74 vjet më parë, forcat partizane të njëmbëdhjetë brigadave dhe dy divizione të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të mbështetura fuqishëm nga populli patriot dhe liridashës i kryeqytetit tonë, Tiranës, për 21 ditë dhe net, zhvilluan betejën më të madhe dhe më të lavdishme, për të shporrur njëherë e mirë nga toka jonë murtajën nazifashiste gjermane, e cila e goditur për vdekje nga të gjitha anët, si një bishë e plagosur, në ikje drejt shpartallimit të plotë, vriste, digjte dhe shkatërronte çdo gjë i dilte përpara. Lufta e Tiranës u zhvillua e rreptë; grykë për grykë, në çdo rrugë dhe portë tiranase. Tirana u kthye në një fortesë të pamposhtur, duke i dhënë armikut goditje vdekjeprurëse dhe duke i shkaktuar humbje të mëdha në forca dhe mjete luftarake. Populli i Tiranes patriot dhe liridashës u bë mbështetja kryesore e forcave çlirimtare partizane. Gjithë periudhën e luftimeve ata ishin baza kryesore ku strehoheshin, ushqeheshin, ku plagët e tyre mjekoheshin nga populli. Në betejën për çlirimin e kryeqytetit morën pjesë dhe luftuan heroikisht edhe 168 djem nga krahina e Lopësit, Tepelenë. Kam nderin dhe privilegjin që të sjell në vëmendjen e lexueseve, se krahas 224 dëshmorëve të rënë në këtë beteje, ishin dhe 7 (shtatë) djem nga kjo krahinë, që dhanë jetën e tyre në lulen e rinisë me thirrjen kushtrim “Para Partizanë!”, të cilat kujtohen dhe nderohen me krenari për gjestin e tyre sublim, ata janë:
Mevlan Halim Bajramaj, 29 vjeç. Lindi në Dhëmblan, në një familje me emër të nderuar te krahinës. Fëmijëria e tij, si e gjithë moshatarëve të tij, nuk pat njohur gëzim. Me mundime të mëdha kreu shkollën fillore në fshatin e lindjes. Me pushtimin e vendit nga fashistët italianë dhe, më vonë, ata gjermanë, ai e ndjeu shtypjen dhe varfërinë në shpatullat e tij dhe u mbush me urrejtje për pushtuesit. Gjatë punës së rëndë vetëm për bukën e gojës, në Vlorë e Tiranë, u njoh me militantë të Partisë Komuniste. Kur u kthye në vendlindje, solli me vete idetë e tij përparimtare. Ishte nga të parët që u aktivizua në njësitin gueril të fshatit, ishte trim dhe i zgjuar. Më 1 dhjetor 1943, Mevlani u rreshtua partizan në Brigadën e I-Sulmuese. Mori pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi brigada dhe u shqua për shpirtin e paepur atdhetar. Ra heroikisht në përleshje me forcat naziste gjermane, më 28 tetor 1944, në Tiranë.
Sami Hito Muçaj, qe fare i ri, vetëm 16 vjeç, në lulen e rinisë, kur humbi jetën. Ai lindi në vitin 1928, në Dhëmblan, në një familje të varfër, por shumë të nderuar. Që në moshë të vogël, vështirësitë e jetës ia shtuan shtypjen dhe shfrytëzimin Samiut dhe familjes së tij. Që kur ishte 12-13 vjeç, provoi punën e rëndë në mirëmbajtjen e rrugëve, në një ndërmarrje italiane. Ishte trim, i hedhur dhe tepër i mprehtë. Organet e karabinierisë e vunë në shënjestër dhe e ndiqnin për veprimtari revolucionare dhe për bashkëpunim me grupet ilegale, që vepronin në qytetin e Vlorës, për këtë shkak, Samiu la punën dhe shkoi në fshatin e lindjes. Aty aktivizohet në grupet edukative të Rinisë Komuniste. Mori pjesë aktive në të gjitha aksionet e bëra nga çeta e fshatit dhe ajo “Selam Musai”. Më 1 dhjetor 1943, bashkë me dhjetëra shokë të fshatit dhe krahinës u rreshtua në radhët e Brigadës I-Sulmuese partizane. Samiu nuk u shkëput për asnjë moment nga rruga luftarake e brigadës. Ai mori pjesë në të gjitha betejat heroike të brigadës. Ra, për të mos vdekur kurrë, më 3 nëntor 1944, në Tiranë.
Rrapo Sulçe Ormënaj, lindi në vitin 1921 në një familje me tradita patriotike dhe shumë të nderuar ne Sinanaj. Rritur në shembullin e trimave të fshatit e të krahinës, frymëzuar edhe nga të parët e familjes së tij, luftëtarë trima kundër pushtuesve osmanë dhe shovinistëve grekë, në vitet 1878-1881, sikundër dhe i ati Sulçe Ormënaj dhe vëllezërit e tij, luftëtarë të vendosur kundër andartëve grekë, në vitin 1914 dhe pjesëmarrës në luftën e Vlorës më 1920 edhe Rrapua do të vazhdonte rrugën e tyre. Ai, qysh ne moshe te re, u shqua për zgjuarsi, shkathtësi dhe trimëri. Shumë shpejt u pozicionua si antizogist i flaktë, duke mbajtur lidhje të rregullta me elementë përparimtarë të kohës ne krahine, siç ishin Abaz Shehu, Mustafa Matohiti, Medin Axhemi, Mustafa Asllani, Muhamet Muhaj etj. Gjatë okupacionit fashist italian, mori pjesë në radhët e njësitit gueril të krahinës së Lopësit qysh më 3.02.1942, duke qenë pjesëtar i grupit edukativ të fshatit Sinanaj. Më 29 qershor 1942 radhitet në çetën “Selam Musai”; pas dy muajve, më 10 shtator 1942, pranohet anëtar i Rinisë Komuniste. Ishte pjesëmarrës me armë në të gjitha aksionet e bëra nga çeta e fshatit dhe ajo”Selam Musai”. Në pritën e parë të Malit të Bardhë, kundër autokolonës italiane, në shpartallimin e karabinierisë italiane të komunës Sinanaj, në Qafën e Ploçës, Vajzë; në Qafën e Dushkut, në Vlorë; ne Vasjar; në Qafën e Miricës etj. Më 10 gusht 1943, bashkë me shumë shokë të tjerë të fshatit dhe krahinës, radhitet partizan në Batalionin “Baba Abaz” dhe më 1 Dhjetor 1943, së bashku me 110 djem trima nga krahina e Lopësit, u rreshtua në Brigadën e I-Sulmuese partizane, duke luftuar me trimëri, në të gjitha luftimet që bëri ky formacion luftarak. Detyrën që kishte si komandant skuadre e kreu me lavdi. Ishte energjik, i shkathët fizikisht, ishte shumë i zgjuar, fjalëmbël, ta fitonte zemrën dhe të bënte për vete. Ai ishte jo vetëm një luftëtar trim, por edhe një agjitator i flaktë i Luftës Nacionalçlirimtare për shporrjen nga atdheu i okupatore te huaj Nazifashist. . Rrapo Sulçe Ormënaj ra heroikisht, në përleshje me autoblindën gjermane, në Bulevardin kryesor përballë Maternitetit të vjetër, më 13 nëntor 1944. Ai mbeti yll i pashuar ndër yjet që ndriçojnë dhe sot qiellin e historisë sonë. Heroizmit të tij, populli i krahinës i këndon:
Luftë bëhet në Tiranë,
Lule Rrapo, lule djalë.
Autoblinda të erdhi pranë,
I dole ballë për ballë,
la çove flakën në majë,
Lule Rrapo, lule djalë!
Qani Jaho Hyskaj, lindi më 20 gusht 1926, në familjen e nderuar të Hyskajve të fshatit Matohasanaj. I ati, Hyska, bënte punët më të rënda për t’i siguruar familjes bukën e gojës. Këtë barrë të rëndë e ndjeu shpejt edhe djali i tij, Qaniu. Fare i ri, në shi e borë, i veshur keq dhe me opinga me tela, Qaniun do ta gjeje duke ruajtur bagëtitë e lagjes ku banonte. Kur mori lidhje me militantët e lirisë në fshat dhe krahinë hodhi pushkën krahut dhe nuk e lëshoi kurrë atë. Në fillim në çetën territoriale dhe që nga 1 dhjetori në rreshtat e Brigadës I-Sulmuese “Hero i Popullit”. Ai luftoi si trimat, në të gjitha betejat që zhvilloi ky formacioni lavdishëm luftarak. Ra heroikisht, për të mos vdekur kurrë, më 10 nëntor 1944, në luftën për çlirimin e kryeqytetit
Mete Bajram Gjonaj, i lindur më 4 qershor të vitit 1927, në një familje të varfër, por plot virtyte të Dhëmblanit, u rrit me varfëri dhe halle si gjithë të tjerët. Në fshat asnjëherë nuk e ngopi barkun me bukë. Edhe shkollën fillore nuk pati mundësi ta mbaronte, pasi që në moshën 9 vjeçare kulloste lopët fshatareve. Vuajtjet dhe hallet e mësuan të dallonte të mirën nga e keqja, padrejtësinë nga e drejta dhe kjo shpesh e revoltonte djalin e ri. Qysh në maj të vitit 1943, ai u lidh me shokët komunistë të fshatit, mori pjesë aktive në Rininë Komuniste të tij, duke u bërë një agjitator aktiv i Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Më 1 dhjetor 1943 u radhit me forcat e Brigadës I-Sulmuese partizane dhe nuk u shkëput prej saj për asnjë çast. Duke treguar guxim dhe trimëri të rrallë, gjaku i tij skuqi rrugët e Tiranës, më 10 Nëntor 1944, në përleshje fyt për fyt me fashistë e gjermanë.
Bilal Dajlan Elezaj, bir j paharruar i fshatit Lap-Martalloz të krahinës së Lopësit, ishte dhe mbeti për jetë 18- vjeçari Bilal Dajlani. Lindi në 25 shkurt 1926, në një familje të varfër, por me tradita të larta atdhedashurie dhe patriotike. U rreshtua në njësitin gueril të fshatit, mori pjesë aktive në të gjitha veprimet luftarake dhe në përbërje të çetave territoriale u bë luftëtar shumë aktiv duke u gjendur në ballë në shumë aksione, qysh nga Ploça e Vlorës deri në Shkallën e Zezë të Tepelenës. Më 1 dhjetor 1944, inkuadrohet partizan në Brigadën e I-Sulmuese, kudo e kurdoherë trim në Batalionin e V të saj. Shokët e tij partizanë e njihnin Bilalin me cilësitë më të mira, si trimërinë, zgjuarsinë, shkathtësinë dhe, për këto, ai gëzonte dashurinë dhe respektin e tyre. Ishte një agjitator i flaktë i Luftës Nacionalçlirimtare, duke shprehur në të njëjtën kohë urrejtjen më të madhe ndaj okupatorit fashist italian dhe nazist gjerman, ku dhe ra, për të mos vdekur kurrë në luftën për çlirimin e Tiranës më 15 nëntor 1944.
Ali Xhemali Zhupa, lindi në fshatin malor të Salarisë, më 1913, aty mes malesh, ku dimri vjen shpejt dhe ikën vonë, ku pranvera dhe vera ia lënë vendin njëra-tjetrës pa shumë ndryshime, veç plot lule e freski në behar dhe shumë dëborë dhe acar në dimrin e gjatë. Jeta e detyroi që të përballej shpejt me vështirësitë e saj. Këmbëzbathur dhe nëpër harca e gurë e kaloi rininë e hershme, hyzmeqar te të tjerët, duke u rropatur pas bagëtive të tyre dhe duke mos u ngopur as me bukën e gojës. Vështirësitë e kaliten i shtuan optimizmin për të përballuar vështirësitë por njëkohësisht urrejtja për okupatoret u be me e madhe. Por tradhtarët e popullit e spiunuan dhe fashistet italianë me gjyqet e tyre e dënuan. Vuajti nëntë muaj ne burg por u tregua i pamposhtur. Nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, bashke me shoke të tjerë u arratis duke marrë me vete armët. Gjithmonë ne aksione kundër pushtueseve së bashku me shokët e tij, hodhi ne erë urën mbi përroin e S’larise. Ne luftën e Dukaj u plagos rëndë dhe përsëri në këmbë në krye të rreshtit bashkë me shokët trima të Brigadës 8 të Sulmuese. Mori pjesë në shumë luftime dhe disa herë shpëtoi, po plumbi gjithmonë nuk të fal. Hidhet si fajkua mbi kazermat Shkumbini, Tiranë. Këtu vdekja i erdhi, ai nuk vdiq por Ra. Ra siç bien trimat qe s’vdesin kurrë. Ra në prag të çlirimit të Tiranes, më 15 Nëntor 1944.
Ata, shtatë trimat lopësiotë, kanë 74 vjet që na mungojnë, por ata janë midis nesh familjarëve, shokëve, bashkëfshatarëve të tyre dhe duket sikur thonë: Hej, kujdes! Mos lejoni që gjaku i të rënëve ë mohohet, që Lufta për liri të përbaltet! Dhe ne u përgjigjemi njëzëri: Jo! Kjo s’do të ndodhë kurrë! Gjaku që derdhet ju nuk do të harrohet, se Lufta ka vulën e gjakut të derdhur prej dëshmorëve, që nuk do të thahet asnjëherë. Shtatë dëshmorët lopësjotë nuk janë të vetëm. Ata janë midis 56 dëshmorëve të tjerë të krahinës se Lopësit, krahas 224 dëshmorëve nga e gjithë Shqipëria, që luftuan dhe ranë heroikisht për Çlirimin e Tiranës; ata janë krah 28 mijë dëshmorëve, që dhanë jetën për çlirimin e Atdheut tonë të dashur, Shqipëri. Gjaku i dëshmorëve nuk do të harrohet kurrë. Ata janë Lavdia e Kombit tonë.
Dëshmoret për çlirimin e
Tiranës
1.Estref Abdurraman Cakaj (Osja)
Hero I Popullit
Abaz Myftar Hoxhaj
Agllai Naun Tako
Ahmet Muhamet Keli
Ali Sulejman Banushi
Ali Osman Spahiu
Alush Haziz Bardhi
Alush Emrulla Muca
Allaman Asllan Murati
Avni Rexhep Kondi
Avni Bakush Muca
Avulla Ramazan Teka
Alfred Lastiano (Italjan)
Celentano Alfredo Italjan
15. Bajram Shahin Yzeiri
Bajram Jonuz Mema
Barjam Hajdar Dautaj
Barjam Sulejman Lika
Bilal Metush Avdullai
Bilal Dalan Elezi
Beqir Daut Dautaj
Bexhet Xhemal Borova
Caush Rexhep Laku
Dervish Nexhip Miraka
Destan Riza Shuli
Dilaver Destan Albrahimi
Dico Naum Petrovski
Sulejman Hasan Skara
Esat Mustafa Tafa
Ernesto Tagistino (Italian)
Ferit Metush Avdullai
Fiqiret Faslli Mebelli
Foni Peco Kromidha
Gani Ibrahim Hoxha
Guri Jani Prifti
Hasan Laze Qejvani
Halil Nanush Koca
Hajredin Rushit Kallori
Hajdar Beqir Hoxha
Hamdi Iljaz Flaga
Haxhi Hate Deraj
Hodo Hodo Bashollari
Haxhi Zini Konica
Haxhi Kamber Bejko
Ismail Avdulla Metushi
Isa Mehmet Tafa
Islam Xhafer Lamce
Isuf Mustafa Gjini
Isuf Dalip Dalipi
Jakup Islam Bixhaku
Jakup Sel1m Elezi
52.Jorgo Mihal Agora
Jorgji Kalem Thanasi
Kadri Avdul Ganiu
Kamber Rustem Rama
Kalem Veli Hoxhaj
Koco Llazi Gjata
Koco Malke Filipi
Kurt Barjam Cakoshi
Laze Filip Demiri
Ligor Koco Barka
Lutfi Vait Xhambazi
Llazi Dhimiter Kovaci
Muhamet Nuredin Isaku
Maliq Demir Velaj
Maksut Rexhep Fishta
Mehmet Hysen Shevoja
Mehmet Ali Xhomara
Mehmet Haxhi Mema
Meme Hader Kapaj
Medi Nazif Taka
Marko Alem Osmanaj
Mersin Beqir Dyrma Mete Barjam Gjonaj
Mevlan Halim Barjamaj
Mihal Laze Durmishaj
Mentas Zylfo Murati
Muhamet Sulejman Bulku
Muharrem Dervish Zela
Muharrem Kukunj Presheva
Musa Demir Cipi
Musa Mahmut Karapici
Mustafa Ibrahim Hush1
Myftar Maliq Myftari
Myslim Ibrahim Egra
Nevruz Meko Haxhiraj
Nevruz Xhemal Goxhaj
Nevruz Veliko Zaimi
Niko Kristo Vasi
Niko Perikli Lena
Osmen Sefer Luga
Petraq Kozma Libofsha
Qani Jaho Hyskaj
Qemal Izet Mehmeti
Ramadan Feim Laku
Ramazan Rushan Mehmeti
Ramazan Rexhep Sela
Ramazan Muharrem Karaj
Rexhep Barjam Shiraj
Rexhep Hazis Mataj
Rexhep Ramadan Zebi
Rreshit Hysen Sula
Refat Sherif Goxhaj
Rushit Rexhep Rama
Rrapo Sulce Ormenaj
Sadik Halil Agolli
Sadik Seit Kroi
Sami Hito Mucaj
Seit Selim Tarusha
Skender Jace Qosja
Sulejman Kadri Tomaj
Sulejman Selim Elezi
Shaban Hasan Sala
Shaban Sako Saliaj
Shaqir Haxhioshafi
Shaqir Kaloxhaxho
Sherif Hysen Kallogjeri
Shyqyri Osman Behari
Tahir Dajlan Frakulli
Tafik Adil Tola
Theodhori Kostandin Prifti
Uan Simon Kote
Vait Cerciz (Ceco)
Vath Luc Lula
Veiz Hysni Deromemaj
Veiz Myslim Beqaj
Vangjel Zoi Gjini
Xhemal Islam Hoxha (Haka)
Xhezar Ymer Meci
Gjuro Mikelo Italian
Ymer Rexhep Xhaferi
Zihni Qazim Golemi
Zenel Vieiz Balliu
Brigada E 4-t S
Ali Ali Ajazi
Dino Vano Barjami
Arif Nexhip Haxhijahaj
Barjam Avdulla Cara
Demir Barjam Sejdini
Giuseppe Pinjateh Italian
Faik Demir Demollari
Fetah Zylyftar Nure
Guri Thanas Prifti
Harif Qamil Demolli
Hasan Demir Koci
Hajdar Rexhep Stojku
Haki Isuf Bejko
Hysni Barjam Ndreu
Hysni Haxhi Gjic1
Kasem Ismail Lilka
Kristo Jovan Koroveshi
Ligor Koci Brace
Llazo Dhimiter Kovaci
Maliq Yner Topuzi
Mehmet Dal1p Cane
Mehmet Nuredin Ajazi
Muharrem Sabi Sinani
Mustafa Musa Sahatciu
Naun Ndini Divjaka
Neki Rushan Collaku 163 Njazi Zenun Seferi
Nuci Toli Karanxha
Qani Ismail Ismaili
Rexhep Hajdar Mema
Ramadan Halil Jazenxhiu
Rexhep Demir Hoshafi
Riza Nevruz Orhani
Rahmen Rizman Haxhijahaj
Sabri Feim Cipi
Sabri Xhemal Reci
Sali Jonuz Ceta
Selim Ndreu
Salvador Umberto Italian
Shaban Haxhi Muca
Shaqir Sali Sala
Shaqir Ali Xheri
Shefqet Zenel Dosku
Sjefki Idriz Sariu
Thoma Petro Laska
Theodhora Petro Saro
Thimi Miti Adhami
Vangjel Okli Gjergo
Vangjel Koco Burda
Xhafer Hal1m Hamdiu
Zenun Hysen Abd1u
Zenel Murat Balliu
Zisi Sotir Duraku
Brigada e 8-të S
* 190. Ali Xhemal Zhupa 191. Agim Sheme Merkaj
192.Axhem Velo Cela
Demir Idriz Dhrimo
Bido Mehmet Serjani
194\1. Ismail Mustafa Shtembari
Hysen Enver Qamo
195\1.Pasho Adem Velaj
Male Xheladin Bonaj
Nazif Ramadan Shyti
Pasho Nebi Bonaj
Pandeli Nikolla Dallo
Rakip Maze Aliraj
Sabri Saliko Serani
Sadik Idriz Bakaj
Sose Musa Hysi
Shyqyri Haxhi Velaj
Xhafer Mersin Bonaj
Zenel Qazim Zeka
Brigada e 10-të S
Hysni Halim Shah
Jorgji Gori Greku
Xhemal Barjam Muharremi
Brigada E 24-T S
Abaz Tahir Peposhi
Dan Hamit Shah
Elmaz Hasan Ademi
Gani Hajdar Duraku
Hakik Sherif Gjici
Idriz Nuke Gafurri
Nuredin Tahir Braha
Osman Halil Qenami
Ramadan Muharrem Kotorja
220 Ramadan Hamit Shehu
Shefit Mehmet Samana 221\1. Sadik Tahir Palushi
222.Sabri Islam Gjici
Vebi Ramadan Shehu
Xheladin Nuredin Mici