Çfarë ndodhi në ditën e fundit të gjyqit ndaj Fiqërete Shehut, ku hetuesia bashkëpunoi me personat e akuzuar

1305
Sigal

 Pretenca e kryeprokurorit dënoi Fiqrete Shehun me 25 vjet burg, Nesti Nasen me 22 vjet, Skënder Shehun më 10 vjet, ndërsa Llambi Ziçishtin me pushkatim

(Vijon nga numri i djeshëm)

 Gjithçka që u zhvillua në atë gjyq ishte një farsë. Skenari ishte ndërtuar nga kryeprokurori, me urdhër nga lart. Por ai u interpretua nga hetuesit dhe personat e akuzuar. Sot pas rreth 30 vjetësh, e kuptojmë fare mirë se këta njerëz janë dënuar për krime që nuk i kanë bërë kurrë dhe për faje që nuk i kanë menduar asnjëherë se mund t’i bënin. Por në atë kohë, gjithçka mund të ndodhte. Më poshtë po japim të plotë pretencën gjyqësore ndaj personave të pandehur në atë sallë. Në këtë pretencë thuhet: “Nga zhvillimi i gjykimit rezultoi plotësisht e provuar se të pandehurit Fiqiret Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase e Skënder Shehu në bashkëpunim me agjenturat e huaja kanë kryer veprime terroriste për eliminimin fizik të sekretarit të parë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf