Agim Shehu:Ja ç’më panë sytë në sallën e gjyqit të Trebeshinës, kur isha gjimnazist, kush ishin shkrimtarët që dëshmuan kundër t

790
Sigal

INTERVISTA/ Flet poeti i njohur Agim Shehu: Pse e inçizonte Ramiz Alia fjalimin tim gjatë mbledhjes me intelektualët

 (Vijon nga numri i kaluar)

 Bashkë me shokun tim vinim nga Gjirokastra, si gjimnazistë, e s’di si u futëm në gjykimin e Kasëm Trebeshinës”. Kështu e nis rrëfimin e tij, për pjesën e dytë të intervistës, poeti Agim Shehu, i cili rrëfen se ky gjyq i ka lënë një përshtypje tronditëse. “Nga një anë – ai i akuzuar si armik, e karshi tij, shkrimtarë të vetëkënaqur, nga përkëdhelitë e privilegjet”, vijon Shehu. Duke kujtuar atë periudhë, Shehu thotë: “Më kujtohet se prokurori e pyeste, ç’kish qenë në luftë, Kasëmi i thoshte mospërfillës, ‘një partizan’. Gjyqtari fliste me zemërim, pse nuk tregonte që kish qenë ‘drejtues batalioni’, ai ia kthente ironik, se e kishte harruar, se ajo meritë s’kish më vlerë, para gjyqit të tij! Në këtë intervistë, Shehu rrëfen edhe mbresat e tij, nga mbledhja e Ramiz Alisë me intelektualët, si edhe raportin e numrit të spiunëve me artistët, në përbërjen e Lidhjes së Shkrimtarëve.

për më shumë lexoni Gazetën Telegraf