Ahmet Qeriqi:E përjetova rëndë vrasjen e Mehmet Shehut, ndërsa kur vdiq Enveri isha në Burgun e Suboticës dhe mbajtëm zi për ‘të

837
Sigal

INTERVISTA/  Flet, Ahmet Qeriqi, Drejtor i Radio “Kosova e Lirë”:  Dita më e vështirë ishte 27 marsi i vitit 1999, dita e bombardimit të radios nga aeroplanët serbë

Ahmeti është lindur më 24 dhjetor 1946, në Krojmir. Është i martuar dhe ka katër vajza, të martuara dhe dy djem, njëri i martuar, tjetri i fejuar. Deri tani është bërë gjashtë herë gjysh, ka katër nipa dhe dy mbesa. Shkollën fillore e ka mbaruar në Krojmir-Drenicë. Tetëvjeçaren dhe të mesmen, (në të njëjtën kohë edhe Medresenë), në Prishtinë. Në vitin e tretë të Medresesë dënohet me burg për kundërvajtje politike dhe  përjashtohet përgjithmonë nga shkollat fetare. Ka mbaruar Fakultetin për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në vitin 1973, ndërkohë ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Disa herë ka qenë i dënuar për veprimtari anti-jugosllave. Për herë të parë në moshë të mitur, nëntor 1965, ( dy muaj burg),  herën e dytë në vitin 1975, (dy muaj). Herën e tretë është dënuar në vitin 1980,  18 muaj burg, ndërsa herën e fundit në vitin 1982, tetë vjet burg, për veprimtari nacionaliste dhe irredentiste. Ka qenë pjesëmarrës i ilegales patriotike dhe i luftës së UÇK-së. Gjatë luftës ka qenë drejtor i Radios-Kosova e Lirë, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht.

Ku e keni kryer shkollën fillore dhe çfarë kujtimesh ke nga ajo shkollë?

per me teper lexoni Gazeten Telegraf