Zjarri bënë “kërdinë” në Greqi, brenda tre ditësh u dogjën 71 mijë hektarë pyje, kullota e të korra

182
Sigal

Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet greke rreth 71,285 hektarë u dogjën në Korinthin lindor dhe Atikën perëndimore, që kur shpërtheu vatra e zjarrit të mërkurën.

Zjarri gjatë tre ditëve, sipas Meteo i Observatorit Kombëtar të Athinës, disa orë mori përmasa ekstreme për shkak të favorizimit nga erërat.

Të dhënat e fundit për zonat e djegura dolën nga një analizë nga Agjencia Evropiane e Menaxhimit të Emergjencave (EMS).

Imazhe me rezolucion të lartë nga sateliti evropian Pleiades-1B të shtunën në mëngjes tregojnë se rreth 41,400 hektarë pyje, 12,370 hektarë të korra dhe 11,870 hektarë kullota u dogjën.Është vlerësuar gjithashtu se 279 njerëz ishin prekur drejtpërdrejt nga zjarri, si dhe 373 shtëpi.