Bardhyl Berberi/ Gracka e Sigurimit të Shtetit ndaj ambasadorit francez

863
Sigal
Në hollin e hotelit “Konkord” isha duke punuar në kompjuter kur befas më ikën sinjali. Po bisedoja me sportelistin kur pranë më afrohet një burrë me flokë të rëna e flokë thinjoshe me një fytyrë vitaminoze dhe dy sy të mprehtë që lëviznin si zhivë termometri poshtë lenteve të syzave të miopisë. Me afrohet pranë dhe më flet me një shqipe të çalë:
– Jeni shqiptar?
– Po i them unë. 
– Çfarë profesioni keni?
– Jam gazetar…
Ai heshti dhe fjollat e cigares që po pinte e mbështollën me një vello misteri. Pastaj psherëtiu thellë. Ah ,Tirana, ah, Sigurimi i Shtetit ç’na ka punuar, ah, i shkreti ambasador! Kërshëria e profesionit më shtyu që t`i marr një intervistën e mëposhtme: 
– Me çfarë detyre keni qënë në Tiranë?
– Kisha një detyrë me sigurimin e ambasadës?
– Cila ka qënë ngjaria që ju ka tronditur ju kaq shumë në Tiranë?
– Ka qënë 31 korriku i vitit 1968, dita e festës kombëtare e Francës. Ne, sipas traditës organizuam në hotel “Dajti” një mbrëmje, ishte një festë intime me trupin diplomatik që shërbenin në Tiranë dhe funksionarë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.
Ambasadori francez në atë mbrëmje po e tepronte me pijen duke përzier “Vins blancs” me Vinc mousseux”. Desha të theksoi se në fronin e përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme përballë tavolinës sonë ishin dy oficerë të shërbimeve sekrete të Shqipërisë. 
Gjatë festës, në një moment, ambasadori francez ngrihet nga tavolina me vështirësi, gati i dehur dhe shkon drejt tualetit. Kaloj më shumë se 30 minuta që ai nuk po vinte dhe unë shkova që ta shikoja për ta parë, por e gjej të shembur në tualet dhe të goditur në kokë.
– Çfarë kishte ndodhur me ambasadorin?
– Dikush e kishte goditur në kokë dhe i kishte marrë portofolin. Rreth orës 9 të mëngjesit të datës 1 gusht ambasadori erdhi në vete dhe kërkoi urgjent çelqsat e kasafortës. Fatmirësisht çelsat ishin në xhep dhe ai u rehatua duke ia faturuar ngjarjen ndonjë vjedhësi ordiner. Hapi kasafortën dhe vuri re se lista kofidenciale e miqve frankofonë shqiptarë ishte e palëvizur. Por pa kaluar një orë dikush nga jashtë ambasadës e mori ambasadorin në telefon.
– Kush e kërkonte?
– Në gjuhën italiane ai i tha ambasadorit se dispononte një listë të koduar të miqve frankofonë shqiptarë. Ambasadorin e kapi paniku dhe u zbardh si ato statujat e Greqisë. Personi i panjohur në fjalë, që foli italisht, i kërkoi ambasadorit të takoheshin tek hotel “Dajti”, në dhomën 112 në orën 21 e 30 minuta të mbrëmjes.
– A shkuat në takim?
– Padyshim sëbashku me ambasadorin. Parkuam makinën tonë të ambasës para hotel “Dajtit” dhe pak minuta më pas, përbri makinës sonë, u parkua një Polska Fiat i policisë së fshehtë shqiptare. Sapo u futëm në hollin e hotel “Dajtit: vumë re që nuk kishte këmbë njeriu as nga personeli. Ballë përballë nga del një punonjës që u prezantua si i Ministrisë së Jashtme dhe sëbashku shkuam tek dhoma 112. Ai na foli me një frëngjishte të pastër se i vinte keq për aktin që kishte kryer dhe se policia e kishte zbuluar këtë hajdut ordiner dhe na dorëzoi portofolin, i cili dukej që nuk ishte prekur.
Por pasi qëndroj një hop ai na tha se policia, krahas portofolit, këtij hajdutit ordiner i kishte gjetur një listë të agjenturës franceze të dëshiruar dhe indentifikuar pothuajse të gjithë.
– Po më pas?
– Oficeri i Sigurimit na bëri një propozim konkret që ambasadori të vihej në shërbim të Sigurimit të Shtetit, në të kundërt kopja e agjenturës shqiptare do t’i dorzohej një kopje shtetit shqiptar dhe një kopje tjetër shtetit francez. 
– E firmosi ambasadori?
– Ambasadori kishte marrë një vendim që të firmoste çdo kërkesë të policisë sekrete shqiptare se qëllimi i tij ishte të fitonte kohë …
U kthyem në ambasadën tonë dhe nga një dalje e fshehtë nga një telefon civil i kërkoj ndihmë mikut të tij, kryetarit të Akademisë së Shqipërisë të asaj kohe Aleks Budës, që t`i realizonte një takim me Enver Hoxhën.
– E takuat Enver Hoxhën?
– Enveri ishte në Pogradec me pushime. Gjatë gjithë rrugës për në Pogradec, ambasadori kishte besim se do të gjente një zgjidhje tek Enver Hoxha për vetë faktin se Enveri kishte një kulturë franceze dhe e fliste mirë gjuhën frënge. Në orën 18 na priste Enveri. Ai shëtiste buzë liqenit. Kur shkuam ne bisedën e zhvilloi vetëm me ambasadorin u ulën poshtë një mështekne. Enveri e çliroi nga emocionet më pas ai e dëgjoi me vëmendje ambasadorin dhe dukej i çuditur nga rrëfenja e ambasadorit.
– Çfarë i tha Enveri ambasadorit?
– Enveri nuk i premtoi, por u shpreh bindshëm se një pjesë e shokëve tanë të shërbimeve sekrete kanë studjuar në Bashkimin Sovjetik dhe kanë marrë metodat e KGB-së, CIA-s apo të UDB-së Jugosllave. Nga ana tjetër Enveri premtoi se do të marri masa të zbulojë shkaktarët e këtij incidenti të rëndë…U ndamë miqësisht dhe gjithçka mbeti tek ajo bisedë me Enverin. Askush nuk na ngacmoi më deri sa u transferuam nga Tirana.
NOA