Zv. Ambasadori amerikan: Reforma në drejtësi të miratohet dhe të zbatohet

506
Në ditën ndërkombëtare të drejtësisë sociale Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani propozoi ndryshime në ligjin për Shkollën e Magjistraturës, duke vënë theksin tek hapja e kuotave të pranimit.Për Ministrin e Drejtësisë kjo është një mënyrë e mirë për të menaxhuar Reformën në Drejtësi pasi sipas tij nuk ka reformë pa konkurencë të burimeve njerëzore: Manjani: “E kemi bërë ligjin gogol për njerëzit. Flasin në emër të popullit, miratojmë ligje në emër të popullit dhe populli nuk i merr vesh ligjet e veta. Dje kam marrë një nismë ligjore për të hapur Shkollën e Magjistraturës sepse duhet të bëhemi gati për të përballuar reformën në drejtësi.Është reforma më e thellë që ka planifikuar ndonjëherë ky vend.Një reformë në drejtësi me 20 kokrra njerëzish që mezi dalin nga Shkolla e Magjistraturës në vit nuk bëjmë dot gjë. Nuk ka reformë pa konkurrencë burimesh njerëzore”.

Ndërsa zv.Ambasadori amerikan Muniz i cili vuri në dukje faktin që reforma në drejtësi jo vetëm që duhet të miratohet por edhe të zbatohet dhe sipas tij të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit: Muniz: “Është domethënës fakti që sot është Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë Sociale dhe Shqipëria është në mes të reformës më të rëndësishme që prej rënies së komunizmit – reformës në drejtësi.Sikurse e keni dëgjuar nga vetë Sekretari Kerry të dielën, lufta për qeverisje më llogaridhënëse kërkon mbështetjen e çdo shqiptari.Kjo nënkupton që të gjithë ju keni përgjegjësinë që të siguroheni që reforma në drejtësi jo vetëm të miratohet në Kuvend, por që të zbatohet siç duhet – për t’u siguruar që gjykatësit dhe prokurorët t’u përmbahen të njëjtave rregulla si ju dhe unë, dhe që sistemi t’i trajtojë të gjithë me drejtësi, pavarësisht përkatësisë politike, lidhjeve familjare ose origjinës.Vazhdoni të luftoni për reformën dhe vazhdoni të jeni udhëheqës në komunitetet tuaja. Jam besimplotë se vite nga sot, kur të kthejmë kokën pas, do të na duhet t’ju falenderojmë që keni krijuar një Shqipëri më të mirë.”
Deklarata e zv.Ambasaorit u mbështet edhe nga Kreu i Drejtësisë i cili kërkoi që ligjet të zbatohen jo vetëm nga qytearët t por edhe politikanët pasi sipas tij ka ardhur koha që ata të kuptojnë se nuk mund të dalin mbi ligjin.
Sigal