupat e florinjta të kungimit, violina e famshme e Stradivarit, bizhutë antike…?!

 “Gaqo Dhimitër Mborja, 87 vjeç, kishte vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte viti 1990. Tridhjetë vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Uashington në një shtëpi në periferi të këtij qyteti. Ishte vendosur aty në vitin 1961, kur u kthye nga Japonia. Gjithë shtëpia e tij ishte një thesar i vërtetë, ku ruheshin shpata të argjendta të samurajve, violina e famshme e Stradivarit, kupa kungimi të florinjta, bizhu antike, sixhade, qilima, rrugica “Bokaara”, Jorganë tajlandezë të qepur me dorë, piktura vezulluese japoneze, dorëshkrime të rralla, armë, statuja etj,- një pafundësi e tërë koleksionesh. Ajo shtëpi nuk mund të krahasohej me asgjë tjetër. Ishte e paçmuar. Për këtë arsye mund të ishte edhe një lakmi për grabitësit e thesareve. Mborja njohu shumë gra gjatë jetës së tij, u dashurua marrëzish pas tyre, gjë që nuk e fshehu asnjëherë. Pati për bashkëshorte dhe një japoneze të cilën e njohu në vitin 1948, kur ishte 45 vjeç, por deri atëherë aventurat e tij kishin qenë të shumta, vijuan dhe më pas, por trashëgimtarë nuk pati. Kjo e bënte edhe më të lakmuar shtëpinë e tij. Edhe vizitorët, ashtu sikurse edhe gazetarët, donin të shihnin çfarë misteresh fshiheshin në brendësi të asaj shtëpie të çuditshme. Shpesh Mborja vizitohej edhe nga kushërirat e tij, Laura, Dhorka, Keti dhe Aretia, kjo e fundit ishte mbesa e nënës së tij, njeriu më i afërt që kishte atje. Në Amerikë kishte edhe vëllain, Perikliun, por me këtë të fundit nuk kishte marrëdhënie të mira, sepse nuk ia falte dot që kishte ikur nga Shqipëria më 1940 dhe e kishte lënë nënën vetëm atje në Korçë. Madje ishte kjo arsyeja që në testamentin e tij, Gaqo Mborja i la si trashëgimi vetëm 1 dollar e 75 cent. Megjithatë, tashmë Gaqo Mborja kishte vdekur dhe shtëpia e tij ku ruheshin thesaret kishte mbetur pa zot. Ç’do të ndodhte vallë me thesaret e tij?”  Ndoshta në shtëpinë e tij duhej të kishin mbërritur kushërirat e tij, të cilat i ishin gjendur vazhdimisht pranë”. Kështu e nis rrëfimin e tij Maksi Bratko, i afërm i Gaqo Mborjes, i cili do të na njohë me jetën e Mborjes dhe misteret e thesareve të tij, të cilat nuk janë thënë kurrë deri më sot.

Me gazetarin amerikan Jayne Blanchard

Nga Vepror Hasani

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf