Agim Musta/ Si reagoi komandanti rus i kampit të internimit, kur unë i thashë se “Enver Hoxhën e kam kushëri”

868
Sigal

INTERVISTA/ Kujtimet e Muhamet Hoxhës në kampin e Siberisë dhe vuajtjet në dimrin e Bashkimit Sovjetik

Rrugët e fshatit qenë plot me ushtarë rusë, që na shihnin dhe i shihnim me armiqësi e frikë. Te sheshi, një major rus rreshtonte e veçonte burrat me moshë nën 50 vjet, ku më futi edhe mua. Ishim gjithsej 8 veta. Të shoqëruar nga një skuadër ushtarësh me automatikë me karikatorë në formë kulaçi zbritëm në rrugën  kryesore. Atje na futën në një godinë të braktisur, ku gjetëm civilë dhe ushtarakë të tjerë me uniforma të ndryshme. Ishin dezertorë. Si u bëmë rreth 40 veta, na hipën në një kamion të mbuluar, në fund, të cilit qëndronin katër ushtarë të armatosur. Mbrapa, gjithashtu, na ndiqte një xhips i hapur, me ushtarë të armatosur me mitraloza të lehtë dhe një qen gjurmues. Në çdo gjysmë ore kamioni ndalej. Dëgjoheshin zëra në gjermanisht, rusisht, hungarisht, po ne s’shihnim asgjë, se makina qe e mbuluar me mushama të trashë, megjithatë kuptohej që makina si e jona sa vinin e  shtoheshin. Si dukej grumbullonin e dhe nga fshatra  të tjera.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf