Çano Nora: Hysen Kodra në Gjirokastër rrëfen historinë e vendosjes së bustit të Enver Hoxhës, mbi themelet e shtëpisë së tij

* Si e mbyllën xhaminë e Gjirokastrës në vitin 1967, e kthyen në një magazinë dhe gjyshin, Sadedin Kodrën, administratorin e saj e lanë pa punë.

*Si hodhën një bombë forcat gjermane mbi çatinë e shtëpisë së tij gjatë luftës Nacional – Çlirimtare, duke qenë të gjithë pjestarët e familjes Brenda.

Sigal

*Mbi themelet e shtëpisë tri – katëshe në kodër, pronë e kësaj familjeje, qeveria komuniste vendosi të ngrinte bustin e Enver Hoxhës.

*Si e pritën heqjen e bustit të Enverit në korrik të vitit 1991 në Gjirokastër.

*Në hotelin e ndërtuar nga Hysen Kodra e vëllai Sokol Kodra, mbi pronën e tyre, presin turistë dhe ndahen me dorë në qafë.

Edhe pse këta janë autoktonë  në Gjirokastër,përsëri mbiemrin nga Nishani e kanë kthyer në Kodra.Kjo për vet faktin se kjo familje ka banuar në një banesë tre katëshe këtu në këtë kodër ,afër Qafës së Pazarit,të tjerët i thërrisni me këtë mbiemër.Të parët e Hysen  Kodrës,kanë qenë të njohur për gjirokastritët e tjerë, kanë patur hyrje – dalje me t’a, kanë qenë për natë e për ditë me njeri – tjetrin, siç thonë këtu në Gjirokastër.Gjyshi i Hysenit,Sadedin Kodra, ka qenë administrator i xhamisë së vetme në qytetin e gurtë dhe ai ka shërbyer në atë xhami si në kohën e Zogut dhe në atë të regjimit komunist gjer në vitin 1967 kur u prishën kishat e xhamitë. Kur regjimi i Enver Hoxhës vuri dorë mbi objektet e kultit, edhe gjyshi i Cenit, Sadedini mbeti pa punë. Përtej besimit fetar të tij , ai ishte i përkushtuar edhe në mbarwvajtjen e punëve si administrator i xhamisë më të madhe në jug të vëndit, që e kishte bërë shumë të njohur e të besuar edhe në mbarë komunitetin musliman.

Në regjimin komunist, mbi themelet e shtëpisë së familjes së Sadedin Kodrës ndërtuan pallatin e kulturës dhe pas vdekjes së Enver Hoxhës ngritën bustin e tij.

Për të folur për historinë e kësaj familjeje me “rrënjë” në këtë qytet, i morëm këtë intervistë Hysen Kodrës, nipit e Sadedin Kodrës.

Zoti Hysen, ç’mund të na thuash për gjyshin tënd Sadedin Kodrën që shërbeu në xhaminë e Gjirokastrës si në qeverinë e Ahmet Zogut dhe në regjimin komunist?

Gjyshin nuk e kam arritur, por ai ka qenë për të dy sistemet administrator i xhamisë në Qafën e Pazarit, gjer në vitin 1967 kur u prishën xhamitë e kishat. I prishi regjimi komunist. Edhe xhamia e Gjirokastrës në Qafën e Pazarit këtë fat pati.S’i lanë njerëzit të lirë të besonin në fenë e tyre, aty ku kishin besuar dhe të parët e tyre. Në vitin 1967 nuk mbeti xhami e kishë hapur. U vunë një dry të madh të hekurt,që besimtarët të mos mblidheshin më dhe të hiqnin dorë nga feja. Edhe gjyshin tim e lanë rrugëve, pa punë.Xhaminë e kthyen në një magazinë. Që nga ajo ditë ato mund të ishin çdo gjë, veç xhami nuk mund të ishin më.Të parët e mi e kishin mbiemrin Nishani. S’kishin të bënin me ata të Libohovës. Familja jonë jetonte këtu në këtë kodër afër Qafës së Pazarit, në një shtëpi tri – katëshe . Dhe kjo ndoshta shërbeu si toponim që mbiemrin t’a kthenin nga Nishani në Kodra. Dhe që atëherë se kthyen më.

Ja,në këtë shtëpi u lind dhe i rrit edhe gjyshi im, Sadedin Kodra,që mbeti në memorien gjirokastrite  dhe të kujtohet dhe sot e kësaj dite me respekt e nderimet më të mëdha.Ai s’ishte thjesht një besimtar i betuar,por dhe një njeri me dinjitet dhe administrator i xhamisë,në shërbim të qindra besimtarëve të fesë muslimane.

Shtëpinë tuaj e kanë bombarduar edhe gjermanët gjatë luftës Nacional – Çlirimtare, si është e vërteta?

E saktë!Shtëpia jonë ishte ndërtuar nga të parët e mi,në një pikë më të lartë se gjithë ndërtimet e tjera rrotull saj.Ajo binte në sy që nga larg për ndërtimin,por edhe për pozicionin që kishte.Kjo ndoshta u ra në sy edhe forcave gjermane dhe në vitin 1942,ata e vunë në shënjestër shtëpinë tonë dhe gjuajtën pa menduar për familjarët që ishin brënda.Gjuajtën me bombë,por bomba nuk plasi. Se po të kishte plasur do ishim shuar të gjithë si familje, që nga gjyshi Sadedini e gjer tek më të vegjëlit e.familjes. Bomba s’plasi, por mbeti si një poçe e keqe për të poshtëruar gjermanët. Ne ishim me Zotin.Fati na deshi që të gjithë të mbeteshin gjallë për të jetuar e për të treguar këtë histori dëshpëruese të armiqve tanë.Ikëm nga frika në një shtëpi tjetër në Dunavat ,por vetëm për tre muaj.E lam dhe atë dhe erdhëm drejtë e në “Palorto” .Atje bëmë shtëpinë tonë të cilën e kemi edhe sot, pak më tej “Sokakut të të marrëve”.

Po me shtëpinë tre – katëshe në Kodër, çfarë u bë me të?

A, po! Atë shtëpi naj mori shteti dhe e përdori për zyra.Në njërën prej tyre qëndroi edhe gjyshi im,Sadedini.Në vitin 1956 ,atë shtëpi që dikur e.përshtatën për zyrat e qytetit,e dogjën.Nga Shkrumbimi i saj s’mbeti më asgjë brenda.Të gjithë u dëshpëruan ,por familja jonë ca më shumë.Iku djersa e mundi ndër vite, ikën kursimet që ishin mbledhur si” qelbi nën këmbë”. Ikën kujtimet e jetës.Mbi gjithë atë dhimbje që ndjente secili pjestarë i  familjes tonë,gjyshin e akuzuan se dyshonin për vënien e zjarrit nga ai,por këtë se vërtetuan asnjëherë.Mbetën në të thëna.

Në këtë vënd të shkrumbuar nga zjarri, më pas i hodhën themelet dhe ngritën pallatin e kulturës. E mbajtën dhe e gëzuan gjirokastritët deri ditën që u përhap lajmi për vdekjen e Enver Hoxhës.Me një vendim të qeverisë komuniste   u ngrit busti i diktatorit.Për ngritjen e atij busti caktuan Kristaq Ramën për t’a realizuar.

Ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, si e pritët?

U hoq busti i Enverit edhe në Gjirokastër,në vendlindjen e tij.U hoq  në korrik të vitit 1991,në një kohë që në Tiranë dhe në disa qytete të tjera ishte rrëzuar që në shkurt të atij viti.U rrëzua në tërë Shqipërinë.Më përpara se t’a hiqnin nga sheshet,e kishin hequr nga mendja.Koha ndryshoi.Diktatura po binte.Në qytetin e vendlindjes, atë e lanë të fundit.E lanë edhe ca muaj më tepër,por jo përgjithmonë.Edhe këtu ku Enveri lindi dhe u rrit, edhe këtu ky fund e priste, edhe pse i vdekur mbi një shkëmb mermeri.Opinioni po tronditej  gjithandej.

Për ca muaj bustin këtu e  ruanin me polic.Në Gjirokastër situata ishte më e qetë se në qytetet e tjera.Disa u ngritën në protestë.Për heqjen e bustit kishte kohë që edhe këtu flitej nëpër kafenetë e qytetit,nëpër grumbullimet e çastit,ngado.Sido që të bëhej puna ,një gjë ishte e sigurtë ,që busti i Enver Hoxhës s’do të mbetej më i ngritur në atë pllajë.Asnjeri nuk do të merrte në rrugën gjer këtu për t’u çmallur me të,të kujtonte regjimin komunist dhe gjithëçka që lidhej me të.S’kishte  më kundërshti për këtë punë.Po afronte fundi.

U hoq më në fund edhe në Gjirokastër. Diktatori u hoq nga këtu,nga prona e të parëve të mi.Pritëm vitin 1993 ,që ne të nisnim  punën për ndërtimin e një hoteli të ri,për të cilin s’do na thuhej në nga askush:” Dilni përjashta!Këtu do ndërtojmë një pallat kulture.Këtu do ngrenë një bust diktatori.Këtu….” Erdhi dita të kishim në dorë pronën tonë,që naj kishin lënë me dokumenta të parët tanë.Në vitin 2013  ndërtuan hotelin  me 13 dhoma.Ndërtuam dhe kafene e restorant.Gjithëçka e bëmë nga e para. Gjithëçka. Që nga ajo ditë në fytyrën tonë s’u shua më buzëqeshja.Vazhduam të prisnim turistë.nga të gjitha vëndet dhe kur ndahemi me t’a,ndahemi si miq me dorë në qafë.

Prindërit e tu me se u morën në jetë?

Tani që ne flasim për ata,kanë ndrruar jetë.Ndjesë paçin.!S’e hedh poshtë kontributin e tyre në jetë.Na rritën,na shkolluan,na bënë njerëz.Sa ishin gjallë s’rreshtën së punuari.Më pyete se me se janë marrë? Me punë janë marrë,me punë të ndershme.U lidhën fortë pas rrobaqepësisë dhe s’ja kthyen më shpinën asaj gjer kur i thanë lamtumirë kësaj jete!Nuk ishin thjeshtë rrobaqepës,por më shumë se aq.Në punën e tyre ishin krijues.Afronin klientelë me sjelljen dhe dashurinë e tyre,me çdo gjë që ata i bënte profesionistë të mirë dhe qytetarë të denjë.Me çdo gjë!

Mbaj mend se shumë herë shtëpia jonë ishte bërë si ato zyrat e pritjes në komitet.Njerëzit mbanin radhën për të takuar tim Atë,për t’i dhënë porosinë.Tek ne hynin e dilnin pa ndroje si në shtëpinë e tyre.Mamaja ishte e zënë edhe me punët e shtëpisë,por atje ku e linte punën ajo e vazhdonte im At.Dhe ikën një ditë prindërit e mi,që u  shërbyen sa mundën qytetarëve të Gjirokastrës për shumë vite si rrobaqepës “karriere” dhe ka nga ata që prapë i kujtojnë kur bie muhabeti mes nesh.Ata,të mirët prindër të mi,s’u

gjunjëzuan përpara njëmijë e një vështirësive të kohës,por qëndruan të fortë si një diamant.Dhimbjen për t’a e ndjeva shumë.E ndjeva gjer në ashtë!Ndoshta kjo bën që ne të ndjehemi më krenar për ata prindër që na mësuan rrugën për të ecur vet në jetë.Ndoshta kjo na detyron të themi botërisht,se ne ju përulemi për gjithëçka që bënë ata  për ne!

Me sa di unë ju se keni ndërprerë punën as gjatë kohës së pandemisë, apo jo?

Periudha e pandemisë dhe në Gjirokastër goditi turizmin rëndë.Çdo gjë pati rënie në jetën e përditëshme,në punët publike,në biznese,kudo.Filluam nga puna për ndërtimin e hotelit mbi themelet e shtëpisë  200 – vjeçare.Ne ishim të vetmit në qytetin tonë që u shërbyem qytetarëve me hotelin tonë.

Në rrugët e Gjirokastrës nuk dëgjohej më këmbë njeriu..Mungonin turistët,me të cilët mbahej turizmi tek ne.Këtë e solli pandemija.Çdo biznes “ngriu”.Edhe hotelet i mbyllën edhe bizneset.Në qytet s’flitej më gjuhë e huaj.U pre ardhja e turistëve.Ne e ndërtuam hotelin dhe e vunë në punë.

Shtëpia jonë ishte ndërtuar në vitin 1826 Ka qenë shtëpia e Abedin Hoxhës, e ndërtuar në periudhën otomane. Para 100 vitesh u restaurua me stil Francez.

Si shprehen turistët për shërbimin që ju ofroni?

Arnaldo Mazeti  erdhi nga Tirana dhe e gjeti hotelin tonë në internet.Ai shprehej i kënaqur nga komoditeti ,nga pritja dhe gjithëçka që ai pa e përjetoi tek ne.Ne këtu në Gjirokastër na ka dalë pak nami se jemi kurnacë,por nuk është plotësisht ashtu.Ajo shprehje që ka dalë për ne,ka brenda edhe nikoqirllëk,edhe pastërti,edhe humor.Po kur është fjala për miqtë ne “E zgjidhim qesenë”.Të gjithë i presim dhe i përcjellim si miq të vërtetë.Kështu kënaqim ata,por kënaqim edhe veten tonë.Nuk duam të prishim imazhin e mirë që kemi arritur.Këtë se themi vetëm ne,këtë e thonë dhe  ata që vijnë,me shënimet që lenë dhe në ato kujtime që ruajnë për vete.

Ne kemi një gjë parasysh në përditshmërinë tonë: Të kënaqim ata që vijnë e na respektojnë!Mbi të gjitha është pritja,respekti,dashuria.I gjithë stafi që unë kam  i pret klientët me qëndrim”gatitu”,që të mos i lenë të vonohen.I  presim me buzëqeshje.Se ata me xhepin e tyre vinë në fund të fundit.Një ditë më erdhën dy gazetarë si puna jote.Njeri ishte prej Tirane dhe tjetri,Mufit Çeli,që e njeh edhe ti.Ai poeti që ka bërë tekstin e këngës për Lefter Çipën dhe që e këndon grupi i Zhulatit dhe i Fushëbardhës.Ai miku i Tiranës i pati  thënë:”Te lokal “Kodra”  do ulemi për një kafe.M’a  sugjeruan që në kryeqytet”Dhe erdhën.
Madje Mufiti i kishte shtuar edhe këtë:”Te “Kodra” edhe era e Tepelenës do t’a gjejë një shteg që të vijë e të n’a freskojë”.

Ju s’jeni shkrimtar, por jeni një nga miqtë më të mirë të shkrimtarëve. Është kështu?

Kam shumë të njohur poet,gazetarë e shkrimtarë.Nga Gjirokastra,nga gjithë Shqipëria.Çdo ditë bëj shokë e miq.Mos mbet  njeriu pa ata.Një ditë më erdhi Petrit Beqiri dhe më trokiti në derë.Ia hapa derën dhe e pyeta për çfarë kishte nevojë.

– Kemi një promovim të librit tim më tha.

Na duhet edhe ndihma jote. S’duam që të turpërohemi me pjesmarrësit.Na vjen edhe profesore Republika Çulli.Edhe prefekti e shkrimtari Odhise Kote ,që zuri vëndin e parë para dy vitesh në shkallë vëndi me romanin” Amerikani”.

Do t’ju përgjigjem deri në një i thashë. Ti ishe miku i tim Eti.Thërrita menaxherin dhe i dhashë porosi që të mos u  mungonte as gjëja më e vogël në tavolinë.Të gjitha shpenzimet i keni nga unë.Edhe sallën.Edhe foninë.

Më falenderuan,falenderuam njeri – tjetrin.

Tani miku im për ty kam edhe një pyetje: Si ndjeheni këtu në pronën tënde, në punën tënde?

Vendi yt është vendi yt.

S’e mohojmë dot.Dhe ne do t’a bëjmë,nuk presim nga njeri tjetër,ne shqiptarët.Unë për vete s’i kam mbajtur sytë jashtë nëpër botë,por gjithnjë kam dëshiruar të mbeten këtu në vendin tim.Të kem një pronë,të kem një punë.Tani që i kam të dyja i them vetes:-Ec përpara!”Si thotë ai poeti Lazaratas:”Dhe një gurë nga Lazarati,se ndërroj as me gjithë botën!”

Faleminderit për intervistën!