Mutacioni i Covid po shkatërron Anglinë juglindore / Britania ashpërson masat

221
Sigal

Britania ka të ngjarë të përballet me kufizime edhe më të ashpra të koronavirusit ndërsa versioni i ri i COVID vijon të përhapet me ritme të shpejta.

Duke folur në një konferencë për shtyp mbrëmjen e sotme, Sir Patrick Vallance, Këshilltar Kryesor Shkencor i Qeverisë Britanike, tha se ishte “e mundshme” që do të duheshin masa më të ashpra në pjesë të vendit për të ndaluar variantin “jashtë kontrollit”.

Lexo edhe : Monika Kryemadhi: Ja si anulohen koncesionet

Varianti i ri i virusit  i ri aktualisht po ‘shkatërron’ Anglinë juglindore dhe besohet të jetë 70% më infektues sesa normalja, duke bërë që pjesë të mëdha të Europës të mbyllin kufijtë e tyre me Mbretërinë e Bashkuar.

Britani ka vendosur tashmë një izolim të ashpër, që mund të zgjasë për disa muaj, ndërsa pritet zgjerimi i izolimit edhe në pjesë të tjera të vendit.

Lexo edhe : Pro apo kundër izolimit ? / Monika Kryemadhi mbështet modelin suedez