Zjarre në ditën e Pashkëve, digjen disa kisha ortodokse në SHBA dhe Australi

462
Kisha ortodokse maqedonase ‘Ringjallja’ në jug të Sidnejit u shkatërrua plotësisht nga flaka, ndërsa Kisha ortodokse greke në Melburn u dëmtua pjesërisht
Dy kisha ortodokse ajo maqedonase dhe greke në Australi u përfshinë nga zjarri në ditën e Pashkëve, vetëm disa orë pasi në New York ishte djegur kisha ortodokse serbe, raportojnë mediat australiane. Kisha ortodokse maqedonase ‘Ringjallja’ në jug të Sidnejit u shkatërrua plotësisht nga flaka, ndërsa kisha e dytë për nga vjetërsia, ajo ortodokse greke në Melburn u dëmtua pjesërisht.
Mediat lokale raportojnë se kisha në lagjen periferike Rockdel të Sidnejit ishte përfshirë nga zjarri rreth orës 22 sipas kohës lokale, vetëm disa orë pas përfundimit të liturgjisë së Pashkëve. Me flakët luftuan rreth 60 zjarrfikës nga 15 stacione, por nuk arritën të parandalojë zjarrin që të mos shkatërrojë plotësisht ndërtesën. Raportohet se gjatë shuarjes së zjarrit janë lënduar tre zjarrfikës, dy prej të cilëve përfunduan në spital.
Sigal