Hetimet/ Eralda dhe Barbara humbën jetën në një garë me makina mes të rinjsh

112
Sigal

Dy vajza shumë të reja, mbetën viktima të një aksidenti tragjik automobilistik natën e 5 marsit. Makina me të cilën ato udhëtonin u përplas me një rrap në një rrugë fshati në zonën e Trevisos. Të pajeta nga ky aksident mbetën Eralda Spahillari, 19 vjeç me origjinë nga Durrësi dhe 17-vjeçarja italiane Barbara Brotto.

Eralda bashkë me shoqen e saj po shkonin në një klub për tu argëtuar, por nuk arritën dot asnjëherë. Bashkë me to ishin edhe të dashurit e tyre që janë në gjendje të rëndë në spital. Mediat italiane shkruajnë se shkak është bërë nja garë shpejtësie.

Ëndërronte të hapte një qendër bukurie, kush është 19-vjeçarja shqiptare që u shua në aksident në Itali - Tv Klan

Ato po udhëtonin me një shpejtësi 140 km/h me një makinë BMW kur kanë tentuar një parakalim, por makina ka prekur automjetin tjetër duke thyer pasqyrën dhe më pas ka dalë nga rruga duke u përplasur me pemën. Sipas të njëjtave burime në makinën tjetër, një Volkswagen Polo ishin miq të të rinjve.

“Eralda? Një vajzë e fortë”, – thonë miqtë e saj. E buzëqeshur dhe e sjellshme, ajo donte të kthehej në Shqipëri me të dashurin e saj dhe të hapte një sallon bukurie. Nga ana tjetër, Barbara kishte lënë shkollën dhe punonte në një piceri. Prokurori i Trevisos ka hapur një hetim dhe pret përfundimin e analizave toksikologjike për shoferin 19-vjeçar që drejtonte makinën e viktimave.

Barbara Brotto, morta a 17 anni nell'incidente a Treviso. I video sui social: «Il mio ragazzo spericolato alla guida, che paura»

Në videot e publikuara në TikTok Barbara ishte shumë aktive. Ajo u tregonte ndjekësve të saj ditët në makinë me të dashurin e saj. Një ditë ajo e kritikonte atë që ecte me shpejtësi duke shkruar: “Nuk ka nevojë për të vrapuar”

Hetimet/ Eralda dhe Barbara humbën jetën një garë makinash

Ragazze morte, si indaga sulla dinamica: «Forse sorpasso azzardato». L'incidente choc contro un platano