Albana Melyshi Lifschin/ Shqipëria e viteve 1905-1906 në ditarin e klerikut austriak Fabian Barkata

924
Sigal

Libri i austriakut që shërbeu si klerik në Shqipëri, është botuar në disa gjuhë të Europës dhe në SHBA

Kohët e fundit në bibliotekën e tim vëllai më ra në sy njё libёr me kopertinë tё bardhё. Kishte njё titull disi “tё çuditshëm”-Lule. Mendova se do tё ishte shkruar nga ndonjë autor i apasionuar pas bimёve medicinale. -Merre, -sugjeroi im vёlla,-dhe do tё lexosh njё mrekulli. E hapa librin dhe mu bё se po ndiqja me ankth njё film tё nivelit hollivudian. Pёrjetoja njёherazi tё mpleksura disa ndjenja, admirim, trishtim, zhgënjim, triumf. Ngjarja zhvillohej nё skenat reale tё maleve tona tё veriut. Nё qendër ёshtё fati i njё vajze me emrin domethёnёs “Lule”, – njё lule malёsie e pastёr kristal nё shpirt e nё ndjenja, njё engjёll. Vajza kishte një bukuri të jashtëzakonshme, sa që kush e shihte për herë të parë gati sa nuk përkulej para saj në shenjë nderimi. Pikёrisht kjo krijesё e mrekullueshme, bie viktimё e paragjykimeve dhe bestytnive tё trashëguara. Nё fund tё romanit, lexuesi mbetet i pёrulur para virgjёrisё sё shpirtit tё saj. Gjithçka e ke parё, e ke ndjerё, ka hyrё nё ndёrgjegjen tёnde pёr tё qёndruar gjatё, ndoshta shumё gjatё atje. Romani u botua sё pari nё 1924-n, nё Mynhen tё Gjermanisё dhe “pasi tërhoqi vëmendjen e botës së qytetnueme”, – thotë Prof. Karl Gurakuqi, -“nё 1929 u ribotua edhe nё pesё gjuhё tё tjera tё Europёs”. Ky libёr, u pёrkthye nё shqip nё vitin 1930 nga Prof. Karl Gurakuqi, i cili e quajti atё “frut tё njё studimi tё thellё e tё matun, ku paraqiten me ngjyra tё gjalla realiteti i botёs shqiptare tё maleve” dhe i drejtohet lexuesit shqiptar me këto fjalë: “Shqiptar lexoje… sepse do të njohësh vendin tand, do të mallëngjehesh prej episodeve të ndryshme dhe do të kënaqësh me ngjyrat e një pikture tërheqëse magjike.”. Këtu lexuesi ndoshta do donte tё dinte diçka mё specifike nga subjekti i romanit, por le ta mbajmё ndezur kureshtjen e tij, e tё flasim për penën që e shkroi, për njeriun që e bëri të pavdekshme eksperiencën e tij mes maleve të Mirditës përmes një vepre artistike me emocione të pashlyeshme.

Libri ёshtё shkruar nga njё autor i huaj, Fabian Barkata,-emёr i njohur e i respektuar shumё nё fillim tё shek.XX, por “i humbur” ndёr dekada dhe i rikthyer nё Shqipёri pas 100 vjetësh nёpёrmjet romanit tё tij “LULE” .

Kush ishte Fabian Barkata?

Ishte njё misionar françeskan austriak, nga Tiroli i Jugut, qё ka shёrbyer nё famullinё e Rrubikut (Kryezez), nё njё nga kishat mё tё vjetra e mё monumentale tё Shqipёrisё, nё fund të shek. 19 dhe fillim të shek. 20 “Kisha, -siç e përshkruan ai ,- ishte nё majё tё shkrepit, si tё ishte vendosur aty prej ndonjё vigani nё njё nga luginat ma tё bukura tё botёs…”. Një përshkrim të saktë na jep për famullitarin, studiuesi austriak Steinmetz, i cili e ka takuar Barkatën pikërisht në tempullin e tij, në Rrubik: “At Fabiani, një tirolez i vërtetë, i ndershëm dhe i çiltër, i cili çdo gjë që ka e ndan me besimtarët e tij, zotëron një kulturë të gjerë, sidomos në shkencat natyrore është mjaft i përgatitur. Ai njeh çdo gur e çdo bimë në rajon. Nga larg vijnë të sëmurët për të kërkuar ndihmën e famullitarit të Kryezezit, (Rubikut) i cili zhvillon një aktivitet mjekësor të dobishëm në saje të njohurive dhe të një rezervë të pasur ilaçesh”. Barkata u lidh shumё me malёsorёt mirditorё, harxhoi tё gjitha energjitë e shpirtit e tё trupit pёr tё qenё pёr ta gjithçka. Ai pёrpunonte ilaçe tё thjeshta e tё dobishme duke mbledhur bimёsi si biolog nёpёr shpatet e malit tё Velёs. Gjatё njё epidemie tё rёndё (1906) ku rrezikohej jeta e qindra malёsorёve, kёrkoi nga konsulata vieneze nё Shkodёr t’i vinin vaksina nga Vjena duke duke i bёrё vetё vaksinimet pёr të shpёtuar jetёn e tyre. Pёr tё njohur nga afёr traditat, doket e zakonet, mitet e bestytnitё e kёsaj krahine, ai mёsoi gjuhёn shqipe. Në romanin Lule, nё përshkrimin e personazheve dhe nё fjalët që ka vënë në gojën e tyre, gjen krahasime tipike të fjalorit të pasur të krahinës. Citojmë disa: “… para tij dridheshin si thupra në ujë”, (fq.58) . “Prej familjes, e cila dikur kishte qenë aq e përmendun, nuk kishte mbetë ma njeri tjetër, veç një djalë i vogël dymbëdhjetë vjeç, i bukur si agimi i ditës”, “Me këtë emër trembte nana fëmijën që qante se nuk donte me fjetë, me të baheshin kërcënime si me pushkë.” Fabian Barkata njihte të gjithë banorët me emër, “dinte t’ua çmonte më së miri krenarinë e pa të keq, mirësinë dhe bujarinë e zemrave të tyre; e kishte kuptue mirëfilli se asht një popull i dëgjueshëm dhe i butë në dorë të atij që dinte me u sjellë me të e me ja hangër zemrën”. Atë e vriste nё shpirt varfёria e tejskajshme ndёrsa i bёnte pёrshtypje tё thellё karakteri bujar i malёsorёve, tё cilёt prisnin me nderim çdo mik qё i afrohej shtёpisё, me pёrshendetjen ’Mirë se tё ka pru Zoti’. I bёnte pёrshtypje mёnyra se si i jepej kafja mikut duke pёrkulur njёrin gju e duke vёnё dorёn nё zemёr, se si i ndizej cigarja… Provë origjinale e lidhjeve shpirtërore që vendosi Barkata me malësorët mirditore është Ditari i tij shqiptar. Ditari i Barkatës është nё fakt bekgraundi i romanit LULE. Po jap këtu disa fragmente të shkurtuara.

 Nga ditari i Barkatёs

30 Prill 1905

Sot jam kthyer me gjithë çfarë kisha nga Alessio (Lezha). Ethet e malaries më kishin lodhur shumë kohët e fundit. Gjatë rrugës m’u desh të ndalesha dhe të pushoja dy herë dhe kur arrita këtu dridhesha aq shumë, saqë nuk e kontrolloja dot veten. Pritje festive! Nga lart ku ndodhej kisha dhe famullia, dëgjoheshin të shtënat me pushkë. Ndërmjet të shtënave dëgjohej dhe zëri i ëmbël i kambanave të kishës. Të gjithë njerëzit që takoja gjatë rrugës më përshëndetnin me respekt. Një grua e re me një fëmijë në krah, e cila gjatë rrugës qëndronte pranë meje, me tha me zë të lartë: “Zotëri rri tek ne, ajri i Kryezezit do t’ua largojë ethet e sëmundjes”.

5 Maj 1905

Dje u ankova për kushtet në banesën time dhe kjo nuk është aspak e drejtë, pasi Zoti nuk ka falur në Kryezez diçka më të mirë. Sa e varfër është kisha këtu! Katër mure të vjetra dhe mbi to një çati e keqe e papërfunduar me pllaka guridhe përveç kësaj mungon dhe tavani. … Kur po thoja për herë të parë meshën e shenjtë më ka shtrënguar zemra. E ndjeja se duhej të ndryshoja diçka…. Kisha ka nevojë edhe për t’u lyer me gelqere, gje që do ta bëj vetë. Përse e kam bërë shkollën e pikturës?

15 Maj 1905

Sot kam bërë vizitën time të parë pranë një të sëmuri. Më thirrёn tek një burrë i vjetër që po vdiste… Përmes një dere të ulët hyra në dhomën e vetme të kasolles. Në dhomë ishte vetëm një burrë i vjetër, i mbështetur me shpinë për muri, i cili thithte me qetësi një cigare. Hodha sytë përreth për të gjetur të sëmurin, për të cilin isha thirrur, por nuk e pashë. Plaku kishte vërejtur në heshtje vështrimin tim kërkues. Më në fund më tha: “Unë jam i sëmuri!” Ai më ftoi të ulesha pranë tij, ma mori dorën dhe pasi e vendosi tek goja dhe mbi ballë, filloi të më fliste dhe zëri i tij u bë i ëmbël, sikur fshihte në të një lutje të brendshme: “O Zot, unë e shoh që edhe ti je i sëmurë dhe po më dhemb shpirti që të kam thirrur. Por mos u pendo për ardhjen tënde, pasi ajo nuk ka qenë kot. Unë jam duke vdekur dhe dua ta paguaj llogarinë që kam të hapur me Zotin…”Ai donte që unë t’i bëja dhe vajimin e fundit. E kundërshtova me vendosmëri, pasi ky sakrament bëhej vetëm për njerëzit që ishin duke vdekur.“Zotëri, më beso, do të vdes së shpejti.” Nuk isha i bindur, por i shtyrë nga lutjet e njerëzve, i bëra këtij burri vajimin e fundit. Pas ceremonisë më përgatitën kafe dhe unë qëndrova ca kohë duke biseduar me këtë burrë. Ai më tregoi për kohët e shkuara dhe më dukej se i kishte venë qëllim vetes të më tregonte vetëm gjërat negative që kishte bërë gjatë gjithë jetës së tij. Por qëllimi që i kishte venë vetes nuk pati sukses. Pas çdo fjalie që ai thoshte, fshihej një shpirt i ndjeshëm dhe besimtar. Pasi folëm rreth një gjysëm ore me njëri-tjetrin, ai hoqi cigaren nga goja, u shtri në tokë, më mori dorën dhe pas disa frymëmarrjeve të zgjatura, vdiq.

5 prill 1906

E dija rrezikshmёrinё e sёmundjes e para syve tё mi ngjitej me kёrcёnim fantazma e njё epidemie. Sikur tё kisha vaksina! Po ku t’i merrja? … nё mёngjes isha tek Konsulli i pёrgjithshёm austriak(në Shkodër) me lutjen pёr tё nisur njё telegram nё Vjenё, qё tё mё sillnin vaksina”. E nёse vijnё vaksinat,kush do t’i vaksinojё njerёzit? ,-mё pyeti konsulli,-unё nuk mund t’ua dёrgoj atje doktorin, aq mё tepёr qё kjo sёmundje e pabesё po alarmon tё gjithё vendin”. “Mos u bёni merak z. Konsull. Do t’i vaksinoj unё!’

10 prill 1906.

Ajo çfarё do tё shkruaj sot, mё mbush me njё gёzim tё madh dhe satisfaksion tё ndershёm. Dje mbrёma erdhi nga Medua njё korrier me njё paketё nё dorё. Kishte brenda 20 tubeta vaksinash Nuk kisha pritur tё mbёrrinin kaq shpejt. Ishte njё rast i jashtёzakonshёm. Edhe pse ishte vonё, mora pushkёn dhe shkova nё kishё dhe gjuajta tre herë. Sё shpejti u mblodhёn dyzet burra. U vaksinuan tё gjithё dhe nuk i vaksinova nё krah, siç bёhet zakonisht por nё sup. Ata ishin veshur aq hollё. Kisha frikё se nё vendin e vaksinimit bёnte shumёftohtё… ot qё herёt nё mëngjes nёnat kishin sjellё nё djepa fёmijёt e vegjёl. Jeta e malësorve e frymëzoi tё shkruante romanin “Lule”, me realizëm tё thellё. Ishte e paimagjinueshme pёr dikë qё ishte shkolluar e jetuar nё njё botё tё civilizuar europiane, tё gjente nё mes tё varfёrisё se tejskajshme qё mbartnin ato male, fisnikёrinё nё formёn e saj tё virgjёr. Kur flet pёr një personazh tё tijin, Markun, vёllain e Lules, autori thotё:”Natyra dhe karakteri i tij fisnik nuk e lejojshin me e vra (hasmin) mbas gardhit. Deshi, ndonёse me rrezik jete, t’i dilte ballё pёr ballё”. (fq 229). Jo pa qёllim romanit “Lule”, Barkata i vuri edhe njё nёntitull “njё histori e vёrtetё prej kohёs sё kalueme shumё tё afёrme tё Shqipnisё”, dhe mёposhtё: Ligje dhe zakone tё vjetra nё malet shqiptare. Ishte njё thirrje qё i bёhej lexuesit të botёs sё qytetёruar, pёr tё hyrё nё dyert e kёtyre maleve, pёr tё parё pas tyre. Kjo thirrje bёhet mё direkte brenda romanit kur nё gojёn e personazhit tё tij thotё: “Kёtu, kёtu nё Shqipni duhet tё vijnё të gjithё edukuesit tuej tё popullit, tue fillue prej profesorёve tё universiteteve qё nuk shohin pёrtej hundёs sё vet, deri tek klasat krenare tё mësuesve, tё cilёt zanё vendet nё shkollat popullore nё dam tё njerёzimit. Kёtu, po, nё Shqipni tё vijnё demagogёt dhe lumtёnipruesit tuej, tё gjithё anarkistёt e vendeve tuaja… Kёtu, po, pranё kёtij populli tё thjeshtё e tё paprishun, te kёta njerёz, qё ata i quejnё gjysёm barbarё, duhet tёvijnё nё shkollё , tё nxanё se si ne vobektёsi,nё thjeshtёsi andjesh nё shpresёte i madhi Perёndi e ka rrajёn lumtunia e çdo njeriu… Kёtu, do tё gjejshin tё gjithё shkollёn e naltё tё vёrtetё tё jetёs.” Në dekada Kisha e Rubikut, u shkatërrua dhe u përdor nga regjimi komunist për qëllime të tjera. Sot shikon aty mbeturina të një garnizoni ushtarak, si edhe grykën e një tuneli që hyn në zemër të shkëmbit ku ndodhet Kisha. Por gjithsesi Kishën nuk e shkëputën dot nga shkëmbi, ajo është po aty, e patundshme. Rruga e dashurisё dhe e humanizmit e austriakut Fabian Barkata, nuk u ndёrpre. Sot pёr t’u ngjitur tek Kisha e Rrubikut ёshtё ndёrtuar njё rrugё e bukur,e cila gjarpёron butё deri lart, me sheshpushime, prej ku vizitori i huaj apo vendas, mund tё kundrojёbukurinё e natyrёs pёrreth, kodrave e maleve, luginёn poshtё dhe qytetin e vogёl. Kjo rrugё mban emrin “Marianne Graf”, misionare austriake e cila erdhi nё kёtё vend, 100 vjet pas Barkadës. Zonja Graf ndihmoi në ndërtimin e kësaj rruge qё tё çon tek kisha monumentale nё majё tёshkrepit. Tek zbrisja në qytet s’më hiqej nga mendja kjo lidhje midis Barkatёs dhe Marianne Grafit, a thua se ajo kishte ardhur pёr tё pёrcjellёmesazhin e Barkatёs pёr tё vazhduar rrugёn e dashurisё për këtë vend dhe njerëzit e tij.